Riatdhesimi nga Al-Hol, Elezi: Një kolonel kurd i gatshëm të ndihmojë, jeta e shqiptarëve në rrezik

18 Nëntor 2020, 09:43Sociale TEMA

Më shumë se 500 sirianë, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me militantët e grupit të Shtetit Islamik, u larguan të hënën nga kampi i mbipopulluar Al-Hol, kanë njoftuar zyrtarë kurdë.

Ky kamp që menaxhohet nga kurdët, është në verilindje të vendit, tashmë të shkatërruar nga lufta.

Drejtori e Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, zoti Bedri Elezi tha për Euronews Albania se i ka përcjellë autoriteteve shqiptare kontaktin e një koloneli kurd që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në kthimin e shqiptarëve të mbetur ende në kamp, dhe kjo sipas tij përmes një rruge shumë më të thjeshtë se ajo e ndjekur deri tani nga autoritetet shqiptare.

Sa më shumë të zbrazet kampi, aq më vështirë bëhet jeta atje, ndaj autoritetet shqiptare duhet të veprojnë më shpejt në riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi. Kampet kontrollohen nga kryengritja kurde.

Sipas këtij personi, që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar ekziston mundësia që fëmijët të ndihmohen deri në kufirin mes Sirisë dhe Irakut, më tej nga Iraku do të përcillen deri në aeroportin e Irbilit, që ka aeroportin ndërkombëtar dhe që aty mund të realizohen fluturime ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për 140 km rrugë dhe është kontrolluar nga autoritetet kurde, dhe organizma ndërkombëtare”, shpjegoi z. Elezi.

Në kampin e Al-Hol dhe kampe të tjera të Sirisë, vazhdojnë të qëndrojnë një numër i madh shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ditë më parë u bë e mundur rikthimi në Shqipëri i një gruaje dhe katër fëmijëve nga kampi al-Hol i Sirisë, ku kanë qëndruar për rreth dy vjet.

2 komente në “Riatdhesimi nga Al-Hol, Elezi: Një kolonel kurd i gatshëm të ndihmojë, jeta e shqiptarëve në rrezik”

  1. likefloriri says:

    Ai zoti elezi ti mbaje per vehte ato kontakte se mbase i duhen. SHteti shqiptar duhet te jete shume i kujdesshem me riatdhesimet, se po sjell ne shqiperi ata qytetare te cilet jane larguar me deshren e tyre, bile ne menyre ilegale te paligjshme. Ato tani nuk kae me dokumente shqiptare dhe pervec se jane te indoktrinuar, me ato mund te penetrojne edhe kriminele, te cilet do te jene nje problem jo i vogel per shqiperine.

  2. Ujku Plak says:

    Po paskenni qene bole more. Per cfar i doni ata?lerini te shijojne perrallat me Muhametin e Pordhes. Shqiperia ka plot probleme,por me kthimin e ketyre ja vute Zjarrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje