"Ishte harruar"! Shoqërimi në komisariat i Kastriot Islamit, Lefter Maliqi akuzon Ramën: Një hakmarrje mafioze

15 Nëntor 2020, 13:59Politika TEMA

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të djeshëm të deputetit Kastriot Islami. Maliqi e ka cilësuar si hakmarrës dhe primitiv kryeministrit Edi Rama, teksa ka shtuar se policia nuk është prova e tij.

Deputeti opozitar ka vijuar më tej duke theksuar se kjo është një hakmarrje e kreut të qeverisë, pasi Islami është një ndër kritikët ndaj regjimit të tij.

“Pse nuk e gjobitën për maskën meqënëse paskan zbatuar ligjin; pse duhej ta shoqëronin në Polici, kur e dinin shumë mirë se kush ishte; për çfarë arsye e izoluan 2 orë në komisariat?!

Diktaturë koreano-veriore… por jo vetëm kaq…; Kjo është një hakmarrje mafioze e Kryerilindasit, për zërin më kritik ndaj regjimit të tij.

Dhe sigurisht kur kritika i vjen nga një prej figurave më të spikatura të PS-së, njeriu i sëmurë psikik që e shndërroi në Rilindje, tërbohet”, shkruan ndër të tjera Maliqi.

 

 

Politikani Kastriot Islami u arrestua ditën e djeshme nga policia pasi nuk kishte pranuar të vendoste maskën. Ai u shoqërua dhe u mbajt për rreth dy orë në ambientet e komisariatit nr.2.

6 komente në ““Ishte harruar”! Shoqërimi në komisariat i Kastriot Islamit, Lefter Maliqi akuzon Ramën: Një hakmarrje mafioze”

  1. Polici qe Arrestoj Kacin e ZI says:

    Lefter Mamqiri:une jame Polici qe Shoqerove ne Polici Kacin e zi:SEPSE Nuk kishte Dokument Identiteti me Vete….
    1-C´do Shtetas Shqipetare ose jo, nese perballet me Patrullat e Policise, eshte i DETYRUAR NGA LIGJI(Dhe jo Rama apo MALIQI)..TE Vertetoj Identitetin e tije..dhe kjo behet nepermjet Dokumenteve Zyrtare Card-ID..ose Passe..Nuk na Interesson se kush eshte Personi,c´fare Grade ka..ne eshte Shtetare apo Funksjonare..
    2-Kac Islamin e Morem ne Polici te Identifikoj veten SEPSE E MOREM PER Azilant Iranjan qe Flete Shqipe??????????
    Ti Lefter Moterqiri..mos ha mut kote se nuk eshte Rama ai qe e Mori KACIN Ne Polici..Por vete Ligji qe e ka Votuar Kaci..lol

  2. Pllumi says:

    Të zëntë nallkimi i kombit .
    Mos gjeç rrehat edhe në …

  3. Amaneti says:

    Mediokër ata që politizojnë një rast banaliteti që për çdo njeri të thjeshtë është detyrim ta zbatojnë.Traun në syrin e tyre nuk e shohin po merren me emrin e atij që po i shkund nga intelekti disa provincialë të pandreqshëm!

  4. M says:

    Pre se te krijosh fjali pyetese …pse..pse..pse..kerko ndihme ne.veprat e Sterjo Spase.
    Mos bindja ndaj ligjeve dhe krimi nuk politizon.

  5. M says:

    Para se te krijosh fjali pyetese …pse..pse..pse..kerko ndihme ne.veprat e Sterjo Spase.
    Mos bindja ndaj ligjeve dhe krimi nuk politizon.

  6. Aus says:

    Eshte shume e thjeshte,patrulla e Policise i ka thene zoteri pse nuk mbani maske,ai plehra i eshte pergjigjur nuk me njihni kush Jam une,une jam Kaci une ju heq nga puna dhe shume sharje dhe kercenime te tjera si keto dhe patrulla e Policise e ka shoqeruar me shume te drejte.Hajdeni ne Evrope dhe silluni keshtu dhe e shikoni ku perfundoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje