Nga Ylli Pata
Ka një histeri të qarqeve mediatike pranë opozitës, që u vu re edhe në emisionet e mbrëmjes, në sulmet ndaj dëshmitarit të masakrës së Krushës së Madhe, Melaim Bellanica, i cili ka deklaruar se filmimet origjinale të masakrës ja ka dhënë në dorë Lulzim Bashës, sot kreu i PD-së, dhe ky nuk ja ka kthyer.
Sulmi apo nxitimi për të shpallur Bellanicën “mashtrues”, përveçse është i njëanshëm, është edhe moralisht i dyshimtë, pasi thjesht, nëse shikohen faktet, del se nuk është Bellanica që nuk thotë të vërtetën, por pikërisht Lulzim Basha.
Kreu i PD-së tha tek Sokol Balla në Real Story, se ai nuk kishte punuar asnjëherë në Gjykatën e Hagës, por vetëm në UNMIK.
Por siç u bë publik sot, vetë Lulzim Basha ka deklaruar në CV-në e tij që ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, se në vitin 1999 ka qenë shef i zyrës së Gjykatës së Hagës në Tiranë.
Pra fakt që përputhet fuqishëm me atë çka Melaim Bellanica ka deklaruar në të gjitha herët kur ka folur për këtë çështje; si në dokumentarin e Insider, si në intervistën e parë për Top Channel, si në intervistën e dytë, por edhe mbrëmë në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.
Faktet që thotë Bellanica renditen në mënyrë të qartë edhe me rrëfimin e Dashamir Pezës, ish-përkthyesit të BBC-së, e cila ditën e djeshme u konsiderua si “fitore” nga qarqet mediatike të opozitës, por që në fakt, Peza thoshte qartë dhe shkoqur se pamjet e marra nga kaseta bruto e Bellanicës u konvertuan në televizionin e Kukësit dhe BBC mbajti ato pamje nga kaseta kopje e konvertuar, e që origjinalen e mbajti Melaim Bellanica.
Dëshmitari i Krushës që sulmohet me një agresivitet të madh nga njerëzit pranë opozitës, ka mbajtur që në fillim një qëndrim, e ka qenë Basha ai që ka ndryshuar versionin, që nga punësimi në Gjykatën e Hagës e deri tek karriera e tij politike.
I cilësuar nga një aleat i tij politik si një person që “gënjen kur tregon dhe orën”, Basha ka qenë në fakt njeriu që në politikën shqiptare ka si bazë të tij pikërisht trillimin.
Ai thotë se është sulmuar nga Rama me çështjen e qenies së tij si punonjës i Hagës që në vitin 2005, por që në fakt atëherë as Rama nuk ka qenë një rival politik i Lulzim Bashës dhe anasjelltas, as Basha nuk ishte ndonjë njeri i rëndësishëm për t’u sulmuar politikisht nga Partia Socialiste.
Ka qenë në vitin 2010 kur kjo çështje është hapur publikisht nga antropologu peruan, José Pablo Baraybar, i cili në një intervistë në gazetën zvicerane “Le Temps” thoshte se “përkthyesi i tij ishte Lulzim Basha”.
Plus këtu Latif Gashin, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Llapit, që përmend sërish Bashën si pjesëtar i grupit të punonjësve të prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare.
Shto këtu, edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili deklaroi në Klan Kosova se Basha ka qenë pjesë e grupit që arrestoi Gashin.
Ka edhe më. Avokati i njohur në Kosovë që mbron edhe disa prej krerëve të UÇK-së, Tom Gashi, tha se “Basha ka qenë një nga zyrtarët më të lartë që ka kryer dhe lëvizjet e dosjeve penale e civile”.
Kur ishte Basha ministër i Brendshëm e më 21 janar 2011 u vranë 4 protestues të opozitës me armë zjarri, pati gënjeshtra monstruoze, deri sa doli e vërteta me figurë e më zë e plumbave që u gjuajtën nga garda.
2 mjekë të Spitalit Ushtarak deklaruan se protestuesit janë qëlluar nga afër dhe vetëm pak kohë më pas ishte FBI nga SHBA që rrëzoi këto versione, duke shpallur me ekspertizë që plumbat u qëlluan me armët e Gardës.
Dhe pikërisht mjekun që gënjeu publikisht më 21 janar 2011 Lulzim Basha e ka vendosur në listat për deputet të 25 prillit.
Ishte po Lulzim Basha me Berishën, që ditët që pasuan 21 janarin 2011 ndaloi krerët e Gardës të merren nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.
Gjithashtu u ndryshua procesverbali operativ i Gardës së Republikës, u prishën filmimet në Kryeministri dhe një nga këto persona që kanë punuar në këtë çështje e ka pasur deputet etj, etj.
E pikërisht në këtë panorama, ku besueshmëria në vite e Lulzim Bashës është në kuota të ulëta, ndërkohë e dëshmitarit të Krushës, Melaim Bellanica është thuajse gjithmonë e vërtetuar, se ka vetëm një linjë të rrëfimit të tij, duhet t’i kishte shtyrë ata analistë e aktivistë politikë në panelet televizive, që edhe pse e duan shumë Lulzim Bashën, duhet të respektojnë të vërtetën; të vërtetën për të cilin Melaim Bellanica rrezikoi edhe jetën, duke mos pyetur se mund të vritej, por ka marrë kamerën dhe ka shtypur e regjistruar për 45 minuta me radhë.
Ato 45 minuta që atij më pas ja ka marrë Lulzim Basha “për t’ia ruajtur më mirë”, por që nuk ja ktheu kurrë.
Basha genjen edhe per oren ,jo me per keto……e ka fituar vetine e te genjyerit qe kurqe kamarrier ne Rinas si “spiun”.
Nuk genjen sepse ne Krushe te Kosoves nuk kane ndodhur krime. Ne Kosove nuk kane ndodhur masakra, sepse perdryshe serbet do i pranonin dhe do kerkonin falje. Edhe p.sh. para 111 vjetesh, siç e tregon libri i Leon Freudlichit serbet nuk kryen masakra dhe biles kerkuan falje per te paqenat.
Me e pakta qe duhet bere per Milaim Belanicen nga Shqiperia eshte te shpallet hero se heroizem beri me aktin e tij
Po kush tja jap do thoni ju Likja?
(Per momentin i jane mbaruar)
Une si shqiptar i thjesht i perulem ketij njeriu me respektin me te madh!
Dhe ne fund le te llapin Saliu dhe Balliu si grate e keqia rrugeve
Ti, ore thjesht shqiptar! Dje ne Top Channel ai genjeu kur tha se ia kishte dhene kaseten UMNIKUT ne muajin prill, nderkohe qe UMNIK u krijua ne muajin qershor.
Pastaj Dash Peza e nxorri Ramen zbuluar ne genjeshtrat e tij.
Dashke te besh hero Belanicen! Po Kosova nuk dekoron njerez te tille. Le ta beje hero Rama.
Vallai nuk e dime , na jep nonje mendim!
Po dalin shpendet e Stalles se Esadisteve te Lalzit,
Tu hudh shashka ,tymse me i mbulu Surratin lylQimit te Bandes se sali Krimit !!!!!
Hongsh qafn e Pates pederaste Esadiste.
Tradhetia ka Emer.??
Armand Shkullaku dhe gjith gazetaret qe sdinin se cfar donin na ben me vjelle dje.Me cic mice ordinere.Donin te mbulonin m…me shurre. I kerkonin atij robit nga kosova se ku eshte fakti?
Harruan qe faktin e kan mrena.Dhe mrena do ta kene per nje kohe te gjate.
Me i besushem eshte ligji . Cilido qe ka nje problem te vertet e te sakt , nukse mirret me shou mediatik , por shkon denancon ne organet e drejtesise dhe zgjidh hallin –nese vertete ka halll– . Cilido qe verdalliset posht e perpjet , eshte thjesht , i shitur , apo mashtrus i rendomt ..
Dicka shtojce qe do doja te permendja prej atyreve se cfare Z.Basha ka thene si per vetmbrojtje:
Ne emisionin e Sokol Balles gjate intervistes me te, Z.Basha theksoi se ishte e pakumptimte qe te vidhej kaseta sepse filmimet jane ne Google dhe nuk ben sens qe te mendohej se filmimet do fshiheshin, pasi ishin ne internet.
Sqarim:
Ne kohen kur eshte presupozuar qe kasete te ishte vjedhur, pra ne 1999, nuk kishte Google dhe interneti ishte shume i limituar; dhe as qe mendohej qe nje kasete me shirit do te mund te konvertohej ne kopje dixhitale qe me pas te hidhej ne nje platforme interneti. (ne 1999 as edhe nje platforme nuk ka ekzistuar, interneti i asaj kohe ishte i limituar vetem me dergimin e emaileve, madje dhe ato te kufizuara)
Luli sido qe rrotullohet bie ne genjeshter. Ate kasete besoj e ka dorezuar te padronet. Nuk ka rrugedalje.
Eshte me se e sigurte qe kaseten e ka mare Basha, por ai punonte per Zyren e Beogradit dhe atje do ta jepte. Por edhe sikur te mos tua jepte serbeve, nuk kishte si e fshihte sepse shefja e vertete e grupit ishte e bija e Berishes dhe jo Basha. Ai grup prej 4 te rinjesh shqiptar ne nje zyre serbe u dergua nga Berisha, i cili e emroi kryetar Bashen si figurant, ndersa e bija e tij ishte shefja e verete dhe ajo vendoste per kaseten. Po ta shikosh problemin me thelle perse ishin te dy pjestaret e grupit moter e vella, femijet e pronarit te Vefes atje se bashku me Argiten dhe Bashen. Ju mendoni se ata kane patur deshire te jene atje. Jo, atje ata i ka derguar padroni i vertete i firmes me fajde te Vefes. Ky ishte Berisha, dhe ky urdheroi edhe femijet te shkojne atje. Edhe Gjallica ishte e familjes Berisha, pavaresisht se gjoja e kishte kusherira e Liri Berisahes. Perse i mbrojti me pathos dhe zjarr Berisha firmat piramidale dhe dogji Shqiperine per to. Populli ne fillim kerkoi largimin e Meksit dhe kjo ishte shume e thjeshte per Berishen. Ngjarjet e 97-s ndodhen se firmat piramidale ishin te Liri dhe Sali Berishes. Pse nuk u denua Shemsie Kadria? Sepse ajo nuk ishte pronarja e vertete e Gjallices, por LIri Berisha. Disa mendojne se Saliu ishte i merzitur me Azemin se ai nuk degjonte shume . Kjo eshte nje arsye, por kryesorja eshte se Azem Hajdari shkonte si garip dhe mbushte makinen me para tek Gjallica dhe hapte bangat e vidhte hapur. Po, po te mos ishin te Berishes ato, ate nuk do ta gjente gje. Por firamat ishin te Berishes dhe ai nuk e falte per kete dhe ia ngriti patkonjte nga dielli. Basha eshte fajtor, shume fajtor, por ai ne ate rast nuk mund ta dergonte kaseten ne Hage se do te ishte i vdekur 100% nga njerezit e Berishes qe drejtonte te gjithe procesin per te krijuar dosjet e rreme per UCK te cilat i dergonte ne Beoigrad. Ishte pothuajse e pamundur ta benin vet kete pune serbet, prandaj ata e bene kete me shqiptare se per ata nuk dyshohej. Keshtu agjenti i tyre qe u dergonte nafte, qe vriste udheheqesit e UCK ne Shqiperi, bente edhe kete punen brenda per ta shpallur nje dite UCK grup terrorist dhe per te denuar udheheqesit e luftetaret e saj. Asnje dyshim: ky ishte Sali Berisha. Edhe sot Basha ka frike te tregoje te verteten mbasi ate kasete ai ia dha Argites dhe me tej ate ajo ose e dorezoi tek serbet ose e ka Berisha. Basha eshte gjynaqar i madh, por eshte viktima qe nuk kishte nga tia mbante dhe sot eshte e pamundur te zberthehet se vdekja e pret. Krimineli dhe agjenti i vertete eshte Berisha. Merruni me shume me te, dhe pastaj me Bashen.
nuk ka ne google film te masakres por vetem 1min e 30sek qe skane lidhje me pamjet e masakres.Pergjigja qe i dha Balles per kete pyetje ishte genjshter dhe bishtnim.Ne google ka vetem pamje nga largimet e kosovareve drejte Shqiperise dhe varret e krushianeve.Kaq,asnje filmim nga masakra.edhe po te kishte do ishin vetem 2 minutat qe dha BBS
Enton fck Abilekaj,Fahri Balliu,Armand Shkullaku bajg qe mbajne ere.Te kenaqur deri ne perversitet per te mirat materiale qe po gezojne nga bythlepirjet i kane sjelle nje dem te pallogaritshem Shqiperise.Tani meren me ate njeriun qe sakrifikoi veten duke filmuar 240njerez te masakruar shume prej te cileve te afetm etj.
Letyra te tre plehrat perverse qe dolen dje.
Basha si zot ka parane dhe nuk don tja dije per dike, bile esht dakort me Edin qe te mos marre pushtetin vetem te kete tenderat qe i interesojne
Ti thjesht shqiptar perse nuk i thua Erjon Veliajt ti japi çelsin e Tirones atij Bellanices ose kullen e sahatit.
Tori mos pa dashje vure në vënd të e-së vure i-në Tore do të të shkonte më mirë,Tore.
Mos Valle do te Besojme Lulezim Bashen, qe na Nxirrte Raporte Mjeksore kur thirrej ne Gjyqe per VJEDHJEN Miljoneshe te Rruga e Kombit???
Ti Tori mund te tallesh sa te duash se flet qendisur nga kolltuku i shtepise mbase por ai njeri rrezikoi jeten per ato filmine dhe fitoi nje nga betejat me te rendesishme ne luften e Kosoves.
Se po mos te ishin ca si ai as kishte per ta marr vesh bota ca behej.Dhe betejat nuk behen vetem me arme por edhe e realitetit
Nje pamje sa njemije fjale thone
Po ca te thuash se ti e ke sahatin 7
Po tani qe foli dhe sqaroi saktesisht problemin e gjykates speciale , dhe per punonjesit shqipetare te UNMIK–ut , zoteri Isa Mustafa a do ti merrni mbrapsht ato qe vollet ??!. Ka nje thenie filozofise anonime ; I nxituri , i mbituri .
Kujt ti besojme tani, Juve komunisteve apo ketyre te pjellve te komunisteve. Nera pale mut e tjetra kake
nese vertet ka dicka qe eshte shqetesuese eshte shoqeria jone qe behet me shum merak per Lulin apo Edin sesa per faktin se ne shqipertaret u vrame si kur te ishim zoq. Keta fjalosen me historine e hidhur te shqiptareve qe u masakruan ne Kosove, ne vend te kerrkojn llogari tek ata qe shfarrosen mijera njerez
Nese vertet ka prova qe Luli ka ber keto qe po thuhen e sterthuhen neper TV, ateher ka shtet edhe gjykata qe Edi mundet ta akuzoj, jo te dali si papagall neper TV. nese dikush ka ber krim ndaj kombit duhet te jap llogari dhe te shpallet non grada. tradhetar dhe ti jepet denimi qe meriton
si ne TV por edhe Gazetat jan ber rresht ca majtas e ca djathtas dhe sju intereson e verteta.
Bellanica ska arsye te genjeje Lyl Hajdari genjen dhe per oren jo me per te shpetuar koken
Nuk e kuptoj,çfarë populli është ky që nuk ngrihet në protesta të fuqishme dhe të detyrojë prokurorinë,që të marri Lulzim Bashën dhe të të flasi për të gjitha ato që akuzohet. Pastaj të detyrohet dhe të pranojë krimin që ka bërë.Kështu populli Shqipëtar do të bëjë detyrën e tij për ti shpëtuar të gjithë ata luftëtarë që ndodhet në Hagë dhe ato që janë në listë për të shkuar më vonë.
Prandaj komentet që bëhen këtu nuk kanë asnjë vlerë.
Thjesht fare: është agjent serb prandaj dhe berisha e vuri në krye të pd dhe eleminoi olldashin.
O konjak, a tha gjë zotëri Mustafa për kasetën, a di gjë Mustafa nëse Ballanica është takuar me Lulin apojo? Për ato që foli Mustafa, mund të jenë të vërteta, por ato nuk kanë lidhje fare me këtë çështje që po diskutohet. Problemi është se Bellanica thot se është takuar me Lulin dhe kanë patur një marrëveshje bashkë. Luli e mohon dhe thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka parë kurrë Ballanicën. Tani ku hyn këtu ajo që tha Mustafa?
Loja politike,tashme eshte ndezur dhe ka shperthyer ne te gjitha frontet,ne takime,grumbullime,gazeta,intervista,debate dhe analiza.
Ne qender te kesaj lufte politike eshte “Kaseta” dhe Basha.
Ne fakt kaseta eshte loja,pasi rreth saj luan politika ne Shqiperi,ne Kosove dhe me gjere.Duke ruajtur lidhjet,aleancat dhe ideologjine qe i bashkon partite politike ketej dhe andej kufirit bejne lojen e tyre ne kete perballje.
Nderkohe drejtuesit e larte te UÇK-se ndodhen ne bangen e te akuzuarve ne Hage,per genocid dhe krime lufte.
Lufta e tyre çlirimtare kunder genocidit serb,kunder terrorit,masakrave,djegjve,perdhunimrve dhe spastrimit etnik,ndonese ne bashkepunim me SHBA,BE dhe NATO-ne,me nje diplomaci te ashper dhe hileqare,u arrit nga Serbia te çohet ne Gjykaten Speciale per Krime Kunder Njerezimit.
Fatkeqesisht kriminelet qe ushtruan genocid dhe spastrim etnik,shendrrohen ne viktima dhe viktima reale kthehet ne kriminel.Ky eshte nje nga absurdet me te medha qe ka degjuar njerezimi dhe nje fyerje e rende per shqiptaret.
Ne jete teater absurd politika luan poshtersisht.
Lufta eshte lufte dhe ka vrasje,krime te renda,madje dhe tejkalime,pasi shikon me sy qe te vrasin dhe te torturojne te dashurit e zemres,te perdhunojne gruan,motren,vajzen nenen dhe ti nuk ke mundesi ti mbrosh se te kane furtur plumbin kokes.Kerkon eshtrart e te afermve,po nuk i gjen
Serbia e Milosheviçit nuk shkoi ne vegla muzikore,me kitare,organo,violine dhe bateri,po shkoi e armatosur deri be dhembe dhe beri krime Çnjerezore.
Ne kete terror,kosovaret e masakruar nuk mund te rrinin dyarkryq,po rrembyen armet per te mbrojtur koken.
A ka patru tejkalime dhe raste te hakmarrjes
Nuk mund te themi jo,po masakra nuk besoj.
Nderhyrja e NATO-s ne bashkeveprim me UÇK i detyruan gjeneralet e shtamadherise serbe te nenshkruanin pa kushte kapitullimin ne Kumanove,
Pas lufte,OKB dhe komuniteti nderkombetar qe ishte i pranishem ne kete kasaphane qe po vente Milosheviçi,ngriti institucione hetimi dhe gjykimi per krime lufte,
Serbia vuri kushte per te normalizuar marredheniet me Kosoven qe te hetoheshin dhe krimet kosovare ndaj serbeve te Kosoves,ndaj romve dhe ashkalijve.
Ne keto institucione hetimi u atashuan juriste,perkthyes,ndihmes ligjor dhe punonjes te tjere nga Shqiperia,M Veriut dhe vende te tjera.
Ne Kosove qindra deshmitare okukare,individe kontakti eksperte,hetues,prokurore,oficere poicie,qytetare,te akuzuar,deshmitare,familiare dhe te demtuar identifikojne mes tyre z. Basha,kunatin e tij,bashkeshorten,zj.Harxhi,Malltezin dhe çiken e Berishes
Asgje te keqe nuk ka ketu pasi keta individe te shkolluar jane punuar legalisht si perkthyes,ndihmes ligjor,eksperte apo nepunes ne keto organizna nderkombetar
Kushdo qe ka pak kulture juridike e ka te qarte se keta punonjes kane mundesine dhe hapesiren te perkthejne individet qe akuzohen,Deklarata,deshmi,deshmitaret,provat shkresore,dosjet dhe prova apo dokumente te tjera shkresore ne plotesimin e dosjes hetimore.Askush nuk thote se ata kane plotesuar keto dosje.
Dihet qe ndihmesi ligjor ka akses ne dosje,ai ploteson,ndihmon dhe ploteson me material disjen,ndjek deshmite,te akuzuarit,provat shkresore,deklaratat etj
Mire qeveria qe sulmon per interes politik dhe e shfrytezon kete moment ku eshte i implikuar lideri i opozites,gruaja e tij,kunati,vajza dhe dhenderri i Berishes,,po keta njerez publik,kryetari i opozites perse hesht,perse i shmanget nje dekkarimi te plote.
Ai dhe personat e tjere te pergojuar kane kryer nje aktivitet legal,per llogari te nje organizate prestigjoze nderkombetare dge asgje nuk i pengon te bejne te ditur statusin e tyre ne keto irganizma.
Njerezit mund te jene kurioze te dine çdo gje,por Basha e njeh drejtesine dhe hapesiren qe i lejon ligji,per te bere te ditur statusin e tij,aktivitetin e tij
Ne kete hapesire ai mund te deklarohet publikisht se me çfare eshte marre konkretisht,ka perkthyer,eshte marre me dosjet,i ka perkthyer ato,ka shoqeruar prokuroret,ka pyetur deshmitare,ka qene i pranishem ne seanca hetimi,ne seanca ekspertimi,ballafaqimi apo veprime te tjere hetimire.
Po kjo eshte fare e lehte dhe nuk kerkon ndonje sakrilegj
Ne Kosove jane gjalle shume individe,te akuzuar,deshmitare,te pranishem dhe familiare qe kane patur kontakt me z Basha dhe personat e tjere qe pergojohen ne media ketej dhe andej kufirit,
Sa me pare te deklarohet lideri i opozites,aq ne shpejt merr fund furtuna e ngritur ne gote.
Ne Hage jane burrat trima te Kosoves dhe shqiptarise qe perballen me akuza te hedhur ne nje dosje prej 40000 fq.
Kjo gjykate serioze ben hetimin gjyqesor mbi bazen e akuzave,provave,dokumenteve shkresore,deshmive,ballafaqimeve dhe deshmitareve.
Le te presim se nje dite Basha do jape sqarine.Te presim!