Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi bashkë me disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Në reagimin e tij, Engel i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ekzaminohet puna e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, dhe nëse punohet vetëm kundër shqiptarëve, të ndalohet bashkëpunimi.
Ai ka përmendur edhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi, për të cilët thotë se nuk kanë gjetur drejtësi, edhe pse të dyshuarit janë identifikuar dhe jetojnë në Serbi.
“Bëj thirrje të ekzaminohet puna e Dhomave të Specializuara në mënyrë që të sigurohet se nuk po targetohen vetëm njerëzit në baza etnike dhe të ndërpritet bashkëpunimi dhe mbështetja e SHBA’së ndaj këtij tribunali nëse diçka e tillë vërtetohet,”- ka thënë Engel.
Ndërkohe qe ne SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e Presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214.
Demokratit i duhen të paktën tre vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve.
E ndërsa Trump, do të duhet të fitojë të katër shtetet e mbetura që luajnë rol vendimtar për mandatin e radhës. Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Georgia, janë të vetmet tek të cilat numërimi s’ka përfunduar ende.
Trump është në avantazh në të tre nga katër shtetet e mbetura përveç Nevadës.
Në Nevada janë ‘mailvoting’, ende pa u numëruar të cilat favorizojnë Biden. Dhe vetëm Nevada do të mund ta çonte Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Ja nje burre qe e ka hak medaljen dhe respektin!
Republika perjete borxhlie me ket Zotni
pa dyshim qe specialia eshte antishqipare si organizate. pa shprehur ndonje simpati per Thaçi &co, mendoj se nuk mund te pretendohet se po ben drejtsi kur dhunuesit akoma nuk njohin krimin e tyre dhe vazhdojne te pretendojne te jene padrone te tokave te pushtuara dhe te nje populli te perdhunuar.