Rëndohet situata e Covid-19 në Greqi, mijëra të infektuar në 24 orë

9 Nëntor 2020, 11:38Rajoni TEMA

Të paktën 1 914 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në Greqi në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë në 56 698 persona, deklaroi Organizata Kombëtare greke e Shëndetit Publik (NOPH).

Gjithashtu, 35 persona humbën jetën në ditët e fundit duke çuar në 784 vdekjet totale në vend që nga fillimi i pandemisë.

NOPH tha se një total prej 228 pacientësh ishin në ventilim me një moshë mesatare 66 vjeç.

Nga këto, 57 (25%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, ndërsa 88,2% kanë sëmundje bashkëshoqëruese ose janë mbi 70 vjeç. Në total, 323 pacientë u liruan nga kujdesi intensiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje