11 nxënës dhe 23 mësues të prekur nga Covid 19 në Durrës

11 Nëntor 2020, 10:41Sociale TEMA

Në shkollat e Durrësit janë testuar deri më tani 21 nxënës për Covid-19 dhe 11 prej tyre rezultojnë pozitiv. Ka mësues të cilët gjithashtu rezultojnë të prekur, ku deri më tani janë testuar 58 mësues dhe 23 prej tyre rezultojnë pozitiv, raporton A2.

Të dhënat për mësues e nxënës të infektuar janë në përditësim nga ISHP-ja, gjë që u mundëson që sapo konstatohet një tampon pozitiv në radhët e stafit pedagogjik, sanitar apo nxënësve, merren menjëherë masat që personi në fjalë të mos paraqitet në shkollë derisa të përfundojë periudhën e karantinës.

Burime pranë  Zyrës Vendore të Arsimit në Durrës bëjnë me dije për A2 se janë marrë të gjitha masat për të mos krijuar problematika në rast të mungesës së mësuesve. Zëvendësimi i tyre bëhet në mënyrë të menjëhershme.

Në institucionet arsimore janë angazhuar 150 praktikantë, të cilët gjithashtu përfshihen në procesin mësimor duke bërë të mundur realizimin pa mangësi të orëve mësimore.

Rastet e mësuesve apo nxënësve të prekur në shkolla të ndryshme kanë qenë sporadike dhe në asnjë rast deri më tani nuk është proceduar me mbylljen e një shkolle dhe kalimin e procesit mësimor online në bashkinë e Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje