DETAJET/ Hetimi për vrasjen e notarit francez: U gjet në Kroaci, por Franca i kërkon ndihmë Shqipërisë

14 Nëntor 2020, 15:53Kronika TEMA

Prokuroria franceze kërkon ndihmën e palës shqiptare për të kryer veprime hetimore që i konsideron të domosdoshme që shpresohet ta ndihmojnë për të hedhur dritë mbi vrasjen e 24-vjeçarit Eliot Charlet, që ishte i lidhur me sportin dhe adhuronte udhëtimet. trupi i të riut u gjet i masakruar në Kroaci në rrethana misterioze dhe të pasqaruara nga hetimet e deritanishme.

Sipas një vendimi gjyqësor që iu hapi rrugë veprimeve  hetimore që duhet të kryejë Shqipëria , prokurorët ngarkohen të zbulojnë për llogari të Francës nëse ka patur apo jo kontakte Eliot Charlet në vendin tonë, të dhëna këto që më tej do ti përcillen autoriteteve franceze. Kjo e dhënë duhet të përftohet nga zbardhja e qelizave të telefonit  përmes antenave të kompanive telefonike në Shqipëri .

Gjithashtu prokuroria e kryeqytetit mes pesë detyrave të caktuara nga francezët urdhërohet të verifikoje edhe disa persona që kanë kanë dalë nga Shqipëria në datat kur dyshohet se u masakrua i riu francez. Trupi i notarit Eliot Charlet u gjet i masakruar dhe i djegur në rrethana makabre në Kroaci dhe më pas policia lokale e Rijekës së bashku me Europol mundën të zbardhin identitetin e tij. nga ana tjetër drejtësia kroate ka dyshime se i riu mund të jetë vrarë muajt e parë të 2020 në një zonë tjetër dhe më pas është hedhur në vendin ku u zbulua  kufoma.

Ndërkohë që mediat kroate  kanë treguar edhe pistën se vrasja makabre e të riut francez mund të kishte si autorë emigrantë të paligjshëm .

11 komente në “DETAJET/ Hetimi për vrasjen e notarit francez: U gjet në Kroaci, por Franca i kërkon ndihmë Shqipërisë”

  1. Eri says:

    Franca duhet te kerkoje bashkepunimin por jo ti urdheroje prokuroret shqiptare ashtu si thuhet ne kete shkrim dhe ti caktoje 5 detyra.Ne burgjet e Frances ka ndodhur qe e kane vrare emigrantin shqiptar vete policet e burgut dhe Franca apo prokuroria e tyre ka fshehur krimin.

    1. Kastriot Veliu says:

      Eri , mos e haro kurre , i fuqishmi eshte i fuqishem dhe arogant dhe i vobekti eshte i sjellshem dhe mbetet i vobekt keshtu dhe Shqiperia jote dhe imja …….tung

      1. Bbb says:

        Mos e degjo Kaçin Ero….po pate besë e bole nuk ke çi do paret
        Po çe do qe administrata jone eshte mbush me rob si Kaçi

    2. SPQR says:

      Askush nuk urdheron askend, mos u bej naiv! Juridiksioni gjyqesor i nje vendi mbaron tek vija kufitare e tij! Te vetmit qe mund te urdheroje gjykata franceze jane organet franceze! Shqiptareve iu kerkohet ndihme e bashkepunim, lere c’thote artikulli se do e kete shkruar ndonje ronço-ponço!

  2. lefteri says:

    E heton SPAKI i Arben Krajes
    Llallen e nisi per turqi
    Drejtesia kuuuuuurr nuk vjen ne shqiperi
    jane te varur te gjithe nga likja e saliu

  3. shkodrani says:

    Hajde gazetar hajde,po aka date apo ndonje te dhene kohore,apo futja dhe hidh ca reshta!

  4. Floriri says:

    PYESNI MINISTRIN E PER BRENDSHËM SAL QORRIN DHE LULIN ME EKSPERTË MONEN DO THONË E KA VRARË KRISTAQ EDVIN RAMA NUK DISKUTOHET FIKSIMI I SALES.

  5. Zeni says:

    Po kto klysha kurvash dun nonji shqiptar tjeter me çu ne Hagë….mos te lodhen kot se monstrat i gjejne vetem mes miqve te vet sllave
    Frenchies go home

  6. taso kume says:

    Per mua jane arogante nuk e njohin mirsjelljen dhe ne shkollat e tyre bashke me shkencen e kulturen mesojne femijte si te denigrohet feja e tjetrit nen flamurin e demokracise duke dhene materjale krimineleve per krime mesjetare.d,mth nuk dine te bashkejetojne duan gjithmone qe te tjeret te ngrene koken kur ata flasin nga maja e olimpit. kur FRANCA ne te dy lufterat e fundit jane detyruar AMERIKANET ti çlirojne.

  7. OoooTaso kume.. says:

    ….sepse islamizmi qelb vendet perendimore , e zeza mbetet e zeze dhe po ta hollosh me ngjyra te tjera prap njoll mbetet, nuk eshte e vertete qe ne perendim mesojne urejtjen , perkundrazi jeoen leksione te gjata per islamizmin si kulture por problemi mbetet tek njeriu islamist qe nuk ndryshon kurre dhr keshtu krijon ferkime me qyteterimin.

  8. taso kume says:

    Mese e vertete leksjonet per fanatiket behen ne perndim neXHAMITE E INDOKRINUAR ME FANATIKE,dhe jo se i ben shteti dhe perfaqsusi i shtetit ne shkolle ,mesuesi qe nuk duhet te fute hundet ne obskuratizem fetare dhe duke share se i kunder vihet rolit qe ka per kulturen dhe shkencen dhe bashkekzistencen njerzore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje