Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, këtë të mërkurë ishte e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”.
Gjatë fjalës së saj Balluku theksoi se qeveria ka nisur një projekt pilot në qytetin e Korçës, për të furnizuar me gaz të gjithë qytetarët, për ta përdorur më pas për ngrohje dhe gatim.
Kjo sipas saj, është arritur falë kontributit të donatorëve por edhe sasisë së përfituar nga marrëveshja me TAP-in. Gjithashtu, Balluku shtoi se pas Korçës harta e këtij projekti mund të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë.
Belinda Balluku: Çfarë po bëjmë ne sot, ne kemi nisur një projekt ambicioz në Korçë, që është furnizimi me gaz i çdo familjari për t’i ofruar mundësinë që ngrohja e ngrohja të bëhet përmes gazit. Kjo të bëhet me rrjet, është projekt pilot.
Denis Dyrnjaja: E bën qeveria jonë?
Belinda Balluku: Sigurisht me fonde nga donatorët. Por çfarë ndodh? Ndodh gjë ne kemi bërë një studim të mbështetur nga donatorët për gazifikimin e Shqipërisë.
Duke qenë se sot TAP-i kalon mes për mes me vendin tonë, ne i kemi të gjitha mundësitë dhe për shkak të sasisë së rezervuar përmes kontratës me TAP-in, ne kemi mundësinë të furnizojmë vendin me gaz, për përdorimin e shkallës së vogël. Gatim-ngrohje.
Nëse ky projekt pilot është i suksesshëm, fillojmë e aplikojmë edhe në Fier, Berat, edhe në një vend tjetër, konsumi i energjisë do të jetë shumë më i vogël dhe familjari do të ketë kosto më të ulët.
pse mashtroni law shume vertet korca eshte qyteti I pare ne shqiperi me sistemin e gazifikimit
Boll me vitin zero
Qyteti i vetem me rrjet gazifikimi ka qene Kucova . Gatimi dhe ngrohja behej nepermjet gazit. Flas per vitet e partise ………
Unê kam qênê nê Korçê qê nê vitin 1980. Dhe kishte atêhere atje pallate dhe apartamente qê ngroheshin me gaz! Balluku eshte 40 vjet prapa. Siç ka “pêrparuar” Shqipêria gjatê periudhês demokratike!
Po flet per sistem ne gjithe qytetin jo per ndonje apartament qe ngrohj me gaz
Me falni Korca ngrohej me avull qe prodhohej nga teci .
Me falni Korca ngrohej me avull qe prodhohej nga teci .Jo me gaz .
Tani do ngrohet me pordhet e Rames dhe Ballukut….
Qyteti i Korces ,si theksojne dhe parafolesit,nuk ngrohej me gazin ,por duke patur nje TEC ,KY Y FUNDIT PRODHONTE ENERGJI ELEKTRIKE DHE NE VAZHDIM NXEHEJ DHE UJI DUKE KALUAR ME TEJ PER NGROHJEN E MBI 50 % TE BANOREVE TE QYTETIT. Ne ate kohe kur jashte ishin temperaturat negative brenda rrije normal ne gjithe apartamentin e banimit.