Gazetari i njohur amerikan i del në mbrojtje Thaçit: Luftoi ndaj një armiku vrastar, për të mbrojtur popullin e tij

7 Nëntor 2020, 11:00Rajoni TEMA

Gazetari i njohur amerikan, Geraldo Rivera, i ka dalë në mbrojtje luftës çlirimtare të shqiptarëve kundër Serbisë, pasi u zyrtarizuan aktakuzat ndaj disa prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi të enjten dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ai udhëtoi drejt Hagës bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Një ditë para tyre në Hagë shkoi ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Ndaj të katërve, Specialja ka njoftuar se aktakuza është për vrasje, trajtim mizor, zhdukje e disa vepra të tjera, për të cilat pretendon se të katër krerët e UÇK-së, i kanë kryer në periudhën mars 1998-shtator 1999.

Në një postim në Twitter, Geraldo Rivera, gazetar e autor i njohur amerikan, ka thënë se Thaçi kishte luftuar për të mbrojtur popullin e vet kundër agresorit.

“Nuk i di specifikat e akuzës ndaj Hashim Thaçit, por pasi e kam takuar gjatë ditëve të errëta të agresionit serb mbi Kosovën, mund të them se ai ishte një xhentëlmen dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh e vrastar.

Shumë shqiptarë vdiqën në këtë luftë”, ka shkruar shkurt ai.

Rivera është një gazetar, autor e analist politik. Ai ka drejtuar emisione televizive nga viti 1987 në SHBA.

Famën e mori me emisionin “The Mystery of Al Capone’s Vaults”.

Ka udhëhequr edhe programe të tjera dhe paraqitet rregullisht në programet e “Fox News”.

2 komente në “Gazetari i njohur amerikan i del në mbrojtje Thaçit: Luftoi ndaj një armiku vrastar, për të mbrojtur popullin e tij”

  1. Agresori e krimineli ishte Milloshevici, Ushtria Serbe
    qe ushtroj Terror duke bere Masakra/Gjenocid mbi popullsine shqiptare ne Kosove,
    Nderkohe qe UCK mbrojti popullin shqiptare te Kosoves ,
    nga barbaria e nji Ushtrie Kriminelesh te Droguar ,
    e cila vriste civile, pleq,gra,femije ne shtepite e tyre .
    Haga guxon te akuzoje Shqiptaret ,perse
    mbrojten Shtepite ,
    Familjet,
    Atdheun e tyre ?!
    Haga ruhet te merret e pandehur para Njerezimit si mbeshtetese e Krimeve C’njerezore
    Gjenocidit te shtetit Ushtrise Serbe ne Kosove.

    Europa nen ethet e Neofashizmit kriminal. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje