Si ta dalloni nëse dhimbja e kokës tregon se ke apo jo COVID-19

12 Nëntor 2020, 09:41Sociale TEMA

Shumë persona mund të tremben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me COVID-19.

Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës te të infektuarit me COVID-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla.

Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVID-19 dhe llojet e tjera.

1. Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
2. Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
3. Ndodh në të dyja anët e kokë
4. Mund të përkeqësohet kur përkuleni

Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e COVID-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën.

Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

– ethe
– temperaturë
– lodhje
– kollitje
– gulçim
– dhimbje koke

Simptoma të tjera:

– dhimbje e fytit
– dhimbje e trupit dhe kockave
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– humbje e shijes dhe nuhatjes
– të përziera, të vjella dhe diarre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje