Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot paradite në spitalin Infektiv, ku një pacient me Covid-19, u hodh nga kati i tretë.
Në reagimin zyrtar Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.
REAGIMI I QSUT
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.
Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.
Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!
Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!
(TemA)
NJE gje e kam te pa mundur te kuptoj Te gjithe te semuret qe jane mjekuar nga Covid ,kane te njejtin reagim??-Hedhje nga dritarja e kateve me siper?
Mos u dekurajoni, jeni heronjt ne linjen e pare.. Kush do te derdellis te veshi kepucet tuaja dhe le ta provoj..
Lejoni celularet qe pacientet te kene mundesi te flasin me te afremit sepse nuk eshte burg. Nqae nuk i lejoni kjo tregon qe mjeket nuk jane korrekt ne trajtimin e te semureve….