Rama e nis ditën me masat e reja anti-COVID që do zbatohen nga e mërkurar: Nga kufizimi i lëvizjes te mbyllja e bareve dhe restoranteve

10 Nëntor 2020, 09:23Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama që në mëngjes ka publikuar masat e reja që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i ekspertëve për të frenuar përhapjen e Covid.

Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

1 komente në “Rama e nis ditën me masat e reja anti-COVID që do zbatohen nga e mërkurar: Nga kufizimi i lëvizjes te mbyllja e bareve dhe restoranteve”

  1. ali says:

    Pse te mos fillojne kufizimet qe nga ora 20:00 ose 21:00, deri ne 06::00, eshte padyshim nje alternative me efektive per shmangjen e perhapjes se virusit, pasi dhe koha e lejuar eshte e mjaftueshme per nje frekuentim normal te aktiviteteve te sherbimit.
    Gjithashtu te sqarohet kufizimi fillon ne kohen kur mbyllen lokalet e sherbimit? sepse nqs ato mbyllen bie fjala ne ora 22:00 njerezit do t dalin ne kete orar dhe per te pakten nje ore ato do te jene rrugeve duke u kthyer per ne shtepi? a do te penalizohen?
    Mendoj qe duhet sqaruar orari i sakte qe te kombinoje me vendimin per kufizime duke shmangur konfliktet me oraret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje