Blerina Gjylameti deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës më datë 23 Tetor ka njoftuar përmes Facebook se është infektuar me Covid-19. Por prej një jave tashmë ka dal negative.
Blerina është nënë e një djali 11 vjeç që quhet Joel dhe në pritje të ëmbël të një tjetër djali në muajin e 9.
Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin e Rudina Magjistarit, ku ka treguar për eksperiencën e saj dhe sa të vështirë e ka patur ta përballojë këtë sëmundje duke qenë se është dhe shtatzënë në muajin.
Blerina Gjylameti: Është e vërtetë që kur je në pritje të një fëmije çdo gjë bëhet edhe më e vështirë nga pikëpyetjet që ke. Normalisht që nga ata që janë të infektuar me Covid-19, ka pikëpyetje sepse është një situatë shumë e re për të gjithë ne dhe e pa testuar më parë, por kur pret një fëmijë pyetjet shtohen më shumë. Ajo që është më e rëndësishme në këto momente është qetësia dhe këshillimi me mjekët.
Rudina Magjistari: Cilat kanë qenë simptomat e para që vutë re?
Blerina Gjylameti: Kam pasur simptoma të lehta, kam pasur një ngacmim në fyt, një temperaturë e cila ishte 37.5 dhe e gjitha kjo e shoqëruar me pikëpyetjet që kisha, iu drejtova institucioneve për të bërë dhe tamponin përkatës.
Rudina Magjistari: A ka qenë e vështirë ta kalonit këtë periudhë që keni qenë e infektuar dhe izoluar?
Blerina Gjylameti: Vështirësitë e para ishte më shumë fakti se çfarë do të ndodhë më pas sesa shqetësimet e mëdha të momentit. Më pas kjo ishte e kombinuar nëse ishin shqetësime të shtatzënisë apo të virusit dhe kjo e bënte të vështirësohej më shumë situata. Ajo që kam patur më shumë problem, ka qenë vështirësia me frymëmarrjen ku u drejtova edhe në spital për të bërë skaner të mushkërive për të patur nëse kishte ndonjë prekje të lehtë të mushkërive gjë që u vërtetua se ishin prekur.
Unë kam patur një trajtim me medikamente me antibiotikë, ishin shumë të lehta. Këto ishin në bazë të një konsulte që u bë nga mjeku pleumolog dhe mjekja gjinekologe për t’i paraprirë dhe situatave të tjera që kanë të bëjnë edhe me situatën time që ishte pak më specifike se rastete e tjera që kishte të bënte me shtatzëninë. Nuk ishin medikamente të rënda, por medikamente të lehta që mund të përdoren dhe në shtatzëni.
Blerina. Te shkuara. Je socialiste me shpirt. Hallall e pac.