Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini nuk e ka përjashtuar karantinën totale në Shqipëri.
Tomini deklaroi se karantina totale do jetë faza e fundit, ndërsa masat e ndërmarra kufizuese u vendosën për të minimizuar transmetimin e virusit.
“Çdo 2 javë vlerësojmë indikatorët sa i përket rasteve pozitive, vdekjeve, shtrimeve spitalore, shërimeve…etj.
Ky monitorim na vë para përgjegjësisë sa i përket masave. Edhe në rajon dhe në botë po i rikthehen masave.
Për shkak të këtyre indikatorëve që kanë kaluar në një nivel të lartë alerti kemi vendosur kufizim të bareve dhe restoranteve dhe kufizim të lëvizjes përtej orës 22:00.
Duam ta minimizojmë transmetimin e infeksionit sa kemi mundësi nëpërmjet këtyre masave, për të mos shkuar në ekstrem.
Duhet të theksohet që karantina kombëtare dhe gjeografike do të shfrytëzohen për të ulur transmetimin e infeksionit si shans i fundit.
Kjo duke vlerësuar dhe situatën ekonomike. Karantina le të themi se do lihet në fund kur të jenë ezauruar dhe shfrytëzimi i kapaciteteve spitalore.
Duhen ezauruar dalëngadalë skenarët për të marrë më pas dhe masat nga një nivel i moderuar te një nivel më i lartë.
Jemi duke vlerësuar të gjitha masat lehtësuese që kanë qenë deri në këto moment dhe duke parë rritjen e rasteve. Janë duke u vlerësuar të gjitha subjektet.
Transporti është një element i domosdoshëm por vendosja e maskës si një masë e vetme nuk duhet të kuptohet si e vetme. Janë vendime që do merren në dinamikë varësisht situates”, tha Tomini.
JENI TE VONUAR . SITUATA PO AVANCON.
Ja sa te behet Lulzim Basha k/m pa ja tregon ai si i shendosh shqiptaret.