Shqipëria fiton miqësoren ndaj Kosovës, vendosin Balaj dhe Uzuni

11 Nëntor 2020, 17:56Sport TEMA

Shqipëria ka triumfuar në miqësoren e luajtur sot kundër përfaqësueses së Kosovës në “Elbasan Arena” me rezultatin e ngushtë 2-1.

Autorët e golave për kuqezinjtë i shënuan dy sulmuesit Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, ndërsa golin e vetëm për Kosovën e realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit sulmuesi i Lazios Vedat Muriqi.

Kjo miqësore u zhvillua në prag të dy ndeshjeve miqësore që të dyja kombëtaret do luajnë për Ligën e Kombeve.

Të dy trajnerët në këtë sfidën bën mjaft eksperimente, duke provuar që nga minuta e parë lojtarë të rinj, ku tek kuqezinjtë ra në sy aktivizimi që nga minuta e parë e Çepeles, Dokës, apo dhe Hoxhallarit.

Sfida e radhës për Shqipërinë do jetë të dielën kundër Kazakiatanit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje