Doktoresha shqiptare e shkencave mjekësore në SHBA: Kemi parë 29-vjeçarë që infektohen shumë

12 Nëntor 2020, 09:09Sociale TEMA

Që nga nisja e pandemisë, shkencëtarët në mbarë botën janë duke punuar në laboratorë për të njohur më shumë virusin e ri, SarsCov2.

Çdo ditë publikohen të dhëna shkencore se si sillet ky virus, a ka pësuar mutacione  që nga fillimi i shfaqjes së tij në  Wuhan e deri më sot, si sillet ai tek individë të ndryshëm dhe pse njerëz të shëndetshëm, aktivë dhe pa sëmundje shoqëruese mund të përjetojnë forma  të rënda të tij.

Studimi është i bazuar në injektimin e virusit Covid19 në mini-mushkri të krijuara në laborator nga qelizat staminale të njeriut, për të parë se si sillen organet e individëve kur janë të prekur nga SarsCov2.

“Kemi disa pista që mund të shpjegojmë se përse disa persona infektohen më shumë nga SarsCov2 dhe pse të tjerët infektohen më pak.

Janë disa kritere. Unë merrem me qelizat e mukozës, por kemi një pjesë tjetër të ekipit që merret me sistemin imunitar me moshën, sepse trupi i njeriut nuk është vetëm një pjesë.

Faktori kryesor që ne tashmë e dimë dhe jemi të sigurt. Personat që janë të prekur më shumë nga Covid janë personat që kanë diabet të tipit 2, janë personat që vuajnë nga obeziteti dhe këta duhet të ruhen shumë.

Ne kemi parë që normalisht trendi është kështu, meshkujt e vjetër infektohen më shumë, Njerëzit që kanë diabet infektohen më shumë dhe personat që kanë sëmundje imunitare infektohen shumë.

Kemi parë persona 29 vjeç që infektohen shumë dhe kemi bërë analizat gjenetike dhe kemi parë që ata kanë gjene të veçanta që i predisponojnë më shumë”, sqaroi ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje