31-vjeçarja shqiptare në Itali shkon për të bërë tamponin, por nga frika "arratiset" dhe... aksidentohet

18 Nëntor 2020, 10:05Sociale TEMA

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një 31-vjeçare shqiptare në Itali.

Mësohet se e reja, e cila jeton në Soresina ishte paraqitur për të bërë një tampon për koronavirus, por më pas kishte tentuar të largohej.

Gjatë arratisjes ajo u plagos pasi makina e saj doli nga rruga.

Mësohet se 31-vjeçarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye kishte shkuar në urgjencë. Aty e reja iu nënshtrua një testi për Covid.

E shqetësuar nga rezultati që mund të merrte, ajo u largua nga ndërtesa.

Mirëpo gjatë arratisjes makina e saj doli nga rruga duke e lënë të plagosur lehtë. Ajo u dërgua në urgjencë dhe aty mori lajmin se ishte pozitive për koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje