Nga Skënder Minxhozi
E vërteta e parë, le ta themi që në krye të herës, është se sherri në distancë i kasetës së masakrës së Krushës, mes kreut të opozitës Basha dhe autorit të saj Melaim Bellanica, nuk do të jetë gropa ku do të mbytet karriera e liderit demokrat. Lulzim Basha ka kaluar shumë gropa, edhe më të thella se kjo, për shkak se në këtë vend mbizotëron e qetë dhe e plotfuqishme kultura e mosndëshkimit. Ndaj Bashës sot po aplikohet një fushatë diversive, që lidhet me një të shkuar që vetë Lulzim Basha e ka fshehur në mënyrë fanatike. Askush nga ata që i rrinë pranë sot në parti, nuk e di me saktësi se çfarë ka bërë Basha në UNMIK 18 vjet më parë dhe sa reale janë akuzat që janë ngritur kohë pas kohe ndaj tij, në lidhje me këtë periudhë të errët.
Prandaj diversioni i sotëm me kasetën e Krushës mund të krijojë vetëm një disponim negativ ndaj Bashës në Tiranë e Prishtinë, në këto kohë gjyqesh ndaj UÇK, por jo ndonjë furtunë nga ato me pasoja fatale për një politikan që edhe pa këtë ngjarje, e ka plot dollapin me “skeletet e së shkuarës”. Kundërshtarët e Bashës po bëjnë sot bukë me miell të ndenjur, e kjo përcakton edhe përmasat reale dhe peshën që një histori e tillë do të ketë në javët e ardhshme. Basha as do të votohet, as do të mbesë në opozitë për këto që po fliten sot. Janë të tjera halle që ai ka në lidhje me ardhjen në pushtet, shumë të kompekse se kaseta e Melaim Bellanicës.
E vërteta e dytë është se sot nuk po gjykohet e peshohet versioni i fakteve që jep një shqiptar i Kosovës, ndaj një politikani të Shqipërisë. Sot po gjykohet, e ky është një element shumë peshë në këtë debat, natyra konspirative, e fshehtë, mohuese deri në absurd e një politikani ndaj të shkuarës së vet.
Lulzim Basha mohon gjithçka, ai nuk ka qenë aty, nuk ka dëgjuar gjë, nuk njeh askënd, nuk merr përsipër asgjë, nuk ka qenë madje fare ai për të cilin flitet, por një tjetër në vend të tij! Basha është modeli tipik i politikanit shqiptar, i cili, në mungesë të një instance supreme prove, e kjo do të ishte gjykata, mohon gjithçka sepse e di që nuk do të ketë kurrë një arbitër që t’i thotë që po gënjen. Kush mban mend, e kujton se herën e fundit që e thirrën zyrtarisht në gjykatë, ja doli të përvidhet derisa gjyqi u mbyll për tejkalim afatesh.
Në këtë sens, nuk është e rastit që ndaj tij po luhet me një sukses relativ edhe ky diversion politik, të cilin e dinë sesi do të përfundojë edhe ata që po e shtyjnë nga prapa perdeve. Është gjetur Basha për këtë lloj diversioni, sepse dihet qe ai nuk do të thotë kurrë një fjalë për të sqaruar një herë e mirë të vërtetat e tij. Është gjetur një person që nuk flet, prandaj edhe diversioni ka gjasa të vazhdojë.
E vërteta e tretë është se mbi gjykimin e dënimin real të klasës tonë politike, Bashës së djeshëm apo qeveritarëve të sotëm e të nesërm, triumfon rregullisht kultura e diversionit, përfoljes, thatheshemit, në vend të shqyrtimit konkret të fakteve. Notojmë mbi një kënetë akuzash të paprovuara në adresë të njerëve të fuqishëm të këtij vendi, akuza të cilat, ashtu si këneta, myken me kalimin e kohës, pa u verifikuar, pa u hetuar dhe eventualisht, dënuar. Kjo i humbet vlerën dhe peshën fjalëve, sado të rënda që të jenë, pasi në morinë e asaj që thuhet e shkruhet, e keqja e ka të lehtë të fshihet. Tamam si në rastin e asaj që ka ndodhur në Kosovë e Shqipëri gjatë konfliktit të vitit 1999, ku mungesa e një hetimi rreth rolit të protagonistëve të atij momenti, prodhoi vetëm tym e jo zjarr.
Një shembull mjafton në lidhje me atë kohë të zymtë për të ilustruar këtë kulturë mosndëshkimi: thyerja e embargos së naftës me ish-Jugosllavinë nga pala shqiptare në mesin e viteve ’90! Asnjë hetim, asnjë ndëshkim, megjithëse ne si shtet palë i OKB e kishim të detyrueshme ta zbatojmë atë rezolutë që ndalonte furnizimin e makinës ushtarake të Beogradit me karburant.
Prandaj, kur këtë mal shkeljesh, para dhe pas konfliktit në Kosovë, e vendos përballë akuzës emocionale, e pse jo të sinqertë të një të mbijetuari të masakrës së Krushës ndaj kreut të opozitës në Tiranë, shanset që të gjendet e vërteta janë minimale. Kaseta e Bellanicës mund të ketë plot të vërteta brenda, por ne as kemi dashur dhe as duam t’i gjejmë ato!
??
Basha ka filluar pune ne Kosove ne vitin 1998. Lexo wikipedia.
Cun 24 vjec. Ku e gjeti mikun qe filloi kete pune bashke me gjithe PD-istat e tjere, Argiten, Erjonin, motren e Erjonit, Jamserbin etj.
Nuk kishte te tjere Shqiperia. Apo i zgjidhte UDB-ja… ???
Nuk zgjidheshin “nga Shqiperia”. Mund te ishe e te jesh nga Vietnami USA Madagaskari, APLIKON dhe, nese te vleresojne qe I ploteson kriteret, kerkesat e punedhenesit Pranohesh,te jepet vendi i punes.Haga eshte ne Hollande. Duket qe Luli duke qene I dale, ne Hollande, ka patur njohuri mbi keto menyra qe atehere. Je ne nje vend, degjon qe kerkojne te punesojne si perkthyes I Shqipes apo tjeter, cfare ben, nuk shkon ta provosh?! Kane mare pastaj zinxhir njeri-tjetrin. Dhe normal, kur je nje apo dy hapa para te tjereve je I privilegjuar. Pastaj mund te jete edhe qe kane patur lidhjet e kontaktet e duhura, kushedi!? Te mos bejme muhabete injorantesh kot, per gjera qe dihen si funksionojne.
Skender..E ke thare..Kjo tregon se nje nga gazetaret, dhe opinjonistet me te mire qe ka vendi..Por bashke me me te mirin e shtypit Shqiptar Mero Bazen..Jo pa qellim ish ambasadori Amerikan..pelqente komentet e tua..per situatat e krijuara..Kur lexon shkrimet e tua dhe te Meros,nje pjese e madhe e analisteve qe mbrojne opoziten te neverisin..pse jo dhe politikane te rangjeve te larta si Ilir Meta, Berisha e kompani..
Te uroj gjithe te mirat, dhe suksese ne punen tende!!!
Bravo .Te lumte .Shkrim dh3 analize e sakte .lili basha ka brenda saline qe ne kohen kur mbaroi shkollen kalimin me strukturat nderkombetare me bekimin e sales .Ai per shume arsye e rethana ka kryer detyrat e.vena nga sala.Tek ne ka patur vetem njerez ne pushtet qe ne bark kane patur por faytkeqresisht e kane akoma ne bark dhe jetojne akoma se akoma jeton ai sipad tyre i madhi i gjithepushtetshmi sali..Fatkeqrsi e madhe.
Nuk fumet minrja ne thes-zoti Basha-por sqaro popullin e mos u fshih mbas gishtit..
Urime, alamet shkrimi.
Bukur Skënder, por jo më bukur e shkurt se e ka thënë Xhozi: “Lul Basha gënjen kur e pyet edhe për orën”.
