Ditën e djeshme erdhi një lajm i madh rreth zbulimit të vaksinës kundër koronavirusit.
Bëhet fjalë për një ndryshim në atë që mund të ndodhë në ditët e ardhshme – testet që tregojnë vaksinën e parë të koronavirusit që mund të parandalojnë që më shumë se 90% e njerëzve të preken nga COVID-19.
Vaksina vjen nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech dhe aktualisht është në fazën e fundit të testimit. Të dhënat vijnë nga rezultatet paraprake të kompanive, shkruan BBC.
Ndërsa ka ende shumë pengesa që vaksina e Pfizer/BioNtech të arrijë tek publiku, tashmë është vendosur se kush do ta marrë atë së pari.
Udhëzimi i përkohshëm thotë se renditja e përparësisë duhet të jetë:
Të gjithë ata të moshës 80 vjeç e lart dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social, megjithëse mund të ngjiten në listë
Çdokush nga mosha 75 vjeç e lart
Të gjithë ata të moshës 65 vjeç e lart
Njerëzit me rrezik të lartë nën 65 vjeç
Njerëzit me rrezik të moderuar nën moshën 65 vjeç
Të gjithë ata të moshës 60 vjeç e lart
Të gjithë ata 55 e lart
Të gjithë ata të moshës 50 vjeç e lart
Pjesa tjetër e popullsisë, me përparësi ende për t’u përcaktuar
Por komiteti theksoi se kjo listë “nuk u konsiderua përfundimtare” pasi më shumë të dhëna ende janë duke u mbledhur për grupet në rrezik.