Disa mijëra njerëz u mblodhën të mërkurën në Berlin për të protestuar kundër planeve të kancelares, Angela Merkel, që të fitojë më shumë kompetenca për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund të lejojë qeverinë të vendosë kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
Këto kompetenca u takojnë landeve gjermane.
Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit.
Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë madje e ka krahasuar atë me Aktin e vitit 1933 që hapi rrugën e diktaturës naziste të Hitlerit.
Protestuesit nuk kishin veshur maska dhe as nuk mbanin distancën fizike.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, u vlerësua pozitivisht për mbajtjen e niveleve të infeksionit dhe vdekjeve, nën ato të shumë fqinjëve të saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e pjesës tjetër të Evropës.
Instituti Robert Koch të mërkurën tha se janë konfirmuar edhe 17,561 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 833,307 ndërsa numri i të vdekurve është 13.119, raporton Reuters.
Shume mire e kane bere.Uroj qe te ngrihen edhe vendet e tjera qe t’i japin fund kesaj histerie kolektive te dirizhuara nga forcat te erreta qe duan ta mbajne boten te nenshtruar duke bere eksperimente((mjeksore,teknologjike 5G,psikologjike) duke mbjellur pasiguri,kaos,degjenerim,perzierje racash,Me keto eksperimente prit kur te na detyrojne te hame te njejtin ushqim ne te njejten ore dhe ta tresim fermentojme dhe ta nxjerrim te perpunuar ne te njejten ore.