Situata me Covid 19, Manastirliu i përgjigjet Bashës e Metës: Përdorin pandeminë për politikë. Shqiptarët s’mund të kthehen 7 vite pas

10 Nëntor 2020, 23:00Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasdtirliu iu përgjigj në distancë deklaratave të kryedemokratit Basha dh Presidentit Meta për situatën me Covid 19.

Për Bashën ajo tha: “Ai flet sikur ajo partia që ai drejton nuk ka qenë ndonjëherë në pushtet. 7 vite më parë buxheti i Shëndetësisë ka qenë 55% më pak se sa do jetë në 2021.

Flet retorika boshe, kur shkon në Lushnje ku Poliklinika e Lushnjes ishte në pikë të hallit, jo vetëm që s’ju ka shkuar në mendje për të rehabilituar se në spitale tregtoheshin bixhama e gazeta, tani vjen e përdor pandeminë për të për të bërë politikë, se çfarë do bëjë ky në ditën që s’ka për të ardhur se shqitarët e dinë mirë, nuk janë budallenj të kthehen 7 vite pas, e kam parë me sy dhe prekur me dorë kur drejtoja QSUT”.

Sa për kërkesat e Presidentit Meta për rimbursim të kurës anticovid dhe rritje të testimeve, Manastirliu tha se nuk donte të komentonte, duke shtuar: “Patjetër, nuk dua që të komentoj, por do flas për njerëzit.

Ne nuk japim direktiva e urdhëra, punojmë 24 orë ditë e natë për të kujdesur për qytetarët që të kenë akses në sistemin shëndetësor, kjo është një sfidë e madhe e qeverisë

sonë. Ne sigurojmë nga barnat tek vaksinat, nga medikamentet më të mira tek aparaturat më të specalizuara”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje