“Gjendja e spitaleve çon në vetëvrasje pacientët”! Rama nxjerr shifrat në botë: Kjo ndodh sepse virusi hyn në trup

11 Nëntor 2020, 11:28Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ditën e sotme foli për situatën e Covid dhe vetëvrasjet që kanë tronditur vendin.

Ai tha se kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së kushteve në spitalet Covid por ka të bëjë vetëm me virusin.

Kreu i qeverisë shtoi se në spitale nuk mungon asgjë dhe se po bëhet gjithçka për shpëtimin e pacientëve.

Nuk i gjeti pavijonet pa çarçafe e batanije, nuk i gjeti të sëmurët pa aspirina. Nxjerrin lloj lloj sharlatanësh që flasin për gjëra pa lidhje. Si ngrihet teza këtu se njerëzit vriten për shkak të kushteve në spitale.

Ju bini në kurth se nuk merrni përsipër të bëni një kërkim shumë të thjeshtë, për të parë që shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar nga ekspertët botërisht, që një nga pasojat e futjes së këtij virusi në trupin e njeriut, është nxitja për të vrarë veten.

Në Itali 71 persona janë vetëvrarë, në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covid-in, dhe ka qenë nëpër lajme. 4 persona në Gjermani, në Arabi, Britani, si pasojë e ankthit dhe frikës së infektimit nga Covid. Mjekë e infermierë kanë vrarë veten në spital, në vendin e tyre të punës,” tha Rama.

2 komente në ““Gjendja e spitaleve çon në vetëvrasje pacientët”! Rama nxjerr shifrat në botë: Kjo ndodh sepse virusi hyn në trup”

  1. Jaku says:

    Oligarket dhe politikanet ikin ne turqi qe te mos hidhen nga dritarja e spitalit.Te shikojme a do te hidhet gamian gjiknuri nga dritarja o rama gallofi.

  2. Pa nivel says:

    Te prishesh teatrin kur vendi eshte nje karantine tregon se nuk ke minimumin e nevojeshem per te udhehequr. Mirepo kush eshte alternativa? A mendoni se Meksi apo Nano do ta benin kete idiotesi? Edhe ata bene leke por nuk ishin ne kete nivel te ulet inteligjense.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje