Donald Trump nuk heq dorë: Që kur e vendos media e lodhur se kush është presidenti?

9 Nëntor 2020, 09:10Bota TEMA

Presidenti Donald Trump vijoi me postimet e tij në Twitter ditën e dielë. Disa orë pasi George W. Bush i tha se rezultati i zgjedhjeve ishte “i qartë” kundër tij dhe në favor të Joe Biden, Trump kritikoi median për faktin se shpalli fituesin.

“Që kur e vendos media e lodhur se kush është presidenti i ardhshëm? Të gjithë kemi mësuar shumë gjatë dy javëve të fundit”, shkroi Trump në rrjetin social.

Bashkëshortja e tij, Melania Trump, e cila sipas mediave i ka kërkuar që të heqë dorë, e bëri të qartë se është në krah të presidentit aktual në luftën që ai ka nisur.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme, jo e paligjshme, duhet të numërohet. Duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkroi Melania.

4 komente në “Donald Trump nuk heq dorë: Që kur e vendos media e lodhur se kush është presidenti?”

  1. Sala i Vicidolit says:

    ky ja uli breket fare amerikes. tani nuk do na cajne me trapin ambasadoret e shba ketu ne tirane se nuk kane ca na thon kur jan me keq se ne. gallate me trapat qe kan mbush boten.

  2. Trotski says:

    Ik bej çiçin Z.Trump U rrezove e nuk ka ilaç qe te sheroje. Kujdes Melanine se mund te beje tetshin e te lej thate.

  3. Trump says:

    Mediat boll hane mut gjate e parafushatave elektorale me kaseta te partive e duke manipuluar opinionin publik me ca para te ndyra politikanesh e duke u perpjek me u pastru imazhin hajduteve injoranteve e tradhtareve te shqiperise,te pakten diten e zgjedhjeve e deri sa te mbarojne pune ankimimet administrative e gjyqesore te mos pranojne ti marrin ato para e te jene profesionale e mbeshtetje e te vertetes

  4. Tartufi says:

    Po qe se do te mesoshe per degjenerimin ,qe zbukurohet nga krye te degjeneruarit e 80 vjeteve,,,,,degjoje me vemendje kete miliarder se c fare ju keshillon per mashtrusit e politikes . Xhvishu nga bot kuptimi tend i majte apo i djathte ,qe shpesh here te shterpon trute e kokes. Per mua dinjiteti gjithmone shkon tek blet ritesi tek ulli krasitesi ,tek cobani i malit ,tek patate mbjellesi,jo tek lapanjozet e mitigjeve ku te kundermone era e pordhes dhe e alkolit ne mes te paraziteve te ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje