Vaksina e dytë antiCovid, Trump: Këto zbulime të mëdha do t’i japin fund "murtajës" së Kinës

16 Nëntor 2020, 15:45Bota TEMA

Donald Trump ka reaguar për vaksinën e dytë të koronavirusit të njoftuar nga kompania amerikane Moderna, e cila është 94.5% efektive.

Në një postim në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se këto zbulime që do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç e konsideron ai, ndodhën gjatë kohës që ai është president i SHBA-së.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive.

Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!”- shkruan Trump. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje