Z. president! Me Kaçin me kujtove sigurimsin e Hotel Tiranës

17 Nëntor 2020, 17:12Politika TEMA

Nga Arsen Hoxha

Me ekipin e Dinamos ka luajtur për shume vite me radhë një djalë simpatik, fjalë pak dhe që vazhdimisht shprehu respekt për kundërshtarët, sportdashësit dhe zyrtarët e ndeshjes. Ai ishte futbollisti Agron Hazbiu (Dauti) i biri i anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror dhe njëkohësisht i Ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiut.

Dihet se në kohën e një shteti monist këto nuk ishin pak.

Gjykoja ndeshjen Beslidhja-Dinamo në një stadium të tej mbushur. Ashtu ndodhte në atë kohë kur një ekip i kryeqytetit luante në qytete të tjera.

Ndeshja ishte e tensionuar, por tepër korrekte. Në një dalje të topit jashtë vijës anësore në krahë të djathtë të tribunës qëndrore, një tifoz diçka i thot Agronit që po shkonte tw rivinte topin në lojë. Ai nervozohet. Lë topin dhe shkon në drejtim të tifozit. Edhe pse unë vërshëlleva dhe i kërkova që të kthehej në fushë, ai vazhdoi duke hipur në telat kufizues dhe debatonte me tifozin. Veprim ky kategorisht i ndaluar në rregullore.

Unë shkova te vija anësore dhe kur ai tentojë të rihynte në fushë, i nxjerr kartonin e kuqe duke e dëbuar nga loja.

Uli kokën dhe qetësisht doli nga fusha.

Në përfundim të lojës, pasi trokiti kërkoj leje të bisedonte me mua. Mendova se do të shprehte pakënaqësi ndaj veprimit tim, por çuditërisht ai kërkoj të falur dhe e konsideroj veten tepër fajtor. Ndoshta për të ka qenë kartoni i parë dhe i fundit në historinë e tij si futbollist, sepse ai ishte me të vërtet model në të gjitha drejtimet.

Por, pas disa ditësh u përballa me një situatë jo të këndshme në hollin e Hotel Tirana. Një ish drejtues i Ministrisë së Brendshme, mesa mbaj mend me mbiemrin Koloneci, vjen në drejtimin tim dhe rëndë rëndë më thot:

-Si guxon t’i të nxjerrësh jashtë loje djalin e shokut Kadri Hazbiu.

-Unë nxorra jashtë loje futbollistin e ekipit Dinamo që veprojë në kundërshtim me rregullat e lojës dhe jo djalin e shokut Kadri, i thashë atij

-Pse nuk gjeje dot një masë tjetër, – më tha ai dike tundur kokën dhe në një mënyrë kërcënuese u largua duke parë nga prapa.

Për të lartë përmendurin shkelja e ligjeve të lojës nuk kishte asnjë rënddësi. I rëndësishëm ishte vetëm shoku Kadri.

Edhe për ju Z.President, shkelja e ligjeve të vendosura nga shteti nuk kanë asnjë rëndësi. Rëndësi ka që elita tuaj e pseudo-politikanëve ordiner të vendit tonë të jenë të paprekshëm ndaj ligjeve të shtetit, sepse ju jeni mësuar të jeni mbi to, mbi të gjithë shoqërinë?

Po kush jeni ju në thelb?

Kush është Kastriot Islami?

Kaçi, ose Kaçi i zi si i thotë jo më kot populli, mund të jetë shumë i mirë në profesionin e tij. Ka mbaruar studimet në një universitet të nivelit të lartë, por shkolla është vetëm një pjesë e jetës, vetë jeta është shkollë, që do të thotë se arsimimi veçse të krijon premisa, por pa një karakter të fortë dhe të qëndrueshëm dhe pa një kulturë qytetare je shumë i predispozuar për dështim, ashtu siç ishte dhe vetë jeta politike e Z. Islami.

Pikërisht kur ai u vendos në rolin e kryetarit të Parlamentit pluralist, tregoi hapur mungesën e atyre që folëm më sipër.

Ashtu si dhe ju në rolin e presidentit, Z. Islami nuk arriti ta kuptonte se në një demokraci të vërtet, postet nuk janë në mbrojtje të interesave të partive që u kanë vendosur, por në mbrojtje të interesave të popullit, sepse ato institucione janë vetëm të tij dhe jo të partive. Ata janë thejsht përfaqësues të tyre.

Ju duhet të kujtoni shumë mirë se ishte pikërisht ky politikan “i madh”, që ju fuqimisht tentoni ta mboroni dhe kur shkel në mënyrë brutale ligjet e shtetit, që tallesh ironizonte dhe përbuzte deputetët e Partisë Demokratike, që për hirë të së vërtetës nuk vinin nga universitete me emër dhe përvojë në jetën pluraliste perëndimore, por që i vunë gjoksin diktaturës dhe ndërtuan sistemin e lirisë në vendin tonë.

Kaçi, ashtu si dhe ju, është vetëm një pelivan politik që asnjë post politik nuk e ka fituar me konkurim të drejtëpërdrejt, por vetëm me lojra politike që i kanë bërë vetëm dëm demokracisë së brishtë shqiptare.

Mbrojtja që ju i bënit Kaçit është papjekuri, ashtu siç është qesharak mendimi juaj se veprimet plotësisht ligjore të çdo polici kudo qoftë ai, janë të inskenuara politikisht nga kryeministri.

Ju keni qenë dhe vet kryeminstër. A kanë patur akses për tu lidhur me ju policët apo drejtuesit e tyre për ngjarjet në terren të kësaj natyre?

Qëndrimi i Kaçit dhe bashkëshortes tuaj Kryemadhi, duke iu kundërvënë hapur ligjeve të shtetit, janë veçse lodra politike dhe duhen dënuar si të tilla.

Po i njëjti është dhe qëndrimi tuaj. Qëndrimi i një personi që gjithë ditën, diku i dehur e diku jo, i prezantohet popullit si faktori i stabilitetit, qëndrueshmërisë, ligjit e kushtetutës.

Ashtu si për ish sigurimast edhe për ju, mbrojtja e ligjeve nuk ka asnjë rëndësi.

24 komente në “Z. president! Me Kaçin me kujtove sigurimsin e Hotel Tiranës”

  1. Entoni says:

    Rahmet past Agron Dauti!!!
    Super djale i edukur. Mos e flliqni emrin e tij duke e vene ne nje artikull me Ilir Meten apo Kacin.
    Nese ekipi i Dinamos do te ringrihet ndonjehere foton e Agronit duhet ta mbajne ne hollin kryesor

    1. Ilirjan says:

      Nuk felliqet emri i Agronit kur meret edhe sot si shembull i mire qytetarie. Shoqeria shqiptare ka shume, po ama shume nevoje per modele te mira qytetarie. Une ndjej se duhet falenderuar zoti Arsen per shembullin qe solli, ashtu sic besoj se thelle ne ndergjegjen e ilir metes, ajo grimce e shendoshe qytetarie qe I ka mbetur eshte “skuqur” me kete terheqje veshi. Iliri ka frymuar ne ambjentet sportive si dhe Agroni, besoj dicka i ka mbetur ne ndergjegje qe duhet ti djege.

  2. vlora says:

    Artikull i goditur I thoye te gjitha.Presidenti eshte mesuar me paligjeshmerine U kap me bllok ne dore dhe krenar por i dhjere thote qe u gjykova dhe dola i pafajshem Pafytyresi me te madhe nuk ka.Sa per gruan e ti mjafton te shikosh seancen parlamentare ku hoqi cizmen dhe gjykoje se kush udheheq partine qofte dhe familjare.Cift i peshtire

  3. Cuku says:

    Te lumte dora dhe mendja z Arsen
    Respekte

  4. jurgen says:

    E te mendosh qe Agron Dauti i kishte te gjitha shanset te sillej si padron, por ai zgjidhte te drejten qe keta palacot e sotem te drejte quajne vetem atehere kur e thone ata dhe jo kur e thote ligji.

  5. Samiu says:

    Ky Kaci qe eshte edhe anetar i nje universiteti ne France, po te shkonte ne France dhe te dilte pa maske, e dini se cfare do te ndodhte?… e pra do merrte gjobe 10 fish

  6. Lani says:

    E ke kapur prej brirësh kete ngjarje me Kaçin e zi. Flmd Arsen!

  7. Te kishte tru presidenti sa nje njethundrak, nuk do dilte i pire e te kakerehej ne TV

  8. Beni says:

    Bravo, brilante.

    1. qazim says:

      Respekte z.Arsen,nje shkrim i goditur por kam pershtypjen se atyre qe i drejtohet,nuk ju behet vone fare,as e ndjejne me halabakerine qe kane e demostrojne cdo dite.

  9. Zgalem says:

    E falnderoj Z. Arsen Hoxha , per kete shkrim kuptimplote , kunder nje presidenti sharlatan , ne mbrojtje te nje fare Kastrioti , qe as vete nuk di per ç’fare punon , ne se e ka njohur punen ndonjehere . Fotografia e te dyve , flet shume , dy sharlatane , qe nuk mbahen mend , per ndonje pune produkltive , ndaj popullit , qe i ka paguar me shume dhimbje . Te dy keta mytebere , kurre nuk kane zbatuar ligje . E quajne veten mbi ligjet mbi shtetin . Ne kete bote , ka te mençur , per te marre . Zgalem

  10. Daja says:

    Eh cna kujtove Agronin e mire. Meqe ra llafi po kartoni kuq 2 A 3 te kujtohet gega kuqi dinamos. Ai kolaneci osht flori i klodit i likes esht. I madh je Arsen njeri mire.

  11. Dee says:

    Z.Hoxha respekte.

  12. Respekte z Arsen !
    Persa shkruani keni te drejte , se kur vihen ne ato poste njerez qe nuk dine se c’eshte puna ,qe dhe shkollen e kane mare se ne nje miting thiren , poshte diktatura , apo e duam Shqiperine si gjithe Europa , keto gjera do ndodhin , do “mbrohet” kushtetuta duke e shkelur me kembe qe ne “Nenin e pare” , qe para ligjit te gjithe jane te barabarte , pervec “helitave” , te cilet kane te drejte te kundrshtojne ligjin , te ofendojne punonjesit e ruajtjes te rendit ne krye te detyres , dhe ne fund i fut nje sllogan bajat , sulm politik , apo berjen hipokrite te shqiponjes , simbolikes te shqipetarise .

  13. Xoni says:

    I lumte z.Arsen per pronocimin e bere, qe ska lidhje me politiken por me minimumin e respektit ndaj ligjit dhe mbrojtjen e shendetit te njerezeve ne kete kohe pandemie..
    Çfare shembulli jep kjo familje e degjeneruar presidentciale kur I fton te gjithe te mos mbajne maske….kriminale!
    I ftoj te gjithe personalitetet publike te thone fjalen e tyre ne te tilla situata çmendurie presidentciale pa pasur frike qe mund te keqkuptohen politikisht.

  14. Kendrevica says:

    Arsen Hoxha, gjyqtari me dinjitoz, i pergatitur, i kulturuar e i drejte si rralle te tjere. Respekte per kenaqesine e sigurine qe na ka dhene ne fushat e futbollit ne vitet 1970-1980, dhe per kete shkrim ekzemplar, me mesazhe te medha qytetare e morale.

  15. Spiuna te Degjeneruar says:

    President Scharlatan me Spiuna te Degjeneruar..
    Fundja seshte i pari ase i fundit ,,,qe tallen me Popullin e tejeskllaveruar…
    Fatekeqesi qe nuk terhiqen zvare neper rruget e Tiranes…se Populli i percare,,dikush me nje pjete Supe e dikush me ca Dollare..

  16. Zeqir says:

    Bravo,
    Arbiter model, Njeri shembullor!

  17. Velo says:

    Bravo Arsen, shkrim me nivel. Brilant jo vetëm në sport, por edhe më gjërë.

  18. Pellumb Kulla says:

    Nje artikull i shkelqyer i Arsen Hoxhes. Dhe me vjen mire qe miku im i shtrenjte jep deshmine e nje gjykimi qytetar, e nje respekti te parimeve te shenjta te shoqerise njerezore. I udhehequr tere jeten nga keto parime, jo me kot Arsen Hoxha mund te konsiderohet gjyqtari me dinjitoz i historise se futbollit shqiptar. E pergezoj per kete shkrim te bukur, te cilin mbase mund ta shkruaja edhe une, por miku im gjen ne jeteshkrimin e tij episodin e rralle te ndeshkimit te djalit te ministrit te brendshem dhe te Sigurimit te Shtetit. Eshte nje ngjarje qe beri buje asokohe. Ajo ia pasuron tej mase shkrimin dhe perfaqeson figuren e tij konseguente. Paralelja me bezdine qe i sjell respektimi i ligjit nje njeriu qe dikur ka qene ne krye te ligjvenesve flet vete dhe varferon cdo koment.

    1. Respekt per fieraket tane….Pellumbin dhe Arsenin

  19. mero says:

    bravo nje pershtatje e zgjuar

  20. Kush e njeh ARSEN HOXHËN,duhet të pohojë një fakt:gjyqtari më i mirë, më i drejtë, më i guximshëm në gjithë historikun e futbollit tonë.
    Artikulli:pikat mbi i.

  21. Zana says:

    Bravo Arsen Hoxha, si gjithmone brillant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje