‘Na la një boshllëk të jashtëzakonshëm’, me lot në sy dhe zërin që i dridhet djali i Koço Devoles flet për humbjen e të atit: Ai është i pastër e i qetë në shpirtin e tij

10 Nëntor 2020, 12:06Sociale TEMA

Djali i Koço Devoles, Genci Devole me lot në sy dhe zërin që i dridhej ka folur për ndarjen nga jeta të të atit.

Ai është shprehur se babai i mungon shumë dhe se ka lënë një boshllëk tek ai dhe familja.

“Një baba i mrekullueshëm, një gjysh i përkryer. Vepra e tij …më mungojnë fjalët nuk di si ta shpreh.

Një boshllëk i jashtëzakonshëm. Babai besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do t’i humbte vlera.

Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij” tha i biri i aktorit.

Ikonës së humorit i jepet lamtumira e fundit sot në orën 13:33. Pritja bëhet tek Alba 2000, ndërsa varrimi do të bëhet në Sharrë.

Kujtojmë që Koço Devole humbi jetën 2 ditë më parë. Ai u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid.

Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish ku kaloi disa ditë në intubim.

Ajo që e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia prej disa kohësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje