Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se pandemia ka dalë jashtë kontrollit dhe për ketë fajtor është kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Basha thotë se Rama nuk ka marrë asnjë masë dhe për faj të tij shumë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid.
Teksa ka publikuar një video, Basha thotë se Rama gënjen, pasi nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar valën e dytë të Covid.
“Siç ka bërë këto 8 vjet, Rama merret vetëm me propagandë. Po të kishte shpenzuar 10% të kohës që kalon në instagram, për të bërë detyrën e kryeministrit, sot nuk do të ishim në këtë gjendje.
Ai e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Për faj të tij qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga covid dhe infeksionet po rriten përditë.
Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit. Spitalet, mjekët e infermierët janë të mbingarkuar dhe pacientët dergjen me orë të tëra në ambulanca.
Qeveria fsheh shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve. Numri i testimeve është më i ulëti në Europë, njerëzit presin me javë për përgjigjen dhe fatura e barnave dhe trajtimit është e papërballueshme.
Rama gënjen sepse nuk mori asnjë masë për t’u përballur me valën e dytë. Ai gënjen sepse edhe në kohë pandemie i çoi paratë e taksave të shqiptarëve për koncesione dhe tendera të miqve e tij.
Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve.
Së bashku kemi forcën për ta mposhtur këtë të keqe, dhe për të sjellë shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar”, shkruan Basha në Facebook.
Ca bone o lulush kur ishe krietar bashkie do bosh edhe karaminister .
Kurse ti rri vetem ne TV serbia and rusia dhe krijon akuza kunder shqiptareve,dikur vrisje pse te zbulonin drogen dhe krimin,tash si i paftyre qe je ke filluar ta han edhe ate qe ban vet,prandaj je nje jashteqitje serbe dhe gjakpirs i shqiptareve.
Ky djaloshi i PD-së është një palaço cirku pa makjazh.
Nuk e hame ate kokerr Ullini .Me Ty dhe Mona Baxhellen Mbarojne Shqiptaret.E keni deshmuar qe jeni Kokrra hajdutesh dhe keni Mbushur Xhepat dhe Hangaret ,pa harruar viktimat dhe te Vraret.Delenxhi e Soj Delenxhiu ,ik e bej çiçin se nuk je per kete Pune qe Thua.