Challandes dhe Rrahmani: Vëllazërorja? Në shërbim të kualifikueseve të Botërorit

10 Nëntor 2020, 13:10Sport TEMA

Kosova që tani ka nisur të mendojë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 e në funksion të përgatitjeve për fushatën e ardhshme eliminatore, trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, sheh edhe sfidat e nëntorit, miqësoren vëllazërore me Shqipërinë dhe dy sfidat e mbetura në Nations Legaue, përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe përballë Moldavisë në Prishtinë. Në konferencën për shtyp para testit me kuqezinjtë, trajneri helvet deklaroi:

“Ka kaluar një vit që s’kemi fituar, por nuk kemi zhvilluar ndeshje as në mars e aq në qershor. Ka ardhur më pas një periudhë që nuk ka qenë aspak e mirë për ne. Duhet ta kemi parasysh se vitin e kaluar jemi përballur me kundërshtarë si Anglia apo Çekia. Pastaj erdhën ndeshjet e Ligës së Kombeve, por është e qartë se ne e kishim përqendrimin tek sfida me Maqedoninë. Pas asaj ndeshjeje ishte e vështirë të reagonim. Tani jemi në një fazë tjetër, në grumbullimin e fundit për këtë vit. Kjo le të jetë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese të Botërorit”.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kapiteni Amir Rrahmani, që fatkeqësisht mungoi në ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës, ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

“Jo vetëm dy ndeshjet me Slloveninë dhe Moldavinë, por edhe më Shqipërinë, do të jenë një mundësi që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e Botërorit. Jemi në vazot që do të na bien kundërshtarë më të fortë.”

Pas vëllazërores së nesërmen me Shqipërinë, “Dardanët” udhëtojnë drejt Ljubjanës për t’u përballur me Slloveninë, më 15 nëntor, në dhe tri ditë më vonë pret Moldavinë në Prishtinë. Kosova është e parafundit në grup me vetëm 2 pikë, 8 më pak se Sllovenia kryesuese dhe një më shumë se vendi i fundit, Moldavia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje