"Hrushovin e lamë si të dh*erë"! Publikohet ditari sekret i Enver Hoxhës: Ambasada jonë përgjohet nga sovjetikët me aparatura speciale

18 Nëntor 2020, 09:03Politika TEMA
"Hrushovin e lamë si të dh*erë"! Publikohet ditari

Memorie.al publikon ditarin e panjohur të udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, të mbajtur plot 60 vite më parë, gjatë periudhës tetor-nëntor 1960, kur ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në udhëheqjen e lartë të PPSH-së së asaj kohe, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, morrën pjesë më festimet e 43-vjetorit të “Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit” si dhe mbledhjen e 81 partive komuniste nga e gjithë bota që u mbajt në sallën “Gjeorgjevskaja” të Kremlinit në Moskë. Çfarë shkruan ish-udhëheqësi komunist i Shqipërisë për atë ngjarje që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e vëndeve komuniste të mbarë botës, por edhe në marrdhëniet në mes Tiranës zyrtare dhe Kremlinit, e cila çoi edhe në prishjen përfundimtare të marrdhënieve në mes tyre, si dhe ç’ndodhte me delegacionin shqiptar, që nga mbërritja e tyre në Moskë, takimet me delegacionet e huaja të partive komuniste që merrnin pjesë aty, bisedimet e acaruara me palën sovjetike të kryesuar prej Nikita Hrushovit, që protestuan për dënimin e Koço Tashkos e Liri Belishovës, etj., e deri në ditën e fundit që ata u detyruan të largoheshin me tren nga Bashkimi Sovjetik…

Ditari i Enver Hoxhës për mbledhjen e 81 partivë në Moskë

HYSNIU DHE RAMIZI U KTHYEN NGA BASHKIMI SOVJETIK

Hysniu dhe Ramizi u kthyen nga Moska

BYROJA POLITIKE APROVON FJALEN QE DO TE MBAHET NE MBLEDHJEN E MOSKES

Në mbledhjen e sotme të Byrosë Politike diskutuam dhe aprovuam fjalën e Komitetit Qendror të PPSH që do të mbahet në Mbledhjen e partive komuniste e punëtore në Moskë në nëntor 1960.

PLENUMI I KQ APROVON FJALEN QE DO TE MBAHET NE MBLEDHJEN E MOSKES

Sot Plenumi i 20-të i Komitetit Qendror të Partisë dëgjoi dhe aprovoi fjalën që do të mbaj unë, në emër të KQ të PPSH, në Mbledhjen e përfaqësuesve të 81 partive komuniste e punëtore në Moskë në nëntor 1960. Në këtë mbledhje të Plenumit aprovuam dhe përbërjen e delegacionit që do të marrë pjesë në Mbledhjen e Moskës dhe në festimin e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Plenumi përjashtoi Maqo Çomon nga radhët e Komitetit Qendror të Partisë.

TIRANE – BUDAPEST, E ENJTE 3 NENTOR 1960

NISEMI PER NE BASHKIMIN SOVJETIK

U nisëm me avion për në Bashkimin Sovjetik, ku do të marrim pjesë në festimet e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, si dhe në Mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore që do të mbahet në Moskë. Gjatë rrugës u ndalëm në Budapest. Në mbrëmje u dha një darkë nga Karoli Kish, në të cilën asistoi edhe ambasadori sovjetik në Hungari, Ustinov.

HUNGARI – BASHKIMI SOVJETIK, E PREMTE 4 NENTOR 1960

Sot në mëngjes, në orën 8 e 20, u nisëm me tren të posaçëm nga Budapesti për në Çop (kufiri hungarezo-sovjetik). Na shoqërojnë ministri i Drejtësisë i RP të Hungarisë dhe shumë shokë të tjerë. Hungarezët po tregohen të dashur dhe të hapur me ne. Në orën 22°°, me orën e Moskës, arritëm në Çop. Aty na priti sekretari i komitetit të partisë të Uzhgorodit dhe shokë të tjerë sovjetikë. Bisedë dhe darkë e ftohtë. Pastaj me automobil shkuam dhe pamë Uzhgorodin. Ishte natë, por na bënë përshtypje dyqanet, të cilat, megjithëse po afrohej festa e 7 Nëntorit, ishin shumë të varfra.

Në orën 83°, me orën e Moskës, arritëm në stacionin hekurudhor “Kievskaja” në Moskë. U pritëm nga F. Kozlovi, sekretar i KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe anëtar i Byrosë Politike. Në stacion pritja ishte zyrtare me rojë nderi, me bandë dhe me trupin diplomatik. Në stacion kishin dalë gjithashtu studentët shqiptarë, të cilët na pritën me entuziazëm të madh. Pastaj Kozlovi na shoqëroi deri në vilën e zakonshme në Zareçie. Pasdite morëm pjesë në mbledhjen solemne në pallatin e sportit “Lluzhniki”, me rastin e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit.

FALSITET NE QENDRIMET E UDHEHEQESVE AKTUALE SOVJETIKE NDAJ NESH

Sot në mëngjes, nga tribuna e mauzoleut “Lenin- -Stalin”, asistuam në paradën ushtarake dhe në manifestimin popullor të banorëve të Moskës me rastin e 43-vjetorit të Revolucionit të Madh të Tetorit. Taktika e zbatuar nga ana e udhëheqësve aktualë sovjetikë dhe konkretisht e Kozlovit, që dje kur arritëm në Moskë na shoqëroi deri në Zareçie, nuk tregon asgjë të sinqertë nga ana e tyre, pse çdo herë tjetër që ne kemi ardhur në këtë vend, edhe në kohët e mira, domethënë pa plasur mosmarrëveshjet ideologjike midis nesh, këta vetëm sa na jepnin dorën dhe ndaheshim që në stacion. Sot Kozlovi erdhi për të ngrënë mëngjesin me ne dhe përsëri na buzëqeshte në mënyrë false. Kur u ulëm për të ngrënë bukë, ai, në mënyrë artificiale dhe të neveritshme, filloi të flasë për lidhjet dhe miqësinë që gjoja ka me ne. U përpoq të bënte disa “spunto” për të tatuar terrenin, por dhe ne i bëmë disa “kundërspunto” dhe me kaq mori fund mëngjesi. Nga shokët kinezë mësuam sot se Nikita Hrushovi, prapa krahëve dhe në prani të Liu Shao Çisë, ka sulmuar udhëheqjen e Partisë sonë. Si e pse do ta sqarojmë më mirë më vonë.

NJE, VEPRIM I PANDERSHEM DHE ANTIMARKSIST I HRUSHOVIT

Nikita Hrushovi më ftoi në takim, po unë nuk shkova. Në të vërtetë ne kishim vendosur që unë të shkoja në këtë takim, ashtu siç kërkoi Nikita, edhe pse e di që ai orvatet të realizojë taktikën e përçarjes; sidoqoftë unitetin tonë s’e çan dot ky kryerevizionist. Por sot Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik na dorëzoi një letër të gjatë që më 5 nëntor 1960, i’a ka drejtuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ua ka shpërndarë edhe të gjitha delegacioneve pjesëmarrëse në Mbledhjen e partive komuniste e punëtore të Moskës. Duke e lexuar këtë letër, pikërisht kur po përgatitesha për të shkuar në takim, pashë se në të vendi ynë nuk figuronte në radhën e vendeve socialiste. Pashë gjithashtu se aty sulmohej Komiteti ynë Qendror, dhe akuzohej për veprim me metoda antidemokratike kundër Liri Belishovës dhe Koço Tashkos, vetëm sepse janë “miq” të Bashkimit Sovjetik, e shpifje të tjera. Atëherë thirra Andropovin dhe i thashë se refuzoja të shkoja në takim me Nikita Hrushovin, pse ai, në mënyrë jo të ndershme, jomarksiste dhe duke shpifur, pa pritur të bisedonte më parë me mua, ka sulmuar Partinë tonë me anë të një dokumenti zyrtar ndërkombëtar, për ta diskredituar atë në sy të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Ky veprim i Nikita Hrushovit do të thotë se ai jo vetëm që na sulmoi, por, në fakt, krijoi kushte jo të barabarta për bisedime.

MOSKE, E MERKURE 9 NËNTOR 1960

Dje refuzuam takimin me Hrushovin. Sot, që në orën 80° të mëngjesit, më mori direkt në telefon Moris Torezi. Më ftoi të kalonim darkën së bashku dhe të bisedonim për çështje të ditës. Pranuam ftesën e tij dhe shkuam në takim. Bisedën e hapën shokët francezë. Insistuan të dinin përse refuzojmë të takojmë sovjetikët. Ua shpjeguam arsyet dhe u thamë si kanë vepruar ata hapur e prapa krahëve kundër nesh. Natyrisht, nuk u morëm vesh dhe secili qëndroi në pikëpamjet e veta. U duk qartë se ata janë me sovjetikët. Megjithëkëtë u ndamë miqësisht. Na përcollën deri te porta. Por pas këtij takimi, qëndrimi i tyre është i ftohtë. E qartë, Torezi ishte i shtyrë nga sovjetikët për të biseduar me ne, prandaj ka mundësi që biseda jonë të jetë regjistruar.

FILLOI MBLEDHJA E 81 PARTIVE KOMUNISTE E PUNETORE TE BOTES

Në sallën “Georgevskij” filloi Mbledhja e Moskës e 81 partive komuniste dhe punëtore të botës. Neve na e kanë caktuar vendin afër tribunës (apostafat), bile ngjitur e në një radhë me koreanët. Në sallë sundonte një atmosferë mbytëse dhe plot “furtunë” të pashpërthyer. I pari foli Suslovi, i cili mbajti një raport në emër të Komisionit që përgatiti projektin e deklaratës. Sot në Zareçie erdhën për një takim Mikojani, Koz lovi, Suslovi, Pospjelovi dhe Andropovi. Nga ana jonë ishin të gjithë. Bisedë e tmerrshme. Të dërguarit e Hrushovit erdhën të na mashtronin e të na “bindnin” që të hiqnim dorë nga pikëpamjet tona dhe të mos i ngrejmë ato në Mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore. Ata jo vetëm që janë në dijeni për mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis dy partive tona, pse vetë janë shkaktarët dhe autorët e tyre, por mbi qëndrimin që ne do të mbajmë në mbledhje ata i ka informuar edhe Moris Torezi. Pikërisht ky qëndrim i drejtë, i prerë, demaskues yni i tmerron ata. Të gjitha manovrat po i përdorin sovjetikët në kontaktet e takimet që kemi pasur gjer tani me ta. E bëjnë këtë vetëm e vetëm për të na përkulur, por pa dobi: në fillim na sulmuan, pastaj bënë sikur u zbutën, bënë edhe tërheqje taktike, “njohën” një sërë fajesh, u munduan të na lanin e të na lyenin, bile u përpoqën të bënin edhe diferencime. Por gjithmonë ata hëngrën prej nesh grushte të atilla, saqë s’i kishin parë as në ëndërr. Këto takime po vërtetojnë mirë se e drejta është në anën tonë dhe se kemi të bëjmë me revizionistë, dredharakë, hipokritë, matrapazë, njerëz pa turp dhe tregtarë të marksizëm-leninizmit. Nga takimi i parë me ne ata ikën me duar bosh dhe plot “plagë” në fytyrë.

MOSKË, E PREMTE, 11 NËNTOR 1960

Vazhdon Mbledhja, vazhdojnë edhe prapaskenat e sovjetikëve. Mikojani kërkoi një takim të dytë me ne. Ia dhamë. Erdhi në Zareçie tok me Kozlovin si delegatë të Presidiumit të Komitetit Qendror dhe kërkoi takim të ri për bisedime. Ne pranuam. Do të vemi të gjithë, si një trup. Konstatojmë se ambasada jonë është nën përgjimin e sovjetikëve me anë aparaturash speciale qysh prej 3 vjetësh, qëkurse ajo hyri për herë të parë në ndërtesën e re.

MOSKË, E PREMTE, 11 NËNTOR 1960

ME SHOKET NE ATDHE MBAJME LIDHJE TE VAZHDUESHME

Me shokët në Tiranë mbajmë lidhje të vazhdueshme. Ne i njoftojmë për punët tona këtej. ata na mbajnë në dijeni të gjendjes së punëve në atdhe. Dje shokët na njoftuan se gjithçka shkon mirë, përveç shirave të mëdha që kanë rënë ditët e fundit, sidomos në zonën bregdetare, ndërsa në zonat e Veriut po bie dëborë. Për këtë arsye mbjelljet vazhdojnë me ndërprerje. Ata na njoftuan gjithashtu se edhe festat e 7 dhe 8 Nëntorit i kanë kaluar mirë. Por në mbledhjen solemne, që çdo vit mbahet në vendin tonë me rastin e këtyre festave, Novikovi, i ngarkuari me punë i ambasadës sovjetike, që ka përshëndetur në emër të ambasadës, nuk paska thënë asnjë fjalë për Partinë tonë. Për këtë, të pranishmit në sallë, siç e ka merituar ky agjent i Hrushovit, e paskan pritur ftohtë dhe pa asnjë duartrokitje. Kur ka mbaruar fjalimin, aty paskan shpërthyer në ovacione për Partinë tonë të lavdishme. Kështu Novikovi dhe padronët e tij kanë marrë një dush të ftohtë. E meritonin.

MOSKE, E SHTUNE, 12 NËNTOR 1960

MBLEDHJE E STUHISHME ME UDHEHEQESIT SOVJETIKE

Në Mbledhjen e 81 partive vazhdojnë diskutimet dhe, në prapaskenë të saj, vazhdojnë gjithashtu edhe intrigat e sovjetikëve. Sovjetikëve u ka ndezur me ne. Dje na kërkuan një takim të ri, në Kremlin, kësaj radhe me të deleguarit e Presidiumit të Komitetit të tyre Qendror. Shkuam në këtë takim. Në mbledhje nga ana e sovjetikëve ishin Hrushovi, Mikojani, Kozlovi, Andropovi dhe Llaptjevi. Hrushovi që në fillim u orvat të na vinte në bankën e të akuzuarve. Por në këtë bankë e vumë ne atë. Ai tha se nuk tërhiqte asgjë nga ato që kishte thënë kundër nesh, na bëri edhe presione ushtarake duke na kërcënuar se mund t’a hiqte bazën detare nga Vlora. Por në këtë çështje ne e sulmuam fort dhe demaskuam qëllimet e tij. I zënë ngushtë, ai më bëri mua një krahasim se gjoja po flisja me të, si kishte folur Makmilani. Atëherë shokët Mehmet e Hysni i kërkuan Hrushovit të tërhiqte ofezën e poshtër që më bëri dhe, kur ai tha “po ku ta fus?”, shoku Mehmet i tha: “futeni në xhepin tuaj”. Pas kësaj ne të gjithë u ngritëm në këmbë, ndërpremë bisedimet dhe dolëm nga salla. Hrushovin dhe shokët e tij i lamë si të dhjerë dhe të poshtër, ashtu siç janë. Çdo gjë vërteton se Nikita Hrushovi është një revizionist i rrezikshëm. Prandaj shumë vigjilentë, shumë vigjilentë duhet të jemi karshi tij dhe grupit të tij!

MOSKE, E SHTUNE 12 NËNTOR 1960

Njoftimet që na dërgojnë shokët nga Tirana na e ndryshojnë atmosferën mbytëse në të cilën ndodhemi përkohësisht. Sot ata na njoftojnë se poshtë në rrethe po bëhen mbledhjet e plenumeve të Partisë dhe të këshillave popullorë për të diskutuar rreth planit. Kudo ka pasur diskutime e propozime të mira. Për sa i përket qëndrimit të sovjetikëve, shokët na thonë se në Pashaliman ata kanë lëshuar brezin që ne t’ua shkelim e kështu të lindin incidente. Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat për t’u treguar vigjilentë e të kujdesur. Shokët na njoftojnë gjithashtu se specialistët sovjetikë, në degë të ndryshme të ekonomisë sonë, kanë filluar të sillen keq. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe ata bullgarë. Sa gjë e shëmtuar! Duan të na bëjnë presione e të na pengojnë të themi fjalën tonë. Por më kot e kanë revizionistët sovjetikë dhe shërbëtorët e tyre.

VAZHDON MBLEDHJA E 81 PARTIVE NE MOSKE

Vazhdojne diskutimet e 81 Partive ne Moskes, dhe po ashtu edhe intrigat e sovjetikeve ne prapaskenen e saj.

MARRIM MASA PER T’U RTHYER ATDHE

Informuam shokët në Tiranë se mund ta marrim fjalën ditën e martë, më 16 nëntor. Fjalimit i shtuam të dhënat e fundit që mësuam këtu si dhe poshtërsitë që Hrushovi u ka thënë kinezëve kundër nesh. Lidhur me kthimin tonë në atdhe, i njoftuam shokët se do të nisemi së shpejti dhe se mendojmë të kthehemi me det. Porositëm që një vapor yni të niset për në Kostancë të Rumanisë.

SOVJETIKET KERKOJNE PERSERI TAKIM

Në seancën e sotme të Mbledhjes foli përfaqësuesi kinez Ten Hsiao Pin. Sot sovjetikët na dorëzuan një dokument zyrtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, me të cilin kërkojnë përsëri takime për bisedime.

30 komente në ““Hrushovin e lamë si të dh*erë”! Publikohet ditari sekret i Enver Hoxhës: Ambasada jonë përgjohet nga sovjetikët me aparatura speciale”

  1. Tuk Tuk says:

    Ketu ka pasur te drejte xhaxhi,po gabimi ishte lidhje e tij me sllavet.Hurshovi ishte nje sharlatan ukrainas qe gati futi boten ne lufte me 61 me kuben….sidoqofte xhaxhi nuk leshoi pe dhe kjo i jep kredi si udheheqes.

    1. Qwert says:

      Ky derri jone e quan Hrushovin revizionist. Koha tregoi se ai kishte te drejte. Ndersa ky qe mburret dhe mbeti pa huke, vendosi te hante bar. K*R gjirokastre.

      1. miri says:

        Per te shpetuar lekuren e tij EH mblodhi me shumice rreth vetes injorante dhe te pashkolle dhe u a futi te gjitheve
        Njeri pervers dhe i pabese.E la popullin ne mjerim

    2. aaaaa says:

      Simbas disa studiuseve kjo histori ka qene konspirative,sepse Enveri beri kompromise shume sekrete dhe te fshehta me Amerikanet qe te prishej me ruset dhe si kompesim ai do lihej i lire te kishte pushtet absolut te paprekshem dhe te bente eksperimente me popullin shqiptar sic e dime te gjithe qe ai i realizoje.Gjeopolitikisht Shqiperia ishte ok me Amerikanet dhe aleatet e saj sepse ishte neutrale.Nuk tha kot Hurshovi qe Enveri dhe ppsh jane shitur per 300 aspra te amerikanet.Nje fakt tjeter qe mbeshtet kete teori ishte se gjithmon Zeri i Amerikes komentonte me pozivitet cdo kritike apo analize te E.Hoxhes kunder sovjetikeve. Pasojat negative e ketij lloj kompromisi si gjithmon ne te tilla raste bien mbi popullin dhe ne kete rast mbi shqiptaret.

      1. Shpetimi Debatik says:

        aaaaaaa. !.
        Te tame mu ne gop e pak e ke o.injorant .
        Po perse amerika nuk e hoqi kurre embargon nda popullit shqiptar ??????
        Haj ne gop te satemme. aaaaaaaa. .

        1. aaaaa says:

          Lexo me kujdes se ca kam shkruar me siper dhe mos harro te marresh cdo dite antidepresive,,se qenke ne gjendje te rend. Me sa duket je rritur ne nje familje me probleme mendore ku dhuna dhe ulurimat duhet te kene qene e vetmja menyre komunikimi.Kujdes.

          1. .... says:

            aaaaa. pajtohem me idene e komentit te shpetim debatikut ( por ama, jo me formen dhe permbajtjen e komentit te tij ) .
            Pergjigjia e jote me duket teper qytetare. Ti nuk bie ne nivelin e tyre halabak, qe puna ma e mire qe dine me ba eshte me sha.
            E admiroj kete lloj pergjigjeje, dhe legenat si puna e tij e meritojne kete.
            Rrespekt.

  2. Taulant says:

    Kadri Hazbiu i deklaroj ambasades Ruse ne Tirane se ne qofte se Enver Hoxhes do ti ndodhte gje ne Moske te gjithe (mijera) specialist ekonomik dhe ushtarak Rus ne Shqiperi do te ekzekutoheshin. Enveri ato dite ne Mosk rrrezikonte jeten sepse shante publikisht Hrushovin ngaqe Hrushovi qysh ne 1956 i kishte shpallur lufte kultit te individit dhe stalinizmit si ideologji ne gjithe vendet e Lindjes. Hrushovi donte qe te zevendesonte Enverin si nje Stalinist i pameshirshem me komunist me te bute ne Shqiperi por nuk e realizoj dot.

  3. Falem por nuk harruam...ok?? says:

    Paci fatin e te persekutuarve te Kriminel hoxhes ju qe nuk ndaheni dot nga e djeshmja e zeze enveriane!!!!Shkoni e merrni eshtrat e tij mbajini si hajmali a vendosini ne karrigen e rames..Ke shpresoni se trembni ju o halete e haleve???

    1. Shpetimi Debatik says:

      O i persekudhjere !.
      Ti te ka shkerdhuer jeten o ndyresyre injorante :-
      GJYshi , babai , nena motra vellai i rraces tende te
      ndyre prej mercenari, hajduti,…..e pushti bashkpunetar me re keqen vrastare me duart e lyera deri ne brryl me gjakun e popullit te pafajshem .
      .Ty or mut stermuti ta ka bere SKANERIN i madhi
      Shafqet Musaraj ne vepren EPOPEJA. E. BALLIT. KOMBETAR . Deri ne 7 breza do kundermosh eren e qelbesires .

      1. Blendi Fevziu says:

        Robte ku t’i keni ju bajgat e Enver mutit.
        Rrofte dis8denti Fatos Lubonja.

  4. spaku pordhacaku says:

    Ishin burra, jo shaka….kishte te zot vendi..jo si sot,qe jemi bere kasht e koqe

    1. mik says:

      Ishin burra jo shaka?! A merren burrat me gra dhe femije ? A ka me pa-burreri se te vrasesh shoket e tu ?
      Nqs Shqipeeia ka pase ndpnjehere udheheqes me mungese burrerie, ai eshte Enver Hoxha.
      Te gjithe e dime se komunizmi ne Shqiperi ishte i pa-shmangshem. Ishte vendos nga fuqite e medha, dhe dikush do bente detyren qe beri Enveri, por Enveri shkoj shume larg.
      Edhe pse Shqiperia eshte e vogel ku te gjithe ne nje menyre apo nje tjeter jemi te lidhur me njeri tjetrin, Enver Hoxha u tregua ma i ligu nga te gjithe diktatoret e tjere te cadres sovjetike.
      As 10% e historise se Enverit nuk eshte zbardhur akoma.
      Per sa kohe nuk denohet publikisht ai rregjim, ne te fundit ishim dhe te fundit do ngelim.

  5. Prof.Sp.5 says:

    Kini parasysh qe Enveri qendroji dhe mbretroi nen ombrellen Amerikane. Anglo-Amerikanet i kishin studiuar mire personalitete e krererve Shqiptare gjate luftes. Nje dite Enveri do vinte tek ta perseri, por per te ishte teper vone. Pati nje merite qe e shkeputi Shqiptarizmin nga Sllavet se e ndjeu rrezikun individual por jo si regjim, por nga ana tjeter, i nxiu jeten ne radhe te pare njerzve te tij te families dhe jo me te tjereve.
    Per poltikat e medha te blloqeve lindje -perendim te asaj kohe, as nuk pyeste njeri per Spac apo Burrel. Ky ishte fati jone.Te pakten femijet tane te pas Diktatures, ishin fatlum qe nuk jetuan ato qe kaluam ne.

  6. Scutari says:

    Ja!! Keshtu kemi fluturuar gjithmone, me “presh ne bythe”!!

  7. Labi says:

    O taulant
    Nukqe kadri hazbiu por Beqir Balluku te cilit Enver krimineli ja shperbleu me vone.

  8. 17 nentori says:

    Me duket se te dh….? mbeten Shqiptaret e thjeshte qe do te provonin te hanin bar se xhaxhi me birone ne bllok mbreteroi dhe kenaqej duke prere kokat e ish shokeve te tij dhe te kujdo tjeteri qe hapte gojen qofte dhe per mungesen e bukes. Boll me kete xhaxhi qe nuk e kishte hak te vdiste ne shtrat por ne litar.

  9. spaku pordhacaku says:

    Po mik..ka patur gabime, si ne c’do sistem..por mos harro..e moren vendin te shkateruar,dhe harriten te bejne dicka, e cila u vodh, u shkaterrua pas 90-s. Pa tregona sot nje burre-politikan qe s’ka hulur breket te te huajt!!!???nafta vidhet, mineralet vidhen, hidrocentralet qe i beri ai sistem dje, sot ka bere supermilionera hajdute…ushtria, ekonomia, bujqesia???etj etj etj ,….zero jane mik sot zero…ka patur gabime?po shume

    1. Çiftatel says:

      demokracia e 90 eshte nje sistem shoqeror i dhjere nga te kater anet po ta krahasojme me fqinjet, si ne aspektin shoqeror/mardhenie, social/mbrojtje, ekonomik dhe individual. njesoj si ne kohen e diktatures prap ne fund te koves jemi.

  10. Sala. says:

    Po e luejte bithen nuk ka shok or tai. Enveri ta kishte shkrujt njihere ligjin!

  11. Erdogan says:

    Partia e “punes”u tregua Partia e Hakmarrjes,me vone Partia e luftes se Klasave te luftes se shqiptareve kunder shqiptareve,Partia e te Privilegjuarve kunder te Persecutuarve dhe Armiqve” te Kllases punetore deri ne kusheririn e katermbedhjete.
    Partia e rrembimit te pasurise (Perusia greqisht) e Internimeve e Burgosjeve,e Vrasjeve dhe e Internimeve.
    Partia e Shemtuar se Fabrikat,Uzinat Veprat dri Koman,Fierze etj u bene nga te Persekutuarit me dhune dhe te detyruar.
    Partia e Berishes,Rames,Bashes,Metes.
    Partia e Pabese qe qelbi kufirin me kufoma djemsh Nenash vetem e vetem te mbajne ate Regjim Apanthropike dhe kur e pa qe kishte mbaruar ndroi Xhaketen nga Parti Komuniste ne “Demokrate dhe Socialiste”.
    Fakti qe nuk u hapen Dosjet nga asnje Parti ne shenje nderimi te mijera Viktimave tregon qarte se kush na Qeverise.
    Nje Parti apo njeri kriminel eshte shume e veshtire te ndryshoje “Karakter”.
    Balli Kombetare i mire apo i keq qene Inteligjenca e Shqiperise qe e dinin fare mire cfro te thote Komunist dhe prone Shteterore d.m.th e askujt
    Bile luftuan Okupatorin deri ne Mukje qe komunistet nuk donin bashkepunim,i donin te gjitha per vete.
    Edhe ne qofte se bashkepunuan me Italine se qe shtet i Madh dhe i forte e bene se u premtuan Camerine etj.
    Ju komunisteve ju vjen mire per Telinin qe e donte Arnautine”pellazge” te Sulltanit deri ne Preveze dhe kur vjen puna per Ballistet qe bashkepunuan me nje Fuqi si Italia nuk ju pelqen?,
    Shqiperia nuk do behet shtet kurren e kurres.

    1. Piro says:

      Burra ishin ata te ballit qe dinin c’ishte shteti dhe politika, ata qe u lidhen me anglo- amerikanet. Po te behej si thoshte balli, shqiperia tani do ishte lule me ngjyra. U be sic deshi Enver K*RI, na mbylli brenda gardhit, na bente forma edukimi, na mbylli gojen, mori pronen dhe futi sherrin mes njeri tjetrit, e ktheu shqiperine ne burgje etj. Ata qe mburrin Enverin jane ca koqe qe duhet te hane bar, te jetojne me kafshet, jo mes njerezve. Ata nuk e njohin lirine dhe te drejtat e njeriut. Njohin vetem dhunen.

  12. miri says:

    Per te shpetuar lekuren e tij EH mblodhi me shumice rreth vetes injorante dhe te pashkolle dhe u a futi te gjitheve
    Njeri pervers dhe i pabese.E la popullin ne mjerim

  13. Ladi says:

    Kercenimin ruseve ne Tirane ja u ka bere Beqir Balluku dhe jo Kadri Hazbiu qe ne ate kohe ishte nje shef ne Ministrine e Puneve te Brendeshme..

  14. Shpetimi Debatik says:

    O i persekudhjere !.
    Ti te ka shkerdhuer jeten o ndyresyre injorante :-
    GJYshi , babai , nena motra vellai i rraces tende te
    ndyre prej mercenari, hajduti,…..e pushti bashkpunetar me re keqen vrastare me duart e lyera deri ne brryl me gjakun e popullit te pafajshem .
    .Ty or mut stermuti ta ka bere SKANERIN i madhi
    Shafqet Musaraj ne vepren EPOPEJA. E. BALLIT. KOMBETAR . Deri ne 7 breza do kundermosh eren e qelbesires .

  15. Shpetimi Debatik says:

    A ka burra qe te demaskoje NATIO -n sot ,,, sic beri. ENVER HOXHA ne kete mbledhje te 81 shteteve anetare te Traktaktit te Varshaves ? ? ? .

  16. Piro says:

    Ne qofte per burre shteti (dhe me kete kuptojme aftesine per te udhehequr me vendosmeri e dore te hekurt), te tille historia njeh e Shqiperise njeh vetem Enver Hoxhen.
    Nuk flitet per jeten time ose tenden, per varferine dhe internimet, per lotet e derdhur, plaget e djersen, por per dicka me te larte e sublime, per fatet historike te nje kombi te lashte qe deri ne konferencen e Paqes ne Paris ne 1946, fuqite e medha, Anglia dhe Franca dolen haptas per ta shperberej (per t’i dhene Greqise jugun e Shqiperise) dhe aneksimin nga Jugosllavia, se ciles Stalini i kishte thene haptas “nado gllatit Albanjii” (duhej ta gelltisni Shqiperine), sic tregon ne kujtimet e tij Milovan Gjilasi.
    Gjithenje harrohet se per Shqiperine dhe shqiptaret qe nga 1912 deri sot akoma, pyetja ka qene shtruar dhe shtrohet ne menyra hamletiane: “TE JESH A TE MOS JESH”; te ekzistosh si nje vend i pavarur e te mos ekzistosh me si popull e komb.
    Vetem nje burre shteti mund te navigonte neper konjunkturat e pashembullta politike armiqesore qe u krijuan ndaj ketij vendi.
    Situatat kritike ne histroine e cdo vendi te Europes jane kapercyer nga burra shteti dorehekurt te tille si Bismarku, Oliver Kromvelli dhe Mustafa Qemal-Ataturku.

  17. SHQIPE-FREE says:

    Pa pasur Ndonje Spimati per Sistemin qe ne Kishim ne Shqiperi,sepse Sklever ishim…dhe Buke Misri 6-te Muaj Hanim..
    Enver Hoxha, Mehmet, dhe Hysni..ISHIN BURRA ME BOLE, dhe me Karakter…i thane Hurshovit Ik Qiu..Kur po ti shohim Gjerat ne Kohe, nuk ishte aq e lehte…
    1-Nuk ka Pasur Mareveshje te “Fshehta” midise Shqiperise dhe Amerikaneve……Shqiperia u Prishe me Russet, por ishte akoma Antare e Traktatit te Varshaves, dhe vetem me Pushtimin e Cekosllavakise nga Trupat Sovjetike e DENONCOJ kete Traktat dhe u Largua…
    [email protected]@Gjermanet pra Politika Gjermane e viteve 1980-te ,qe donin nje Bashkim te dy Gjermanive, Hodhen syte nga Shqiperia, dhe donin te dinin se si Shqipetaret Zbuan Russet nga Baza e Pashalimanit pa shkrehur asnje Fishek???
    Edhe Ardhja e Kryeministrit te Bajernit Schtrauss ne Shqiperi ishte Pjese e Njohjes me mire te Problemit Shqipetare-Sovjetik…
    @@Fatekeqesia me e Madhe, qe ne Kishim Ramiz Aline ne ate Kohe, qe Udhehoqi Bisedimet…po te kishte Qene Mehmet Shehu, do te ishim ne Eu, dhe mbase nje nga Shtete me Politike Stabile Ekonomike…Ramiz Alia beri te Deshtojne Bisedimet GJermano-Shqipetare,,duke u Fshehur mbase “Kushtetutes” se gjoja Ndalonte Marrjen e Kredive nga Shtete “Imperjaliste dhe Revizjoniste”….Idjotesia me e Madhe….lool

  18. era! says:

    Ky popull nuk d te bej hajer kurre gjersa te dal nje burre qe te jete te pakten sa nje e mijtaa e Enverit te Madh………..
    Ju qe e shani ose ju ka mbetur brenda huri qe ju futi ne prapanice me te drejte ose jeni fukarenj per tru…..ose jeni tradhetare te qelbur………….

  19. arben says:

    o po ky ka qene te patken patriot si keto farat e serbit qe kemi sot ne politike. Ky gabime ka bere sa te duash po te paken kishte koqe te mbante posizionin e tij para URSS. Keta te tanishmit bejne dokumenta per UCK qe te usin ne xhep noj lek nga serbet e dick marty

    Cohu o Enver Hoxha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje