Ish sekretari i PD u emërua zv.ministër i Financave, Basha: Keqardhje, ishte investim i djathtë. Krejt papritur vendosi, por është zgjedhje e tij

12 Nëntor 2020, 22:43Politika TEMA

Emërimi i sh-sekretarit dhe ish-anëtari të kryesisë së PD-së, Besart Kadia, në postin e  zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë, nuk kaloi pa zhurmë.

Në emisionin “Real Story”, Basha tha se ndjenë “keqardhje”, por shtoi se çdo njeri bën zgjedhjet e tij. 

“Keqardhje kam, është një person që investoi shumë për t’u identifikuar me ideologjinë  e djathtë dhe krejt papritur mori një vendim, kam keqardhje për investimin e madh, duke shpalosur publikisht idetë e tij për tregun e lirë. Bëri zgjedhjen e tij

Ai kritikonte qeverinë dhe vendimet e saj, por pesë muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizimi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, bëri zgjedhjen e tij”, tha Basha.

“Politika i ka këto dhe brenda shtëpisë ka një përpjekje të ethshme konkurrence”, u shpreh kryedemokrati.

1 komente në “Ish sekretari i PD u emërua zv.ministër i Financave, Basha: Keqardhje, ishte investim i djathtë. Krejt papritur vendosi, por është zgjedhje e tij”

  1. Genti35 says:

    Basha,
    Dorezo kaseten e masakres, pa leri keqardhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje