Akuzat për raportin e Dick Marty, Basha: Shpifje, Rama tërhoqi vëmendjen nga marrëveshja online me Vuçiç. Unë hetoja krimet serbe (në Shqipëri?!)

12 Nëntor 2020, 21:29Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me Raportin e Dick Marty dhe votën e kryeopozitarit pro në “Shtëpinë e Verdhë”.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Basha tha se e gjitha është “shpifje”, duke theksuar se Rama nuk e solli në vëmendje në këtë moment pa një qëllim.

Sipas Bashës, ditën kur në Hagë po merreshin në pyetje ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, Rama arriti online një marrëveshje me Aleksandër Vuçiç.

“Raporti i Dik Marit  cilësua i rremë dhe Tirana  zyrtare, PD dhe PS ishin bashkë e votuan bashkë ligjin për të hedhur poshtë këto akuza.

Një lidh për të rrëzuar akuzat e rreme të Dik Martin. Kur ke përballë një makineri shpifje, të vënë në lëvizje nga kundërshtarët historik të Kosovë, ne vendosëm t’i hedhim poshtë, përmes nj mekanizmi që u votua në Parlament nga PS dhe D. Tas-Forca e posaçme e Eulex gjeti që nuk ka asnjë dëshmi reale në raportin e Dik Martin dhe askush nuk flet më për “Shtëpinë e Verdhë”, veç Rusisë dhe kryeministrit shqiptar, pse ndodh kjo?

Sepse në atë orë dramatike, ku po ndodhnin dy gjëra në të njëjtën kohë, në Hagë ishin Vuçiç dhe Jakup Krasniqi,  në Tiarën Rama firmoste me Vuçiç  një marrëveshje online, gjithçka u bë për të hequr vëmendjen nga jo që është tradhti ndaj Kosovës.

Është një shpifje  e plotë gjithçka që është thënë, kurrë skam qenë pjesëtar i një procesi hetimi ndaj UÇK. Kam qenë pjesëtar i Tribunalit të Hagës. Është një gënjeshtër e fabrikuar trashë, tregon injorancë.

Roli im në UNMIK kishte lidhje me hetimin e krimeve serbe, transferimin e pushtetit të drejtësisë nga UNMIK tek shqiptarët. ”, tha Basha.

2 komente në “Akuzat për raportin e Dick Marty, Basha: Shpifje, Rama tërhoqi vëmendjen nga marrëveshja online me Vuçiç. Unë hetoja krimet serbe (në Shqipëri?!)”

  1. ?????? says:

    Basha , dorëzo kasetën .

  2. Cufi says:

    Po ti kastravec mblidhje fakte kunder serbeve ne kukes bicaj e cahan edhe ne burrel ky na paska hetuar edhe Miloshevicin me kaseten e Krushes po ky Sokol Palla a nuk e dinte keto gjera sepse keshilli i euvropes ka votua rezoluten paso keta kane bete hetimet e medha per shtepine e verdhe per varrezat ne Bicaj per burgun ne Kukes e Cahan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje