VIDEO: Diplomati hero, shpëton vajzën nga mbytja

17 Nëntor 2020, 11:39Lifestyle TEMA

Një diplomat britanik konsiderohet një hero tashmë në Kinë pasi u hodh në lumë për të shpëtuar një grua nga mbytja, ndërkohë që të pranishmit e tjerë nuk bënë asgjë, por thjesht filmonin ngjarjen.

Stephen Ellison, konsulli britanik i sapoemëruar në Chongqing, ishte duke vizituar një qytet të vjetër kur gruaja ra aksidentalisht në lumë.

61-vjeçari, ish-atlet u hodh pa e menduar dy herë në lumë për të shpëtuar vajzën që ishte e pavetëdijshme.

Akti i tij heroik u përshëndet dhe nga sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, i cili tha se ishte krenar për veprimin që Ellison kishte bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje