Dasho! Njëherë të vetme fol për jetën!

19 Nëntor 2020, 16:03Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Dashua flet vetem per Vdekjen. Cdo mengjes, lajmet e para qe lexon, te perhapura me pasion dhe eksitim nga portalaret, jane mbi parashikimet e Dashos sa do vdesin nga Koronavirusi, si do vdesin, pse do vdesin, kush e ka fajin qe do vdesin, cfare duhet bere qe te mos vdesin…

Nuk ka asnje fjali te Dashos qe brenda te mos kete Vdekjen a te mos e nenkuptoje ate. Madje edhe kaloresi i kalit te zbehte, vete Vdekja dmth, duhet te ndihet e frikesuar se mos i ze vendin Dashua, pasi ndonje dite edhe ajo e ben pushim, Dashua jo.

Edhe eshte mjek (sic e prezantojne)! Detyra e tij e pare, eshte ta luftoje vdekjen, kudo. Dashua vetem e ndjell. Detyra e tij e dyte, eshte te ndihmoje njerezit. Dashua vetem i trysnon nen ankth, frike e depresion. Beni nje eksperiment.

Shetisni nje ore pa e ulur koken mbi telefon.

Pa lexuar asgje. Pavaresisht se do vereni rrugeve plot njerez gjysem te mumifikuar me pelhura ne fytyre, maska (une jam kunder vendimit qe maska duhet mbajtur kur ecen), ata duket qe jetojne, nxitojne per diku, gezojne me dike, qeshin. Pandemia nuk i ka shkelur me kembe.

Tani, pas nje ore uleni koken, lexoni pese minuta titujt e portaleve: Vdekje, vdiq, te vdekur, do vdese, mijera te vdekur, tmerr nga vdekjet, alarm vdekjesh, Dasho paralajmeron rritje vdekjesh…

Sepse do jete dhe Dasho aty dikund. Njesoj si ai i pari i OBSH, qe prej nente muajsh sa here del vetem nxin duke lajmeruar edhe ai me keq, me keq, me keq.

Kur duhet te ishte duke dhene llogari per cfare dreqin i ka marre miliona e miliona, kur ne diten qe na duhej OBSH ajo u kthye ne OJF.

Dhe jemi ende ne nentor, ne kohe me Diell…Dasho eshte perfaqesuesi tipik i tmerrndjellesve. Ka plot te ngjashem. Te tille te paskrupuj, qe nuk mendojne se pasojat qe po shkaktojne aktualisht ne nje vend qe nuk eshte as Gjermani, as USA, as Itali, mund te jene te pariparueshme per shume kohe.

Mund te kene te drejte me qasjen e tyre? Absolutisht mund. Por beteja nuk duhej bere sot qe te gjithe luftojme tjeter beteje. Aq me pak mund te luftohet me flamurin e Vdekjes.

Sot eshte beteja per Jeten. Ndonjehere dyshoj se keta ne Shqiperi e ne Bote, paguhen nga firmat farmaceutike, pikerisht per ngritjen e nivelit te panikut, qe shume shpejt do te perkthehet ne miliona e miliarda leke te shpenzuara per qetesues e kura kunder ankthit e depresionit, pervec atyre te shpenzuara deri tani e pak me vone.

Apo me keq, deri ne largimin me dashje nga jeta. Koleget e mi jane duke e ndihmuar fort Dashon dhe Deshte e ngjashem. Me apo pa dashje, nuk ka rendesi; e para eshte poshtersi, e dyta paaftesi, te dyja te denueshme. Eshte gati i neveritshem eksitimi ne transmetimin “ekskluziv” te “viktimes se rradhes nga koronavirusi”.

Apo numerimi i ambulancave qe hyjne e dalin (si nuk u interesuan gazetaret e stacionuar ne “vendin e ngjarjes”, ne keta muaj ka pasur ndonje urgjence me apandesit te plasur?) Aq me shume jo filtrimi i njerezve qe shfaqen ne ekrane.

Idiote patologjike, delirante, mistike, arriviste, pragmatiste te paskrupuj, kjo kohe e cmendur mund te nxjerre plot te tille, por a eshte e ndershme (s’me duket se ka ndonje gje profesionale, as informuese) qe vetem per shikueshmeri dhe perfitim, te trysnosh me frike, te fusesh panikun ne nje mase aq te gjere njerezish, sa sot eshte e veshtire te gjesh dy persona rresht qe ta dine se mbi 90 perqind e te prekurve, NUK do te shkojne kurre ne spital per shkak te korones.

Por ama, mund te gjesh dy e me shume, qe krejt ne padije, por bazuar mbi friken e vdekjes perhapur nga Deshte dite pas dite, i fusin trupit kura me antibiotike, e sapo i ze nje kolle nisen direkt ne dere te mjekeve, atyre mjekeve “qe te vdesin me pahir”.

Cfare llahtarie po futet ne mendjet e njerezve! Per shkak te asaj qe degjojne e lexojne, mund te besojne qe mjeket jane te derguarit e Torkuemades dhe vec presin sa t’u bjere dikush ne dore per ta torturuar deri ne vdekje. Cfare palacolleqesh! Mbi kurriz te te vetmeve njerez qe po sakrifikojne me te vertete.

