Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, këtë të mërkurë e ka nisur me një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët, por edhe politikanët e vendin në të këtë situatë të vështirë nga Covid.
Kalo në mesazhin e tij thekson se kryefjala e përpjekjeve tona dhe atyre mbarëbotërore është ajo në përballjen me “flamën e shkaktuar prej infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19”.
Ndër të tjera përmes një postimi në Facebook, mjeku bën thirrje që të mos përhapen vetëm informacione terrorizuese, dhe që politika të mos merret vetëm me mbushjen e xhepave.
Mesazhi i plotë i Kalos:
Kryefjala e përpjekjeve tona dhe atyre mbarëbotërore është PËRPJEKJA në përballjen me “flamën e shkaktuar prej infeksionit nga sars-cov2/covid-19”, por fjalia përbëhet edhe nga pjesëza të tjera dhe jo vetëm nga kryefjala…..Jeta jonë po futet në shtegun qafëthyes të të qënurit e përqëndruar vetëm e vetëm co-vid, një “flamë mbarëbotërore” e cila po bashkë (co) – zbraz (vid), jo vetëm jetët njerzore nga ekzistenca e tyre fizike, por që po zbraz edhe mëndjet tona nga mënyrë normale e të arsyetuarit dhe të komanduarit të veprimeve tona…..
Jeta ka dhe segmente të tjera të ekzistencës së saj sikundër janë edhe puna për të mbijetuar në këto kushte të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, përpjekjet e prindërve dhe edukuesve tanë për të shkolluar fëmijët, të këtyre gonxheve shpresëdhënëse për ardhmërinë tonë po në këto kushte të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe mbingarkesën dhe përpjekjet e agjensive ligjzbatuese për të siguruar rend dhe siguri në këtë “katrahurë” të imponuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet për të lulëzuar jetët e atyre që gjinden në kushtet e vështirësive, që u imponon kufizimi fizik e mendor shumë individëve me aftësi të kufizuar në këto sfera të ekzistencës së qënieve humane në të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet për mbijetesë të atyre mijra e mijra individëve që humbën vëndet e punës të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe punën e përditëshme të mijra e mijra individëve që punojnë në hidroçentrale, fabrika, kantjere të përmirsimit të infrastrukturës sonë rrugore, jeta ka edhe punën e atyre qindra e qindra fermerëve që po bëjnë më të mirën e tyre për të prodhuar në këto kushte shumë të vështira të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet e mijra e mijra artistëve tanë të arteve pamore, teatrore, poetëve, instrumentistëve, shkrimtarëve në këtë katrahurë të imponuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”, etj.etj….
Ju na mbytët nga ekranet televizive, nga faqet e shtypit të shkruar apo të rrjeteve sociale vetëm me informacione terrorizuese për gjithshka ndodh apo nuku po ndodh në lidhje me këtë “flamë mbarëbotërore”…. Ju na mbytët nga ekranet televizive, nga faqet e shtypit të shkruar apo të rrjeteve sociale vetëm me informacione terrorizuese për “qënërinë” tonë politike që mezi presin të shqyejnë njëri-tjetrin jo për intersat tona dhe të mëmëdheut tonë, por vetëm e vetëm për të shqyer xhepat e tyre të pangishëm ne këto 30 vite demon-kraci me para a pasuri…boll më!!!….
Shqipëria e këndej dhe andej Drinit gjindet në tehun e thikës të ekzistencës shëndetsore, ekonomike dhe politike mbarëkombëtare…Nuk e kemi lluksin të meremi me “panairin e kotësivë” tuaja klasë/kastë/glasë politike e tranziocionit të pafundëm të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….Na duhet vetëm e vetëm bashkim i energjive tona fizike, mendore, ekonomike e politikbërëse për tu përballur jo vetëm me vështirësitë e imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, por edhe më vështirësitë e imponuara nga albanofobia e shumë qarqeve në europë dhe jo vetëm….Jeta nuk jetohet virtualisht….”koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve” (a. a.)….together for ever!!
Semos vetem politika. Po media qe trullos miletin me loj- lloj marrezish. Kohe te veshtira. Njeriu i thjeshte te braktis mediat e politiken dhe te perqendrohet te vetvetja.
RESPEKT
Respekte dhe mirenjohje per pjesen dermuese te bluzave te bardha qe jane heronjte e vertete te kesaj lufte. Doktor ju lutem ne shkrimet etjera veri dhe EMRAT atyre politikQENERVE qe edhe ne kete kohe kur duhet bashkim solidaritet dhe kurajo shprese shikojne endra ne kolltuqe pushteti te rrethuar nga miljsrdst e eurove qe presin tja heqin nga kafshata e bukes ketij populli te shume vuajtur sic kane bere ne 30 vite .
IZENTE MALLKIMI I FUKARENJVE DHE I NENAVE SHAMIZEZA qe ja vune keta kriminele mbi kokat e tyre si qivure per femijet e vrare dhe te degdisur ne te gjithe boten nga keto vemje .
Te kini shendet ju dhe koleget tuaj .Respekte pa fund per JU qe sherbeni dhe I gjindeni njerezve ne situate teper te vestries . Prandaj njerezit Duhet Te Degjojne ekspertet e nderuar per keshillat qe jepen per te mposhtur kete flame dhe te mos tregohen disa si injorant qe nuk vendosin maska .Nuk ja u kemi per borxh as mjeket e nderuar as ne njerezit normal te ruzullit tokesor . Kush nuk do te respektoj masat te shikojne nga kane zbritur…….
Fjale shume te sakta doktor.
Qofsh me jete dhe Zoti te ndihmofte.