Humbja, ekipi i Trump-it shënjestron Gina Haspel-in e CIA-s: Pse duhet shkarkuar

16 Nëntor 2020, 21:50Bota TEMA

Sidney Powell, përfaqësuesja ligjore i presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, tha se drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Gina Haspel duhet të “hiqet” sepse ajo nuk kishte kundërshtime dhe nuk reklamoi përdorimin e softëerit zgjedhor Dominion, i cili përmend Trump, dhe mbështetësit e tij si një instrument me të cilin u krye “mashtrimi zgjedhor”.

Në një intervistë me Fox News, Powell u përpoq të forconte besueshmërinë e akuzave të Trump duke deklaruar se sistemi i softëerit Dominion u përdor në disa vende ku fitoi kandidati demokrat Joe Biden, raporton BBC.

Megjithëse këto pretendime janë hedhur poshtë nga një numër ekspertësh neutralë, avokatja e Trump-it pretendon se ka sinjalizues që do të sjellin në publik informacionin se ky program është përdorur për të fshirë miliona vota të votuesve të Trump.

“Nuk e kuptoj pse Gina Haspel është ende në krye të CIA-s. Ajo duhet të pushohet menjëherë nga puna”, tha Powell.

E pyetur nga Fox News nëse ajo kishte ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e saj, avokati i Trump tha se ajo nuk kishte ndërmend të lëshonte një informacion të tillë në televizion.

Haspel u emërua nga Donald Trump në pozicionin e drejtores së CIA në 2018, duke u bërë gruaja e parë në historinë e CIA-s e emëruar në këtë pozitë.

2 komente në “Humbja, ekipi i Trump-it shënjestron Gina Haspel-in e CIA-s: Pse duhet shkarkuar”

  1. american16al says:

    Me kalimin e kohes do te dali e verteta e veprimtarise se “miqeve” te USA ne keto votime.
    Dhe populli do te mesoje se kush eshte demokracia e vertete: lufta midis monopoleve dhe interesave te vendeve te ndryshme…..!!!!

  2. Pokeristi says:

    Si qindra republikane zerjoze e dinjitozë,patriote dhe jo vegla qorre te nje presidenti te çmëndur.
    Pas çdo lëvizje ne postet e larta administrative,ne kete periudhe krize pandemije e ekonomije,tranzicjoni,fshihet nje qellim i mbrapshte Trampist.
    Çfare s’mund te pritet nga nje monster si Tramp?!!!
    Jane fjalet e mbesës së tij Mery Trump,psikolologe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje