Rreh punonjësin e policisë, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

14 Nëntor 2020, 09:07Kronika TEMA

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi ka kundërshtuar dhe më pas ka dhunuar fizikisht një efektiv të Policisë Rrugore.

Bëhet e ditur se, në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe është larguar.

Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.

Megjithatë, shtetasi me inicialet R.M. është prangosur më pas nga efektivët, duke e shoqëruar atë në komisariat, nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte duke lëvizur pa leje drejtimi.

1 komente në “Rreh punonjësin e policisë, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë”

  1. Dee says:

    Mire ja ka bere, qeshte ai police qe s’mbron dot veten?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje