Lorenc Vangjeli: Basha në rrethim, mes helmit të Ramës që e provokon dhe Ballës që i kërkon hetim

14 Nëntor 2020, 13:41Politika TEMA

Përballja e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë dhe tollovia politike në Tiranë. Si do të ndikojë Komisioni i Posaçëm Parlamentar i kërkuar nga mazhoranca dhe “akuzat morale” ndaj Bashës si përkthyes i hetuesve ndërkombëtarë që kërkonin në Kukës dhe Mat burgjet e UÇK-së dhe “shtëpinë e verdhë”…

– Taulant Balla kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n. Për se kjo nisme e mazhorancës dhe sa vlerë politike apo juridike ka kjo nismë?

-Kjo është lëvizja klasike politike, në të cilën ka rëndësi jo rezultati, por procesi. Jo destinacioni, por rruga drejt tij. Pavarësisht se çfarë thuhet, si justifikohet kërkesa, si gjykohet qëllimi dhe konteksti kohor në të cilin ajo bëhet, ngritja e një komisioni të tillë hetimor është  thikë me vetëm dy presa për objektin real të tij, kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Për një pafundësi arsyesh, qoftë juridike, qoftë morale, Lulzim Basha nuk është fajtor për atë që ka ndodhur pothuaj 15 vjet e kusur më parë. As nuk kishte rol dhe as nuk ishte në gjendje të ndikonte në rrjedhën e atyre ngjarjeve. Ishte një djalosh 30-vjeçar, që në rastin më të keq, mund të ketë dëshmuar zell shumë më shumë ndaj punës së tij të përditshme dhe rrogës së përmuajshme, sesa të ketë gjykuar se puna e tij i sillte ndonjë dëm vendit të tij. Komisioni hetimor është shfaqja-grackë, në të cilën ai ka vetëm një shans të shpëtojë: të dalë i humbur në të gjitha rrethanat.

Zoti Basha humbet si në rastin kur do të thotë ai vetë dhe të tijtë që nuk e njohin këtë krijesë të dobët të Rama-Ballës. Se kanë dalë nga parlamenti sepse nuk i njohin legjitimitetin atij. Ai do ta refuzojë totalisht komisionin hetimor dhe kjo është ajo që do të ndodhë. Por ky refuzim do të jetë karburanti që do të shërbejë për ditë të tëra për makinerinë e maxhorancës që do ta akuzojë për fajtor, si në rastin e vrasjeve në Bulevard, që do t’i kujtojë shmangiet e tjera nga hetimi, si në rastin e rrugës së Kombit dhe si të papërgjegjshëm, si në rastin e drejtimit të bashkisë së Tiranës me mandat të grabitur.

Ekziston si probabilitet, por nuk ka asnjë shans të ndodhë, që zoti Basha të shpjegojë vetë rrethanat dhe rolin fare minor që ka pasur në një histori të tillë. “Terxhumani”, nuk ka faj”, nëse citohet lirisht Kadareja tek Dimri i Madh. Faji i Lulzim Bashës si ish-përkthyes është se e prezantoi veten në Tiranë, si “shpikës” i gjuhës së ndërkombëtarëve në Kosovë. Në një rast të tillë ai thjesht ka mëkatin e të qënit mitoman, si shumë nga ata shqiptarë të tjerë krejt të pafajshëm, që mbas kthimit nga emigracioni, tregojnë histori me miliona të fituara, me dhjetra miliona të shpenzuara në histori dashurie dhe me universitete që shkulnin leshtë e kokës për gjenialitetin e riatdhesuar.

Pra, në të dy rastet, me një zinxhir të tillë të kalkuluar ngjarjesh, shkak-pasojë, Balla i ka të gjitha arsyet që t’a plotësojë me një rresht simpatik antiLul CV-në e tij përpara Edi Ramës dhe Edi Rama ka një subjekt më shumë për tëitter.

-Në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj katër drejuesve të UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të akuzuar për krime lufte. Një prej akuzave janë edhe materialet për raportin e Dick Marty. Kush do të jetë fati i tyre dhe sa vlerë ka qëndrimi i komisionit të posacem parlamentar shqiptar?

-Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Nëse të huajt, sidomos në rastin e gjykatave, do të dëgjonin se çfarë llahtarish thonë shqiptarët për njëri-tjetrin, nëse do të kishin ndonjë vlerë morale dhe juridike akuzat e përbindshme që në Tiranë dhe në Prishtinë politikanët i drejtojnë njëri-tjetrit, ata do të ishin më fajtorë se nazistët në Nuremberg.

Fatmirësisht, kjo nuk ndodh dhe fatmirësisht shumëçka thuhet në Tiranë e Prishtinë nga shumica e politikanëve shënohet nga burokratët e ambasadave si indicije dhe komentohet si barsaletë nga diplomatët.  Sot, e gjithë elita e çlirimtarëve është nën proces dhe ky është një lajm i lig. Por si të gjitha të këqiat, kjo e ligë do të sjellë gjithashtu në të gjitha rastet një rezultat pozitiv. Me shumë gjasa asgjë nga akuzat nuk do të verifikohet dhe Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarët e tij, me të cilët shpesh u nda dhunshëm në paqe, do të fitojnë një çertifikatë pafajësie.

Dyshimet penale mbi ta, me gjasë kanë qenë një barrë që i ka shoqëruar në vitet e paqes, duke i bërë ndoshta edhe të shantazhueshëm, edhe vulnerabël në rrethana të caktuara. Në këto kushte ka vetëm një rrugë: procesi duhet të shkojë deri në fund. Edhe në skenarin më të zi, nëse provohet fajësia e tyre, ky është një akt që nuk cënon as UÇK-në dhe as kapitullin e fundit të varrosjes së ish-Jugosllavisë nacionalkomuniste.

Në Kosovë nisi dhe në Kosovë u mbyll ai eksperiment i dështuar gjeopolitik që kërkoi të ngrejë dhunshëm një çati të përbashkët mbi realitete të ndryshme etnike e më gjerë. Nga ana tjetër, disa ide që hidhen nga Tirana dhe Prishtina, të cilat sugjerojnë tërheqjen e njëanshme të Kosovës nga juridiksioni i gjykatës së Hagës, kanë më pak vlerë se një lëkurë bananeje e shkelur. Që nuk vlen si ushqim, por mund të kushtojë një rrëzim. Ajo është kura idiote që nuk shëron problemin siç pozojnë “patriotët” e zemëruar me ndërkombëtarët, por vret pa mëdyshje pacientin lokal.

-Kryeministti Rama ka atakuar së fundmi liderin e PD Lulzim Basha për “përgjegjësi morale”, sepse, sipas tij ka qenë përkthyes i hetuesve ndërkombëtar që kryen ekspertiza në Kukës dhe në Mat për çështje të cilat po përballen me akuza edhe ish krerët e UÇK-së. Si e komenton këtë përplasje?

Lulzim Basha, në mënyrë shumë të çuditshme, ka një përqasje fatale me ekstremet që afron fati. Me fatin e mirë që i ka dhënë një karrierë të jashtëzakonshme politike që as vetë nuk e kishte menduar dhe fatin e lig që i ka rezervuar takime fatale që në një vend normal, do të kishin varrosur çdo karrierë politike.

Formalisht Rama ka të drejtë. Qoftë dhe vetëm si dëshmitar, qoftë dhe vetëm si një vidë e parëndësishme e një mekanizmi që as sot nuk kuptohet si ka funksionuar, prania e zotit Basha në misionet faktmbledhëse në Shqipëri, nuk është gjë e mirë. Ajo mund të shërbejë si shkak për të mos e zënë ndonjëherë gjumi, si makth për t’u zgjuar herë pas here nga gjumi, por nuk krijon asnjë ngarkesë morale që t’i vrasë gjumin. Puna në ato organizata ndërkombëtare nuk është turp, siç duan të thotë ca për hir të hesapeve të sotme. Përkundrazi!

Ato nuk kanë qenë armiq as të Kosovës dhe as të shqiptarëve. Kur Rama e provokon me kinse përgjegjësinë morale, thjesht bën politikë. Dhe politikisht ai e ka rrethuar kundërshtarin e tij me një rreth të fortë akuzash duke nisur, sipas kryeministrit, me maninë e tij për të futur dorën në xhepin e shtetit, (rruga e Kombit), kryerjen e krimit penal, (pushkatimi pa gjyq i demonstruesve), përfitues i mallit të grabitur, (bashkia e Tiranës), financues dhe përfitues nga lidhje të dyshimta me rusët (paratë e lobimit në SHBA), shantazhues i bizneseve të mëdha (betejat me oligarkët dhe vilat e tij të supozuara). Kjo është mënyra e Ramës që duket se parapërgjigjet: qeverisjet janë vulnerabël nga korrupsioni dhe si të tilla ato korrigjohen nga votuesi, por problem më i madh është opozita e korruptuar që vret shpresën e votuesit!

I gjithë ligjërimi i Ramës me subjekt Bashën, në mënyrë paradoksale, megjithatë nuk ngjan si betejë për jetë a vdekje. Si sfidë që Rama ja drejton Bashës. Në fakt ka diçka që nuk bind në tonin, në teatralitetin, në batutën e zgjedhur e të hedhur që e shndërron të gjithë luftën në tjetër gjë. Kjo është e gjithë arsyeja që e bën duelin mes kryeministrit dhe mtonjësit të mos ketë shijen dhe zhurmën e shpatës në mish, por të ngjajë më shumë si një tentativë dashurie me dhunë! Kur njëri ndjek pas tjetrin se do dhe tjetri që ikën me vrap që ta shohin të tjerët kur bën sikur nuk do!/ Intervistoi Fernanda Cenko / Fjala.al

9 komente në “Lorenc Vangjeli: Basha në rrethim, mes helmit të Ramës që e provokon dhe Ballës që i kërkon hetim”

  1. Loni says:

    O vangjel si e ke liken sikur e ke harruar fare kujtohu noi her se i shkon respekti kot qe te ka keshilluar, ik se le nam e pash dhe analistin tat.

  2. SPAK... says:

    Vangjel..Mos bej hartime,me kombin tent ,me Kosoven..Kur Haga,ka mare dhe po quan kriminele,UCk..Lavdin e kosoves,ti meresh me Berishen Ilirin, dhe Ballen..Po Balla ka te drejte, te ngreje jo komisjon por kombin ne kembe kur dyshohet qe ndonje shqiptar, i ka cuar ata ne Hage..Po mund te jete edhe Lulezimi edhe Saliu..
    Pse u shqetesove zotrote..Kam patur respekt per ty para disa vitesh kur shkruaje dhe ballafaqoheshe ne debate…Tani do te te etiketoj..Je nje bajge, e dale nga bytha e Saliut,Ilirit..

  3. Cufi says:

    Vangjel likja i floririt po per bace kermen qe qelbe vendin e qe ashte baba shpirteror i lylkes krijuar ne laboratorin e shpellave nuk na the gja.

  4. SHQIPE -FREE says:

    Lorenc Vangjeli:Ti o Mike u Shtrengove “Per te Pjerdhur dhe Dhjeve ne Pantallona” themi ne Mileti i “Pashkolluar” si Zotrote…
    1-Vangjush:Pse nuk e merre Direkte ne Interviste Lulezim Bashen´??????????????Dhe mos na Derdellit, “Idjotesira” se si dhe qysh..do te jete Rezultati Politike ect…
    2-Nese ta Mbane Bytha:Dile dhe Pyete Lulezim Bashen:per “Miqete” e tije ne Kosove, p.sh Per Fazllicin, per Dajen e ketij qe Permenda..dhe pyete:A ishte Daja i Fazllicit Shefi i UDB-se per Kosoven??Dhe deri ku ishin Raportet “Miqesore” te Bashes me Fazllicin dhe “Dajen”????
    3-Pyete dhe te na Sqaroj ne Miletin:C´fare Gopin e te shoqes Kerkonte ne Shqiperi si “Inxhinjere”..apo edhe si “Perkthyes”?????
    Fillo Vangjush ne te ta Mmabe suma..dhe leri Brockullat e Mesiperme , se Balla beri nje “Pordhe ” me te madhe se Rama..apo se Rama Beri nje Pordhe ne Vlore, dhe na Doli Vullkane…ect…..

  5. Xhejms says:

    Ky nuk duhet pyetur per asgje, se eshte nje 0.

  6. lefteri says:

    Hahaha Lorencit sot ja dha tek vrima e gardhit monika racionin
    je vertet nje kurv lorenc nga paraqitja,veprimet qe ben dhe shkrimet qe shkruan
    je fix nje bythqir i familjes meta, por mos harro i ke ne kalim shiko si po shkermoqet presidenti dhe lsi

  7. Gaetano says:

    Vangjel ti e mendon popullin si ato velinat e detyruara neper studiot televizive ti bejne fresk apo ju degjojne pordhet duke ju sherbyer kafe kur kamerat jane te fikura. Populli e ka vene pullen e kuqe mbi kedo qe ti here I mbron here I ilustron, here kur te vene ti ngacmosh. I gjati ste quan kazan ty per faktin se ti nuk I quan njesoi keta, nga I pari I 92 -shit te klyshi I adoptuar qe pret ne rradhe te ndiet ndiet burre nje here ne jete
    E verteta eshte se keta nuk jane njesoi ne forme apo madhesi, po sado ta sperdredhesh o vangjel populli te sugjeron nje te vertet, vere nje mut ne pjate, preje ne copa, cfare do forme ti perpiqesh ti presesh, do I ndryshosh vec gjatesine apo madhesine, po mut ngelen. Vec eren e kane me te ndyre, kush ka henger bar, serbi, kush greku, pastaj me rradhe ne sdo vecime, turk apo francez, e keqja eshte se keta te serbit e grekut jane te fresket per sa kohe eshte e fresket ci kane bere shqiptareve te kosoves dhe camerise, mbajne ere o vangjel dhe ska diell qe ja thane cipen. Ti po don me I konservu duket

  8. Po bie dakort me ty qe keto akuza jane me kerakter politik, por ne asnje menyre nuk mund te konsiderohen si pa vlere, sic thote zoteria gazetar e analist. Mendo per nje cast, a do perballonte Basha presionin ne ballafaqimet nderkombetare bilaterale e multilaterale presionin e Serbise dhe aleateve te saj per kete afere? A mundet nje njeriu qe aspiron te behet Kryeministe t’i lejohet te kete ne CV-ne e tij “pulla” qe mund t’i perdoren si “Black mail” nga kundershtaret? A do te mund te ishte nje ze edhe per Kosoven nen presione te tilla? Prandaj keto akuza duhen vleresuar e analizuar me thelle, jo kaq mendjelehtesisht. PD-ja duhet gjithashtu ta analizoje kete dhe t’i jape zgjidhje. Si gjykohet kaq lehte “Ishte i ri ne moshe”, “Ishte thjesht perkthyes”. Edhe hetuesit e Komunizmit ishin thjesht zbatues te urdherave, por kjo s’do te thote t’i veme ne krye te pertive e te qeverise. Eshte koha qe Bashe te terhiqet ose ta terheqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje