Nga Përparim Kabo
Kjo eshte vetem nje foto, nje foto qe mjafton per te kuptuar historine e ketyre 30 viteve, qe mjafton per te kuptuar motivimin dhe sinqeritetin e klases politike, mjafton qe te kuptosh se ç’është kapitalizmi shqiptar, ç’eshte demokracia, ç’jane partite politike, propaganda, votimet, fituesit dhe gjoja humbesit.
Kjo eshte nje foto qe te le te kuptosh se sa europiane dhe sa orientale eshte Shqiperia.
Kjo eshte nje foto qe tregon se si dhe sa funksionojne institucionet inteligjente dhe ato te drejtesise ne vendin tone.
Kjo eshte nje foto qe shpreh me kaq relief se sa rendesi ka populli per politiken, se sa e shqetesuar eshte ajo per rinine, per te ardhmen, per zhvillimin e qendrueshem.
Kjo eshte nje foto qe tregon se sa “luftarake” dhe “parimore” “opozitare” eshte lufta mes paleve qe ne keto vila banojne dhe jane fqinje me njeri tjetrin.
Eshte nje foto qe shpreh se sa te drejte jane politikanet qe kane keto vila.
Ky vend nuk eshte Gjiri Derrave, eshte Gjiri Lalzit, i lalëve te zinj. E nese duhet te ndryshoje kahja e historisë ketu duhet te nisi.
Diten qe do rrethohet me shirit nga OFL dhe pronareve do u shkoje letra qe per 48 ore te motivojne pasien e tyre, ne mos SPAK shpall sekuestron, vetem atehere njerezit do te thone:
Kjo eshte dita 1 e kalendarit te ndryshimit ne drejtimin e duhur
Si shume kerkove miku im.Derrat e gjiri i derrave e kane vendin ne thertore.Po kush ka mundesin ti shpjere te kasapi keta lloj derash??????
Gjithmone ai qe kerkon shume zakonisht mer noc rokun ……..qe te behet realitet endera e ketij gazetari , ku me te drejte e shkruan , duhet nje revolucion total ,duhet nje 1990 – e dyte , nuk jam i sigurt qe shqiptaret duan , dhe kane mundesine ta bejne …….etehere asnje skish , ishin te varfer pothuajse te gjithe , kurse sot ??? Sot thuaj ti taboreve te Metes dhe Saliut qe erdhi OFL – ja per sekuestro ……….mori flak Shqiperia , pikerisht kesaj i tremben dhe partneret tane brenda dhe jashte Europes ….faktorit ae quhet destabilizim …..perndryshe klientet e Lalzit do ishin me kohe te groposur ………jam i sigurt qe dikujti nuk do ti pelqeje komenti ……..kurre dhe per asgje dhe me asnje nuk bie dakort sot ……lloji i demokracise ……….tung
Po nuk eshte gazetar Prof. Perparim Kabo o Hajro.
Eshte mendimtar, filozof, intelektual shqiptar.
Kjo eshte nje hale islamikesh dhe nuk ka tjeter perfundim….
Asnje gje nuk kane bllokuar,te gjithe hapur i kane bizneser,paguan gjoben dhe jane ok.i shikojme c do dite qe su ben syri tërr
A thua do e mberijme ate dite?
E flasin per Enverin keta legena hajdut te paskrupullt
Kjo eshte vetem pjesa qe shikon, e per rrjedhoje komenton. Po qutetet bregdetare qe u shkatrruan pergjithmone. A e ke idene cfare behet nen toke, me minierat? Krimi eshte disapermasash dhe total, ne gjithe vendin.
Po por gjarperi kapet nga koka. Dhe kokat dihen,nuk jane nentoke. Mjaft qe OFL tu lere pusullen. Nuk eshte larg dita.
Vetem kur ky gji dhe gji-rat e tjere ne Lunder, Farke dhe Golem te rrethohen deri sa te sqarohen per drejtesine dhe publikun origjina e ketyre pasurive qe do i kishin zili edhe ne Europen perendimore.
Domethene boll shuan duke rrethuar me shirit pronat e gangstereve, te cilet edhe kane rrezikuar edhe jetet e tyre.
Urgjentisht duhen rrethuar dhe konfiskuar pronat dhe parate e gangstereve me kollare dhe imunitet, duke filluar nga lideret e partive politike, biznesmeneve te mbrojtur nga politika etj.
Vetem atehere do te filloje zhvillimi real i vendit dhe do te ulet varferia ne popull
Shme mire e ka zoti Kabo,kur do rrethohet me shirit nga OFL ne vilat e Lalezit atehere do ndryshoi historia e shqiperise.Keta qe kane bere vila kaq lluksoze,zbriten nga gronjat e maleve te Tropojes dhe te Skraparit me opinga te grisura dhe pa breke ne bythe na u ben pronar te medhenj e jetojn si ne parajs.Eshte per t’u çuditur me SPAK-n dhe organet e tjera te drejtesise qe i shikojn dhe bejne sehir.Kete e kuptojn dhe kalamanjet qe eshte korrupsion gjigand dhe nuk na e kuptoka SPAK-u.Duket qe drejtesia eshte akoma ne duaret e felliqura te Sali Berishes,jane njerzit e tij.
Edhe nji Cunami do bënte punë.
Pergezime profesor qe mban lart zerin e lire. Derrat posi, madje me shume se derrat. kriminelet qe e cuan popullin ne zgrip te ekzistences, ne varferine ekstreme. Genjen kryeministri yne si derr, se keshtu ka genjyer ne vite, po te duash edh ne breza. Genjen Meta, Berisha, Basha si bije, nipa dhe bashkepuntore te genjeshtres se madhe te lumturise qe do te sillte komunizmi. S ka zgjidhje vec SPAKUT te drejtuar nga SHBA. Megjithese edhe kjo ka pak gjasa te ndodhe. Prape profesori klith. Mire qe ka shpatulla te forta dijen qe qe e mbajne peshen e guximit. Sa me shume zera te tille. Vetem atehere minjte nuk do te dijne ku te futen.
Ah mor Profesor nja 10 si ju te kishim kushedi se ku kish arritur Shqipnija Jone .Persh Juli NL
Keta duan bombardim fiks si te gjiri i derrave ne Kube
Në qoftë se Ju kujtohet , edhe para një viti , pikërisht me 29 Tetor 2019 , Ju zotëri profesor i nderuar Përparim Kabo, si pjesë e panelit përzgjedhës, i drejtoheshit kandidatit për Kryeprokuror : Ti kandidati për kryeprokuror, a shkon dot në Gjirin e Lalzit ?
Edhe atëherë , ju pata bërë një koment .
Po ju a bëj edhe sot :
Çajupi ynë i madh , pati shkruajtur shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët . Mes të tjerash ka qenë dhe një varg tek Elegjia e tij e famshme për 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të gruas së tij :
” Mos u mbani ndër qiejt, se s’mbahen gjëkundi ”
Prandaj , mos i bjer në qafë as SPAK-ut , as Prokurorisë e asnjë organi tjetër për me ndjek akuzat e forta që Ju, Romeo Karaj e të tjerë bëjnë për abuzimet e pushtetarëve , madje duke kërkuar të hetohen mbi pasuritë e pa ligjëshme presidentë , kryeministra, etj , të këtyre 30 viteve .
Duhet të keni të qartë një gjë . Asnjë s’ka guxim t’i ngacmojë , preki e hetojë këta oligarkë , tashmë mafiozë, jo se nuk dijnë , jo se nuk duan , por nuk ka kush ti mbrojë , sikur edhe nga një taborr me policë t’i vendosësh mbrapa me i ruajt .
Vrasja e Artan SANTOS , Artan ÇUKUT , e sa e sa të tjerë komisarë e mafiozë, etj , në mes të Tiranës , do dukeshin lule para vrasjeve që mund të bëjnë këta , po ju prekën apo rrezikuan interesat e tyre .
Ti këtu ke qenë dhe i ke marrë vesht , se në Shqipëri , edhe kriminelë ordinerë , por të fuqishëm prej pareve të krimit , prej burgjeve kanë urdhëruar e realizuar kushedi sa vrasje , rrëmbime e kërcënime , jo këtu, por deri edhe jasht shtetit .
E keqja dhe pa mundësia e realizimit të asaj, që pretendon e kërkon ti, vjen nga LIGJI i famshëm i VETTINGUT , të cilin , PUSHT-et POLITIKA , për 3 vjet , mbasi e sorollati nëpër komisione dhe e shkëleu sa majtas e djathtas , e pruni tmam në qokë si limonatë , e pastaj e dërgoi në Parlamentin e famshëm ku e votoi me unanimitet të pa parë , për herë të parë , me 140 për 140 vota dhe me 10 minuta duartrokitje , bashkë me gjithë shpurën e ambasadorëve.
Mos kujto se po pastrohet drejtësia . Aspak . Atyre, që u larguan vetë nga dera , dhe ato, që gjoja po i largojnë , nuk ju prek asnjë fije floku , dhe do jesh këtu e do shikojsh, që do kthehen e futen një nga një nga penxheret , në sistemin e Pa DREJTESISE .
Pse .
Sepse Ligji i VETTINGUT , pas sistemit të Pa Drejtësisë do vazhdonte tek ata që e miratuan atë ligj .
Po mirë more i dashur Romeo . Ta merr mendja , se këta do miratonin ligj kundra vehtes . Prandaj dhe pjestarët e sistemit të pa drejtësisë nuk u prekën e do kthehen , mbasi janë bërë mjeshtra në dhënjen e verdikteve në favor të pushtetarëve dhe kriminelave mafiozë , të cilët , siç po e sheh dhe vetë , me gjithë se të dënuar fillimisht me burgime të përjetëshme për krimet e kryera dhe rrezikshmërinë që paraqitnin , u liruan e po lirohen një nga një nga burgimet . Madje edhe më shumë . Janë biznesmenë me pare të madhe . Po ashtu , këta prokurorë , gjygjtarë e tjerë , kanë dijeni dhe për yrneqet e kastës POLITIKE-PUSHTET-OLIGARKI Mafioze .
Prandaj dhe ajo ambasadorja Kim, e të tjerë , flasin në erë , se gjoja reforma po ecën në drejtimin e duhur .
Po nuk ju hoqe pasurinë , këta të heqin qafe kushdo qofsh, me gjithë familje , e soj e sorollop , po guxove me i prek sado pak .
Ligjit të VETTINGUT po ti shtosh 1 , or po vetëm 1 NEN shtesë , i bën të gjithë pa përjashtim , nga i pari deri tek ai gardiani i burgut , ti dorëzojnë me dashje apo pa dashje të gjitha ç’kanë e çfarë kanë abuzu .
Kabo jo vetem aty…jo i njeanshem….ke te gjithe…
Vetem Zoti u befte derman,i qerofte me fis dhe me fare
Eh! Sikur gjërat te zgjidheshin me mallkime sot do jetonim në Parajsë! Sepse, “Nga e thëna në të bërë na ndan një det i tërë!”; se “Selanik e tatëpjetë, si ka qenë do të jetë!”, e sa e sa të tilla ka nxjerrë mendja e njeriut kur i ka plasur buza. Po ç’e do…..!!!!
Keto pak rreshta te shkruara me lart ,jan gjithecka qe mund te shkruash per 30 vjet…vetem kaq mjafton ,vetek kaq…
Z.Kabo me duket e pa shprese.Gjygjtaret e prokuroret e sotem i kane frike mafiozet Berisha e Meta.Akoma me frikacake po na duken keta te SPAK- ut.Nqse keta politikanet e sotem mafioze nuk vetingohen perpara zgjedhjeve te 25 prillit e nqse nuk thirren per dosjet e hapura te korrupsionit e vrasjeve qe kane bere , i takon popullit te rrethoje SPAK – un e ti terheqe zvarre nga zyrat e tyre.
Edhe ju z.Kabo me integritetin dhe përkushtimin ndaj kombit mund të tentoni të blini pak shirit me” 200 Petrita”ta rrethoni pyllin e derrave.Në demokraci nuk fitohet nga studiot dhe portalet!Parole..parole dhe vetëm fjalë!
Sido që të jenë komentet, përcaktimi nga profesori i vatrës së kolerës politike që po merr jetët e shqiptarëve është i saktë. Ai aq nund të bëjë, të ngrerë zërin, të shpallë të vërtetën, të cilën e shohin të tërë përditë e të tërëve u vret sytë, por pesha e fjalës është tjetër gjë. Barra bie te organet e shpresës, të rinovuara me hir a me pahir nga vetë ata të vilave te gjiri i “derrave”. E nëse ata të shpresës nuk ndihen borxhlinj ndaj “derrave”, dhe s’kanë pse ndihen, dhe nëse nuk ndjehen të një familjeje me ta, atëherë mund të merren me gangrenën si mjekë të mirë.
Bravo!
Te gjithe mallkimet e Popullit rafshin mbi kto Plehra Toksike!
Politikane, Qeveritare, Gjygjtare , Prokurore,Krybashkiake, Nepunes Hipotekash, Tatimesh, Doganash etj
pa asnji merite shumica me Palodiplomash ka vu pasuri prallore ne kurriz te shumices fukarenj !!!!!!
DY GJERA KANE LEVIZUR PARALELISHTE NE ATE VENDE.POLITIKA DUKE BERE ZHURMUSIN E NJERIUT TE NJE DEMOKRACIE TE RE TE ASHTEQUAJTURA ,DHE KRIMINALITETI I PO KETYRE NJERZEVE PER ZAPTIMIN ,DHE VJEDHJET E ATIJE VENDI.KJO PRA ESHTE FYTYRA E DEGRADIMIT TE ATYRE NJERZEVE QE KANE DREJTUAR ATE VENDE PER 30 VJETE.
NGA PERFITIMET E ANARSHISTEVE POLITIKE ARRITEN NE PERFITIME GLOBALE EKONOMIKE,. GANGRENA NE ATE VENDE NUKE KA TE MBARUAR ,DUKE KRAHASUAR EDHE DEMET E PYJEVE,LUMENJEVE ,MALEVE,URAVE,FABRIKAVE,KOMBINATET,UZINAT ,DERI NE ZHDUKJEN E ARMATIMEVE DHE REZERVAVE .KJO SE PER POLITIKANET LIGJET NUKE EKZISTOJNE,ANSI LIGJET JANE NJE LOJE DEMAGOGJIJE PER TU HEDHUR HI SYVE TE NJERZEVE TE TJERE. AI VENDE NUKE BEHET KURRE NGA KETA NJERZE QE VETEM MASAKER KANE BERE .
Besoj qe i gjithe populli Shqipetar, tashme I njeh POLITIKANET, te cdo krahu qe ata jane, bashke me levat e Tyre GAZETARE. I din fare mire pasurite perallore te tyre dhe cuditet me aksionin OFL te qeverise, me sekuestrimin e pasurive te disa trafikantesh, duke lene ne hije te gjitha vilat e Politikaneve te Tyre, ne cdo CEP te Shqiperise, si dhe kudo ne Europe.?
SPK DHE BKH DUHET MENJEHERE TE FILLOJ PUNEN ME SHEIKET TANE POLITIKANET. ?
JEMI NE PRITJE……… ?
E ke qarë!?
E ka qare more e ka qare,por eshte i fundit qe e thote….
Ne qe komentojme ketu,e kemi thene qe kur u formua ofl dhe sa here i conte formularin djemve te keqinj….
Une dhe te tjere kemi thene,po te keni bythe ju dhe apaku tju coj formularin atyre te gjiri hajduteve qe edhe cadrat e plazhit i kane si sheike….
Atje ben shetitje shpellari qe ka pa det ne moshen 20 vjecari me mulin,me fate gerdecin,me moniken qe ka 11 banjo per macen sasha dhe ankohet se e ka portofolin bosh,qan hallin e fukarenjve dhe atyre te termetit…
Keta qe shajne bllokmenet(qe rrinin me qera),kane vila ne det ne mal e cdo shtet,e pare neper banka kudo neper bote dhe na hiqen si te ndershem….
Vetem me rrogen e rojeve te vilave te ketyre mund te ndertoheshin disa ap per termetin…
Sa harxhon monika per macen,harxhonte nexhmija nga dibra e monikes per kafe….
Politikani me i paster i Shqiperise ne keto 100 vite eshte Enver Hoxha.
Shtepi per vete nuk ndertoi dhe femijet e gruaja e tij mbeten rrugeve, ndersa per popullin ndertoi mijra apartamente dhe banesa, falas, falas…
Ah, vrau 4853 persona qe nuk ju binden ligjit te atehershem. Ne keto 30 vjet, jane vrare mbi 10 mije vete. Pa gjyq. Baaam….
Mal Corri! Çfarë thu or burrë? Po a nuk të kujtohet ajo fotoja e famshme e eksodit biblik të shqiptarëve, që në mars 1991 iu veshën direkëve e kavove të ankorimit të anijeve në Durrës, të tej mbushura për të ikur nga sytë këmbët? Nga ku po iknin ata shqiptarë, nga parajsa e Enver Hoxhës. Ah mor Malcor! Me sa duket nuk ia ditke vlerën lirisë. Sepse i lirë edhe i varfëri e gjen pak rehati në shpirt.
Nje bravo te madhe supershkrim ???
Vila e Surrelit vlen sa guys e fotos.Aty duhet nise o Profesor,pasta te shtrihemi si rrathet ne une.
Këtu ska për të ndodhur asgjë nga drejtësia po bëni kryqin e madh të bjerë ndonjë cunam që të rafshojë të gjitha vilat me ata vetë brënda.Vaksinë tjetër mos prisni.Jo vetëm që kanë vjedhur po na kanë ngrënë zoinë(jetën) 30 vjet.Mbetëm rrugëve të europës dhe nuk kthehemi dot jo se nuk duam por sepse qeverisin horat…
I pacipi dhe I pangopuri me pushtet dhe pasuri Sali krimineli,nga vila e Lalzit akuzon Edi Ramen per bunkerin e Surrelit.Sali gerdalla politike e di shume mire qe bunkeri I Rames eshte shtepi banimi,kurse vila e tij ne Lalez eshte shtepi pushimi,po si vemje e ndyte nuk e ka per gje mashtrimin.
Kjo eshte normale mor te mjere.Kapitalizmi i ardhur nga SHBA,dhe Europa, nuk do ishte ndryshe.Historia e kapitalit kudo ne bote ka patur burim,vjedhjen,grabitjen,vrasjet,drogen,prostitucionin.Kjo eshte historia e pasurimit,kjo eshte e verteta e hidhur e sistemit.E si mendoni ju se SHBA do ndihmonte vendet e lindjes qe te ishin kunder si te majta?
Kete situate te krijuar qellimisht nga fuqite e medha kapitaliste,sot kerkon ta korigjoje SPAKU,i ngritur,i ndihmuar,i angazhuar nga SHBA dhe Gjermania,ku po kerkohet te eksperimentohet nje revolucion LENINIST,por jo me violence.I pari ne bote.Do mundet? Shume here kete pergjegjsi e ka mare persiper Amerika.A do e realizoje? KJo ka dy ruge: Ose e ben revolucioni,dhe shpeton kete komb,ose bute e bute duhet ti kerkoje te falur popullit Amerikan per qindra milionat e taksave qe i ka shpenzuar kot,e ja kemi vjedhur ne me politikanet tane,dhe te kerkojne falje qe per 30 vjet e shkateruan kete vend dhe qete qete te largohen nga ky vend.Po e ariti ate qe eshte zotuar,atehere bota do thote qe Ameriaka eshte demokraci e vertete.
Shoqeria shqiptare eshte e kriminalizuar.Shoqeri pa rregulla loje.Hypesat e pushtetit flasin per arritje madheshtore,ndersa,te hypyrit fillojne e shajne..Behet rrokada,nderron kahja e sharjeve,sulmeve:ujku behet qingj dhe qingji ujk.Nuk e di kush e do kete lloj demokracie,ku te gjithe jemi gati te shqyejem te gjithe.
Profesor jane pakice njerez si ty.Jetojme ne mes te krokodilave.
Gjithsesi je si gjithmone brilant.
Shqetesimi kryesor ketu eshte se Shqioeria nuk eshte me vend edukativ.Negativiteti eshte bere burim frymezimi per shumicen perfshi rinine.
Shum i sakte shkrimi, ku tregohet se sa i dobet eshte shteti para ketij shteti me vete. Na kujton san marinon ne itali, edhe ketu tek ky gji, tek ky shtet buze detit duhet te keshe nje pasaporte dokument, pasi eshte e ndaluar hyrja per kedo qe nuk eshte pronar ne nje nga vilat. Prandaj dhe populli nuk eshte entuziast, pasi organet qe u trumbetuan dhe vazhdimisht ambasada amerikane ben thirrje per OFL, per SPAK qe te bejne punen per te cilen, nga taksat tona, paguen sa e sa punonjes te administrates te ketyre institucioneve qe deri tani, te jep pershtypjen sikur punon per tu tallur. Si mundet qe askujt ne kete rezidence vilash te shtrejta mos u kete shkuar nje njoftim, per te treguar te ardhurat e posedimit te kesaj pasurie. Kjo eshte tallje dhe neveri nga ana popullit. Shum nga ara qe zotrojne ato vila, desherojne ta djegin shqiperine dhe nje here, me qellimin e te spostuares vemendje ndaj tyre, por harrojne se djegia do filloje pikerisht nga ai lluks i vene verem nen poshtersite e sejcilit ndaj ketij populli. SPAK te kam dhjere ne dere, su bere burre nje here. Pthu
Ky gji eshte korona e republikes se shqiperis ketu duhet gas metan dhe shkrepsen ajo ben pune, me shirita nuk ke ci ben Koronarve.
Profesor mos fol kot se ul veten.Cfare e di kapitalizmin ti qe te jetojne te gjithe njesoj?Ata te spakk ofl bkh ppsh pd lsi kane vilat dhe pasurite e tyre e shum te tjere gjithandej.Kujdes nga koronavirusi
Bravo profesor Kabo, Gjiri i Lalezit” eshte “Blloku” postkomunist qe duhet shembur nje ore e me pare.
Ketu jane pallatet e pashallareve te ”demokracise” dhe cdo pallat vile dhe kat eshte rethuar nga kamera ne kontroll ”non stop” dhe nga sherbetore te bindur, qe ruajne nate e dite ”guerilasit”!
Populli me plot gojen thote: -I gezofshin! Kjo ne gjuhen ketij populli nenkupton: -U shofshin! Mallkuar qofshin!
Ku jini ju trimat qe rrezuate me te drejte nje diktator si Enver Hoxha ne mes te Tiranes tani dilni dhe rrezoni te gjithe Enveret qe pine gjak njeriu tek gjiri i lalezit.
Dilni juve qe kerkonit ne format me primitive liri demokraci dhe kerkoheni te feilloje dita e pare e demokracise jo nga Tirana ashtu siç u pretendua por te filloje nga Lalezi dhe jo me nje Enver por shume e me shume Envere.
Demakogjine dhe punen e bere nga tradhetaret e kombit per keto 30 vjet o e ve ne binare vete populli o nuk rregullohet kurre dhe kot rrime me shprese se Lalzistat do na japin nje lemoshe per te jetuare skllever sote ne shekullin e 21-njete.
Ku jeni ju te “perndjekur” qe na u hapet bythesh se Enveri ju mori pasurine dhe jeten kurse Berishizmi ju ka prere oksigjenin qysh ne lindje te ketij brezi duke e lene budalla ,injorant ,kurva dhe kurvare,bixhozxhinjdhe çfar ka me keq qe po shtrydhin kete komb duke u bere shkelqyshem ne mes te Tiranes punen e serbomedhenjeve. Kjo nuk duhet te vihet fare ne diskutim se djelli me shoshe nuk mbulohet more te mjere. Fjalen e ka POPULLI JONE dhe askush tjeter.
“Vetem kur te rrethohet ky vend me shirit……..”Mos e ka fjalen per gardhin me tela qe rrethonte vendin per dekada nga frika e luftes imagjinare nga imperialistet e huaj??? Dhe e zbukuron me fjalen Shirit ? Zgjidhja ishte nje dhe e vetme me 1991-1992.Jo opozite me ish Komuniste hipokrite dhe me pinjollet e tyre qe me paturpsi bejne deklarata thumbuese dhe sot pas 30 vjetesh per ate pjese e popullit qe u persekutua pa pushim e me humbje kapitale……’Si kjo Deklarate e fundit e Rames per te jatin qe,, ka qene ne anen e drejte te historise” Kete e deklaratat para ardhese si ” Persekutore e persekutues ………e Berishes……Censure e autocensure …po e Beridhes.etj etj. thenie per te mashtruar nje popull qe posa keputi prangat gjysem shekullore.Nuk duhet Shirit rrethues por thjeshte ZBATIM I LIGJIT.Po nuk u zbatu ligji nga Instancat shteterore e deri tek njeriu i thjeshte ne kurre nuk do te kemi nje shtet demokrat por nje bicim shtet rremuje.
Vetem po u ngjall Enver Hoxha!
Ajo aty eshte kapitalizmi i Shqiperise. Ata qe banojne aty jane elita dhe padronet e Shqiperise, lakenjte e Amerikes dhe mafjes nderkombetare te kapitalit me te cilen kanibalizuan Shqiperine.
I ruan ligji, NATO, SPAKu, Amerika, policia, ushtria, greku, italiani, serbi, sherbimet sekrete, mafja e Shullazeve dhe Kuliceve, rojet personale.
Po thekuni ne diell dhe prisni se do vi shpetimi nga qielli!
“Gjiri i kurvave” dhe jo i Lalzit i duhet thene fshatit te ketyre maskarenjve.
Keto qe shkruani ju edhe une qe skam shkoll i shkruaj me ka ardhur dita dhe komentoj, te gjithe Shqiptaret e dine shume mire se kush jane dhe si i kane ber ato pasuri, problemi kryesor eshte qe Shqipria nuk ka intelektual qe te mblidhen dhe te marin frenat ne dore por pajtohen ose heshtin me paçavuret qe flet Monika me Ilirin. Jemi me fate qe jemi ne mes te evropes dhe largohemi te hame nga nje cop buke se Shqipria eshte vend i badakçinjeve.
Kjo eshte veper e sigurimit te shtetit, jane te planifikuar nga sigurimi i shtetit qe ne vitet tetedhjete se kush do behej dhe ku do ndertoheshin vilat.Te gjitha dosjet e ndertimeve jane bere nga sigurimi i shtetit.Mos me besoni mua, pyeteni Sali Berishen dhe do te kini te njeten pergjigje. Prandaj pa u zhdukur nga skena sigurimi i shtetit asnje nuk do bej hajer ne Shqiperi.Ky eshte problemi.