Kur princi Charles dhe princesha Diana u fejuan, nuk ishte krejtësisht një gjest dashurie.
Charles ishte nën presion nga familja mbretërore për të krijuar familje dhe Diana dukej si një zgjedhje perfekte.
Por, para se princeshë Diana të ishte zgjedhja për të cilën Charles iu bë presion për të propozuar, kishte një tjetër “zgjedhje” për të cilën Charles iu kërkua të propozonte: Kushërira e tij (jo e parë), Amanda Knatchbull.
Historiani dhe biografi mbretëror, Robert Lacey shpjegon se xhaxhai i njërit prej prindërve të tij, Lord Mountbatten, e kishte shtyrë atë të martohej me Amandën, e cila ishte kushërira e tij dhe mbesa e Mountbatten.
Sipas Lacey, Charles pranoi se ishte “i gatshëm ta njihte” dhe rrjedhimisht, një marrëdhënie mes tyre filloi të lulëzonte.
Lacey shkruan:
“Me kalimin e viteve të dy kushërinjtë u afruan, duke zhvilluar një respekt dhe miqësi të ndërsjellë që ka zgjatur deri në ditët tona, por, kur princi më në fund bëri propozimin e tij në verën e vitit 1979, pak para vrasjes së lordit Mountbatter nga IRA, Amanda e pavarur e refuzoi propozimin me mirësjellje”.
“Dorëzimi i vetvetes ndaj një sistemi, ishte absolut kur iu bashkova familjes mbretërore. Kjo përfshiu një humbje të pavarësisë shumë më të madhe sesa martesa zakonisht sjell”, shpjegoi ajo, sipas Lacey-t.
Jonathan Dimbleby, biografi i Charles, thotë se refuzimi “shërbeu vetëm për të konfirmuar besimin e vetë mbretit të ardhshëm, se të martohesh brenda ‘Shtëpisë së Ëindsor’, ishte një sakrificë që askush nuk duhet ta bënte.”
‘Shtëpia e Ëindsor’ përfshin shtëpinë mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretëritë e tjera të Komonuelthit.
Por historia e Charles nuk mbaron këtu.
Ajo që disa ndoshta nuk e dinë, është se princi Charles në fillim frekuentonte motrën e madhe të Dianës, Sarën.
Të dy ata u njohën në një festë në Kështjellën Ëindsor nga fundi I viteve 70, dhe nisën të dilnin bashkë.
Flirti i tyre mori fund në 1978-tën, pasi ajo dha një intervistë ku thoshte se nuk ishte e dashuruar me princin. Ishte përmes Sarës që Charles njohu Dianën, asokohe 16 vjece dhe jo shumë pas kësaj, erdhi fejesa.
Amanda Knatchbull në vitin 1979
Princi Charles me motren e Dianes
Princi Charles me motren e Dianes
Princi Charles me motren e Dianes
Princi Charles gjate marteses me Dianen
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana me te shoqin
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Tip i neveritshem deri ne i peshtire …….
Ky fare princi eshte nje cope idjot i vertete , nje turp mbi turpet per perandorine e lavdishme dhe jetegjate te Mbreterise se Bashkuar ! Duhej te kishte nje ligj , per te perjashtuar nga te drejtat e familjes mbreterore kjo kategori njerezish . Perandoria turke , edhe pse shume primitive dhe e neveriteshme , kishte ligjet e veta qe u hiqte koken plehrave si princi Charl . Edhe Mbreteria arabe Saudite , sillet rrepte me krijesa si Charli .
Incest
Shqiptaret meren gjithmon me jeten private te te tjerve.me mire shikoni jeten tuaj.kjo do ishte me e mira.
Asnje shqiptar nuk meret me jeten private te ndokujti , thjesht eshte person publik i shkalles se pare , dhe syte e veshet nga gjithe bota vetvetiu shkojne atje , gjasme me sjelljen e tij duhet te marim shembull , ky eshte personi publik , mer shembull nga ai , dhe jo te behesh gaz i botes dhe pastaj sipas teje e kane fajin shqiptaret …….nuk i botuan shqiptaret por mediat angleze o bole qe te dhimbset princi ……
Thuhet se vitin tjeter ne 21 Prill kur Mbretëresha Elizabeth II do jetë 95 vjeçe, do tërhiqet nga froni mbretërorë dhe do ti’a lë vëndin Prince Charlie!