Qeveria ka vendosur të ndihmojë me 560 milionë lekë naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me kryeministrin Edi Rama.
Lajmi për këtë ndihmë është bërë i ditur nga drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave.
Shuma prej 560 milionë lekësh do iu shpërndahet naftëtarëve si pagë, për shkak se kompania nuk i paguan prej kohësh.
Shume mire.Naftetaret e meritojn kete,jo vetem qe kane punuar ne veshtiresi por edhe jane mashtruar nga kompania qe ka patur UPTHN-Ballesh.Jane te pafajshem.Qeveria dhe Edi Rama per kete duhet pergezuar se,edhe pse nuk ishte faji i qeverise,ai mundesoi dhenjen e pagave te tyre.Na behet qejfi.
Ti hani gëzuar!
T’i hani gëzuar!!
Po pse nga leket e qytetarve ?
Tja marrin kompanise
Vertete ato punonjes jane ne veshtiresi, por km duhet ti ndihmonte me menyra te tjera e jo duke i dhene parate e mija privatit, kjo menyre ndihme eshte e patolerueshme. Jemi ne kapitalizem, secili punon se pari per familjen e tij e jo per oligarket. Uzina te konfiskohet dhe vlerat qe ajo ka te shiten per te paguar punonjesit. Dhenia e parave nga buxheti zoti km nuk eshte zgjidhje. Ato para jane per pune te tjera e nuk duhen shperdoruar duke shperblyer hajdutet. Perse zoti km nuk i konfiskuat pasurine berishes i cili e beri kete katrahure po grabisni parate e qytetareve, djersen dhe gjakun e tyre per te majmur kriminelet dhe hajdutet. I bej thirrje kuvendit ta analizoje kete veprim dhe te ktheje parate ne buxhet.