Shume mire Z.Minxhozi.Po kesaj rradhe ,mendoj se LulSumKapuçi e ka Pisk.Duhet vete Demokratet e Vertete te vene Drejtesine ne Vendin e Duhur duke Sikterisur nga Politika Njehere e Pergjithmone kete Delenxhi te Paskrupullte.Sikterisja e Ketij Zorzopi do te bashkonte PD me te gjithe Fraksionet e saj ,e Keshtu do te ndertohej nje Opozite Reale dhe e Motivuar.Hiqni Dore nga Sali Kerma dhe Konet e Tij te lidhur me Agjenturen Serbe.
Shume sakte e bukur, bravo Minxhozi
Këtu gjërat janë të thella dhe kanë një emër UDB plus KGB , këta gjeten Berishen në Francë në vazhdim Lulin + Argita në Kosovë. Pastaj erdhi si “Kopist” në Tiranë u mbështet si ma i besuari dhe duhet me cdo kusht të bëhej Kryetar partie dhe kryeministri i ardhshëm. Historia përsëritet!!
Pse u vra sokol olldashi? Ta them unë.që spiuni i madh i sërbisë (saliu) ti hapte rrugën spiunit tjetër të serbisë (lulit)ky ishte urdhëri i U.D.B
Si zakonisht, shkrim Minxhozi…Shume.i mire!
Ore Skender,pse vazhdon te lodhesh e te shkruash akoma.A nuk e di ti qe shume shqiptare votojne akoma per Sali Berishen,Tritan Shehun,Lulezim Bashen,Flamur Noken,Pendi Majkon,Fidel Yllin,Damian Gjiknyrin etj.A mundet keta idiote te kuptojne shkrime e tua?
Me mire der te kaloni kohen ne tv Edhe ne intervista e opinione bajate kunder Bashke &Co,Gjeni fakte Edhe i coni ne Prokurori,faktet jane ato qe meren per baze dhe jo llomotitjet ne Tvsh e gazeta qofshin keto majtas e djathtas,mesohuni njeher o derra gazetar e opinionista fallco,denoncime kaqe.
Shume mire Z.Minxhozi.Po kesaj rradhe ,mendoj se LulSumKapuçi e ka Pisk.Duhet vete Demokratet e Vertete te vene Drejtesine ne Vendin e Duhur duke Sikterisur nga Politika Njehere e Pergjithmone kete Delenxhi te Paskrupullte.Sikterisja e Ketij Zorzopi do te bashkonte PD me te gjithe Fraksionet e saj ,e Keshtu do te ndertohej nje Opozite Reale dhe e Motivuar.Hiqni Dore nga Sali Kerma dhe Konet e Tij te lidhur me Agjenturen Serbe.
Po çfare ke Z.Moderator???Paraqita nje propozim konkret ne te mire te Opozites ,qe te behet Reale dhe pa delenxhinj
Jo o burra, opinioniste me te mire jane Andi Bushati, Enton Abilekaj, Qim Peka e kompani. E dini pse? Sepse jetojne ne pusetat e ujrave te zeza te Berishes, e prej andej, si ata akimistet e vjeter sharlatane, mundohen te perftojne flori nga jashteqitjet qe nxjer nga goja dhe puna, qenefi Sali Ram Berisha.
Faleminderit z. Minxhozi. Analizë me mëndje të kthjellët që i hap horizont lexuesit të thjeshtë. Për të tillë opinionistë kemi nevojë. Të qetë, bindës dhe pa mllefe për të irrituar njerëzit.
Jo o dega e kalecit me i mire eshte Mero se rri tek brekushet e Rames
Po sikur ta kete te ndaluar te prononcohet me shume se keshtu jane rregullat e Hages? Ju e dini mite kte. Ai ks firmosur kontrate per kte. Mbase nuk thote me shume se kaq….pse nuk merrni mundin ju gjoja gazetare te investigoni neHage…..shefat tuaj kane leke…tju dergojne 2 jave andej e merrni materiale…ju smerrni dot infoo oernje temder 30 milion km……