Dhe te mos guxoje kush te thote se po bejne punen per te cilen paguhen. Nuk eshte kjo puna per te cilen paguhen. Sepse kjo ndodh njehere ne 100 vjet…Por a e dini qe edhe ata kane frike. Po, po. Ata qe po u ezaurohen fuqite e trupit nga perballimi me semundjen dhe fuqite e mendjes nga perballimi me keqdashesit dhe shpirtzinjte, kane frike.

Jo nga virusi. Por nga ndonje infeksion epidemik a endemik bakterologjik i mevonshem (shpresoj ta kem artikuluar drejt nga ana mjekesore), per te cilin, antibiotiket qe sot po i pime si karamele nga frika qe na injektojne, nuk do bejne me efekt.

Beji bashke me panikun, stresin, ankthin, depresionin qe i shumefishuam ne 30 vjet dhe ngritem ne katror pas termetit. Shtoji dhe semundjet “normale” te tensionit, zemres, diabetit, mushkerive…

Ja pra, ku hipem te gjithe bashke ne kalin e zbehte. A thua, pas pandemise, qe sigurisht do mbaroje nje dite, nuk do kete me Jete.

PS: Kam nje respekt maksimal per nje mjek te ri me mbiemer Alimehmeti (ndjese se s’po ja kujtoj emrin). Nje profesionist i vertete. Edhe kur thote se duhet patur kujdes, nuk uleret “do rriten vdekjet”.

7 komente në “Dasho! Njëherë të vetme fol për jetën!”

  1. miresi says:

    Te pifsha dolline , o Edmond Harizaj; ta theme sinqerishte se dikush mund ta transformoje ne humor qe une pi dolline dhe bej qejfin tim. Eshte fjala per nje njeri qe flet drejte, sakte dhe eshte njerezor. Aman se na eshte hapur barku jo vetem me politikanet tane te pa skrupullt, por me shume me ata qener rrugaç qe i mbeshtesin per ndonje kocke si Dashua. Te faleminderit dhe neser , te lutem, shkruaj diçka SPAK-ut mbase zgjuhet e ben detyren jo me qytetaret ti gjobise per 1000 leke sikur eshte polic, por per keta qener rrugaç. Po u zgjua, se sot lexova diku, s’kam pune tjeter dhe jam i mbyllur brenda 4 mureve deri ose te ikij covidi ose te pleqrohem rende une, se Adriatik Llalla rrezikohet me 3 vjet burg, por gjykata i hoqi sekuestron pbi pasurine e vjedhur! Me sa shikoj vetem arma beka pune aty. E vetmja fjale sot: TË UROJ SHËNDET !

  2. Martin says:

    E vetmja gje qe i ka ngelur dashos esht te bej panik. Ka ter jeten qe shitet si mjek po mender 1 mut mer vesh nga mjekesia. Ca koh na hiqej si okulist dhe shiste syze ne Berat tani po del qe esht infeksionist . Pyete dashon kur e ka ven stetoskopin per x te fundit???

  3. vlora says:

    Lexoj portalet,degjoj lajmet dhe vdekja me eshte identifikuar me specialistin e shendetit publik DASHON,gazetarin ERJON qe pret ambulancat dhe percjell te vdekurit per ne morg [te kish mundesi do intervistonte te vdekurin] VASILI I LSI,SPAHIA I PD ,BASHA ,dhe ca analiste te PD qe ulerijne se po u fshihen vdekjet a thua se keta kane celsat e morgut dhe u prishet inventari.O zot vertet ti gazetar do te informosh por jo te panikosh.Ti sikur paguhesh per numrin e te vdekurve

  4. Iliri pa zonjë të parë says:

    Qysh sot e tutje, populli ynë, duhet ti nderrojë emrin arkivolit, duhet ti themi Dasho.
    Psh : Filan Fisteku, vdiq dhe e futën në DASHO.
    Besoj se, edhe pa referendum ( siç kerkon presidenti ynë shumë i pa nderuar Ilir Meta), populli ynë do të jetë dakord.
    Çdo kush që të vdesë, ta fusim në një DASHO.
    Dash arkivoli.
    Dash tabuti.
    Dash mut-muti.

  5. Mane says:

    Edmond Arizaj të zentë COVID-19 dhe përfundofsh në spitalet e rilindjes që të shohësh tmerrin dhe ti japësh të drejtë te respektuarit Erion Dasho. Hiq dore nga mbajtja me hater e qeverise se vdekjes te rilindjes me Edi Ramen ne krye apo ke ndonje hall per leke qe i behesh servil. Dhe meso ta heqesh ate huqin e vlonjatit agresiv qe fyn njerezit se ti jam i bindur qe nuk e ke njeh kurrfare doktor Erion Dashon qe me ironi e therret Dasho. Sdi si do ndjeheshe nese ai do te bente te njejten gje duke te thirrur “gazetar Orizi” nga Vlora.

    1. Stape Pashi says:

      Maneeee, të ruatë Dasho cjapi. Qënke edhe vetë një super Dasho përaqsa përpiqesh të krahasosh integritetin e Edmond Harizajt me nekrofilin Dasho. Kjo që bën është vetvrasje intelektuale.( gjithnjë në se nuk je defiçitar në intelekt.)

  6. Nesa says:

    Kush eshte Dasho?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje