Gjykata e Posaçme shtyn procesin ndaj 7 të akuzuarve për grabitjen e Rinasit

19 Nëntor 2020, 14:25Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme nis me shtyrje procesin ndaj 7 të akuzuarve për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur, më 9 prill të vitit 2019. Shkak i shtyrjes ishte mosplotësimi i trupit gjykues.

Ndaj të pandehurve, SPAK-u ka ngritur akuzë për “vjedhje me armë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Të pandehur në këtë dosje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula dhe Alkond Bengasi.

Çështja kundër Ragip Hajdinit, i njohur si “daja nga Kosova”, u pushua pasi ndërroi jetë.

SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë. Në kërkim vazhdon të jetë Talo Çela, për të cilin ka masë sigurie në mungesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje