Rritja e rasteve, Austria mendon një mbyllje totale

13 Nëntor 2020, 20:25Bota TEMA

Austria shënoi sot një rekord të ri rastesh ditore, me 9 586 infektime të reja në 24 orët e fundit, pas pothuajse dy javë nën një bllokim të butë me shtetrrethim nate.

Komision i “COVID-19” rekomandoi që qeveria të vendosë masa shtesë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Sipas të përditshmes “Der Standard”, mbyllja e të gjitha bizneseve jothelbësore është nën shënjestër, ndërsa qeveria, aktualisht, po shqyrton ende mbylljen e kopshteve dhe shkollave fillore.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pritet të dalë për një njoftim në lidhje me situatën nesër pasdite gjatë një konference shtypi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje