Shqipëria ka disa motive për të fituar ndaj Bjellorusisë, në lojë janë edhe 1,125 mln euro!

16 Nëntor 2020, 10:54Sport TEMA

Fitorja ndaj Kazakistanit mbajti në lojë Shqipërinë në garën për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Tashmë kuqezinjtë duhet të mposhtin Bjellorusinë po në Air Albania të mërkurën për të realizuar objektivin dhe për të siguruar vendin e parë në grup, një vend i parë që jo vetëm do ta ngjisë Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League por mund ta pozicionojë në një vazo më të lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Njëkohësisht do t’i garantojë arkave të FSHF shumën e 1 miljon e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C

Para që mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar. 

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të luhet të mërkurën në orën 16:00. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje