Ashtu siç edhe është raportuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përgatitur pjesërisht listën e të deleguarve në qarqe që pritet të drejtojnë fushatën dhe kryesojnë listat e partisë.
Nga të gjithë emrat e përfolur, ai që tërheq më tepër vëmendje është lakimi i Xhelal Mziut si drejtues i qarkut të Dibrës.
Edhe pse gjithnjë e më tepër shtohen zërat, komandimi i Mziut në Dibër duket se vjen pas kontestimit masiv që demokratët e Kamzës i bënë atij disa javë më parë në zgjedhjet e brendshme të strukturave.
Qarku i Dibrës pritet të ketë një betejë të fortë elektorale mes forcave politike, ku përfundimi i një sërë investimesh dhe kryesisht hapja e Rrugës së Arbrit, favorizon ndjeshëm të majtën.
Mesa duket, favor në këtë rast për të majtën është edhe “eksperimenti” i kryedemokratit Basha me përzgjedhjen e Mziut si përfaqësues politik, ku ndaj të cilit ka detyrimi për shkak të furnizimit të protestave me punonjës të bashkisë Kamëz.
Nga ana tjetër, le të kujtojmë se gjithashtu një eksperiment i Bashës ishte edhe ish- kreu I KLSH, Bujar Leskaj i cili do drejtojë qarkun e Vlorës, megjithëse ai u votua masivisht kundër nga strukturat lokale, pasi quhej një kthim 15 vite pas.
Ndërkohë, pavarësisht se flitet për rigjenerim strukturash, në Elbasan mund të shkojë drejtues politik Flamur Noka, i cili në fakt kërkon të qëndrojë në Tiranë dhe preferon Paskuqanin.
Basha pritet që listën përfundimtare të kandidatëve ta publikojë në muajin janar, ai po kërkon të shtyjë sa më shumë publikimin e emrave dhe listës, për të shmangur përplasjet e brendshme dhe largimet e shumë emrave drejt partive të reja opozitare që pritet të dalin me një listë të përbashkët.
Mendoni se ka akoma ndonje budalla qe mund te votoje per doktor Mzatin?!!! Dhe ku ? -Ne Diber, ku PS paraqitet me nje super zonje ,Olta Xhaçkan!
Ky “eksperimenti” i LUL Holandezit.
Mua më duket si ato eksperimentet e Pavllovit me “qentë” e tij…
(Po nuk filluan të lehin gham gjam nuk ju jep LUL-i asnjë kockë me lëpi).
Dibra e ka vendosur tashme per kë voton. Por Vlora e njeh mire z Leskaj si gjobevenes klasik ( me lejen e Presidentit)