“Kosova nuk do jetë kurrë Serbi”, pas komenteve negative, Dua Lipa i fton serbët për të parë koncertin e saj

11 Nëntor 2020, 13:16Lifestyle TEMA

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, tronditi rajonin muajt e fundit duke promovuar Shqipërinë e Madhe, e cila shkaktoi një ortek komentesh negative në Serbi, Maqedoni Veriore, Greqi dhe Mal të Zi, si dhe pretendimet se “Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi”, ndërsa tani ajo i befasoi të gjithë me lëvizjen e saj të fundit për të cilën po flitet shumë nëpër mediat serbe.

Dua Lipa ka në plan të mbajë një koncert në internet në fund të muajit, i cili do të tarifohet, ku ditën e djeshme ajo ftoi të gjithë ata që jetojnë në Serbi të paguajnë biletën në mënyrë që ta shikojnë dhe ta dëgjojnë atë. Ajo renditi një numër vendesh që do të donte të përfshinte në këtë, dhe Serbia ishte mes tyre.

“Biletat e koncertit janë tani në dispozicion edhe për Hungarinë, Republikën Çeke, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë Hercegovinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë! Porosit tuajën!”- ka shkruar ajo në rrjetet sociale, ndërsa komentet nuk kanë të mbaruar”, shkruan Dua Lipa.

Ftesa e saj ka bere jehonw në te gjitha mediat serbe, duke e ndare publikun ne dy pjese.

3 komente në ““Kosova nuk do jetë kurrë Serbi”, pas komenteve negative, Dua Lipa i fton serbët për të parë koncertin e saj”

  1. Timi says:

    Këso Goca i duhen kombit. Kanë fuqi mediatike. Është reklamë për ne.

  2. Astrit Kariozi says:

    Ke te drejte Timi, ke shume te drejte.

  3. Arber iliri says:

    Po ju idiote te gazetes pse e quani pretendim Kosova nuk do jete kurre Serbi.Kjo eshte nje realitet qe nuk mund te ndryshoje.Idiote pretendim shkruajne.ja u paskan fut krimbin edhe ju.Pa asnje dyshim qe Kosova nuk behet kurre Serbi.Marrezia serbe edhe pas 21 vitesh te Kosoves se lire demton ecjen para te Serbise e gjithe rajonit.Kjo eshte cka vjen nga perpjekjet idiote serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje