Ish-hetues me Tribunalin e Hagës, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kam qenë në ‘Shtëpinë e Verdhë’ në Burrel, s’kam gjetur asnjë provë për transplante organesh

6 Nëntor 2020, 09:10Rajoni TEMA

Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së .

Grubi, i cili ka qenë dhe hetues me Tribunalin e Hagës, u shpreh se ka qenë dhe në Shtëpinë e Verdhë në Burrel në fshatin Gurrë, por nuk është gjetur asnjë provë për transplante organesh.

Ju e dini që unë kam qenë në Shtëpinë e Verdhë, kam qenë dhe në Burrel. Kam qenë me ekipin e Tribunalit të Hagës dhe kemi bërë hetime në Shtëpinë e Verdhë në fshatin Gurrë.

Shtëpia e Verdhë doli pas disa dëshmi të Serbëve, por që u hodh poshtë nga tribunali i Hagës, nuk kishte asnjë provë për transplanteorganesh.

Por që u soll sërish në vëmendje nga raporti i famëkeq i Dik Martin”, tha ai.

Më tej ai shtoi se pasojat e arrestimeve në Kosovë do të ndihen dhe në rajon, pasi kjo është një ditë e zezë për të gjithë.

Pasojat e arrestimeve në Kosovë do ndihen dhe në rajon, por mund të themi se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar”, u shpreh Gruba.

1 komente në “Ish-hetues me Tribunalin e Hagës, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kam qenë në ‘Shtëpinë e Verdhë’ në Burrel, s’kam gjetur asnjë provë për transplante organesh”

  1. Ilirjan says:

    Dikush ne Hage te pyese Dik Martin, ku i gjeti provat, faktet per raportin e tij, qe po bejne lemsh gjithe Ballkanin dhe jo vetem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje