Burgim i përjetshëm: Si e kalon ditën Ritvan Zykaj, njeriu që vrau 8 persona në fare pak minuta për gjelat e detit

17 Nëntor 2020, 10:40Kronika TEMA

Ritvan Zykaj nuk ka asnjë ndryshim nga të burgosurit e tjerë.

I vetmi dallim janë mysafirët në burg. Për të burgosurit e tjerë, çdo dy javë familjarë të të burgosurve mbajnë radhën për të dorëzuar ushqime, apo rroba për të afërmit.

Ndërsa për Zykajn nuk ka asnjë interesim nga askush. I vetmi që ka qenë vetëm në një takim me të ishte i vëllai, që doli prej andej pa asnjë kërkesë të veçantë të vëllait, që ka kryer krimin më të rëndë në Shqipëri me 8 të vrarë në fare pak minuta.

Por si kalon dita e të burgosurit me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj. Gardianët thonë se nuk ka asnjë ndryshim. Nuk refuzon ushqimin, nuk del rregullisht në ajrim.

Nuk bisedon me të tjerë dhe më shumë lexon libra fetarë. Sjellja e Ritvanit nuk është shumë e çuditshme, edhe pse e kemi më shumë në vëmendje për shkak të llojit të krimit të kryer prej tij.

Shumë gardianë i blejnë ndonjë paketë cigare, sepse është i vetmi i burgosur që nuk ka asnjë vizitor. Ka edhe raste kur gardianët i japin rroba. Masakra e Selenicës shënoi 8 viktima.

Pasi vrau fillimisht 75-vjeçarin Demir Zykaj dhe Perie Zykajn 72 vjeçe shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeçe. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledionin 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës.

Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

12 komente në “Burgim i përjetshëm: Si e kalon ditën Ritvan Zykaj, njeriu që vrau 8 persona në fare pak minuta për gjelat e detit”

  1. guga says:

    Eshte gomarllik qe mbahen me buk kriminel te tille. Keto jane ligje te ndyra, kush vret duhet vrare….

  2. suliot says:

    popull barbar i pa civilizuar, shqiptaret keshtu veprojne dhe ne evrope me egersi, prandaj te gjithe popujt e tjere kane alergji nga shqiptaret,

    1. Tetovari says:

      Mos ha m… te secili popull ka nga ndonji te çmendur, nuk mal pa egersyr.

      1. ana says:

        e keqja eshte se kemi shume per fryme popullsie! Jo me kot kemi qejf ta quajme vehten pellazg- dmth shpellar!

    2. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Prototip sunit gjaxor…..nje foto 1000 fjale!

  3. Shenjestra says:

    E meriton t’a lyesh me benzine dhe t’a djegesh te gjall.

  4. Albanian till I die says:

    Ushqehet me taksat e shqiptareve, moterqiri

  5. ..shikojani fytyren , ......5 milion vjet para krishtit ... says:

    …..te kete kafshe te tlle akoma ?

  6. Nnardi says:

    mos mi prek gjelat detit, se ke preke fitilin e dinamitit.

  7. ZOROOS says:

    8 apo 6 o tope gazetar

  8. Ledio says:

    Jam dakort me.disa qe thone qe nuk ka vend pa psikopat , por pse nuk na thone qe ka edhe vende qe ju japin drejtim ketyre puneve. 8 jete te humbura e kuptoni apo jo? Ju duhet duhet thene lamtumire ketyre tipave qe ne Vlore e disa rrethe te tjera jane me.shumice.

  9. Pensionist says:

    Kujt i intereson se si e kalon jeten ne burg nje super kriminel? Ky eshte nje monster dhe me mire do te ishte, te shkonte me te shumtit, mbasi u mori jeten 8 personave.
    Nuk arrij te kuptoj perse shpenzojne parate e taksapaguesve, per te mbajtur gjalle kriminelet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje