Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha të enjten se retorika e Turqisë për Qipron po i rëndon tensionet me Bashkimin Evropian dhe se Ankaraja duhet të kuptojë se sjellja e saj po “e thellon ndarjen” nga blloku prej 27 vendesh.
“Ne i shohim veprimet dhe deklaratat e fundit të Turqisë për Qipron si diçka që bie ndesh me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe që ndezin më tej tensionet”, tha zoti Borrell në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
“Ne mendojmë se është e rëndësishme që Turqia të kuptojë se sjellja e saj po zgjeron ndarjen nga BE-ja … Për t’u kthyer në një axhendë pozitive, siç dëshirojmë, do të duhet një ndryshim themelor i qëndrimit të palës turke,” tha ai.
Zoti Borrell iu referua komenteve të Presidentit turk Reccep Tajip Erdogan, i cili bëri thirrje për një zgjidhje të barabartë “me dy shtete” për Qipron, gjatë një vizite këtë javë në pjesën e shkëputur turko-qipriote në veri të ishullit.
Zoti Erdogan tha gjithashtu se Turqia dhe Qiproja Veriore nuk do të tolerojnë më ato që ai i quajti “lojëra diplomatike” në mosmarrëveshjen ndërkombëtare mbi të drejtat e eksplorimit në Mesdheun lindor.
Turqia është kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Qiproja është ndarë sipas vijave etnike që nga pushtimi turk në vitin 1974, që erdhi pas një grushti shteti jetëshkurtër i frymëzuar nga Greqia. Vetem
Ankaraja e njeh Qipron Veriore si shtet të pavarur dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Qipros, e cila është anëtare e BE-së.
Qiproja e quajti vizitën e zotit Erdogan “provokuese dhe të paligjshme”.
BE-ja ka kërcënuar të vendosë sanksione mbi Turqinë lidhur me eksplorimet e paligjshme në det, kur udhëheqësit e saj të takohen muajin tjetër.
“Koha po kalon, dhe ne po i afrohemi një momenti kritik në marrëdhëniet tona me Turqinë,” tha zoti Borrell.
BE-ja nuk ka arritur ta bindë Ankaranë për të ndalur eksplorimet në ujërat për të cilat ka pretendime Greqia dhe Qiproja, por deri tani ajo nuk ka shkuar deri te vendosja e sanksioneve që kërkojnë Athina dhe Nikosia.
Gjermania, e cila ka udhëhequr bisedimet diplomatike me Ankaranë, synon t’i japë dialogut një shans të ri, për shkak të lidhjeve të ngushta tregtare BE-Turqi.
Turqia nuk i përket Evropës për nga mentaliteti, ata duhen bashkuar me vëllezërit e tyre arabë, nuk duhen llogaritur si evropianë. Jenë rracë e keqe me një fjalë. Prandaj i dashur populli ynë shqiptar distancohuni nga e keqja, Erdogani është terrorist islamik. Duhet të shohim na USA dhe Evropa. Për fatin tonë të madh fitoi Biden i cili është një pro shqiptar i madh!
evolution shum mir e ke thene evolution do te thote qe ti rrjedh nga nje majmun dhe si i tille ti je me te vertet nje majmun po te bejme nje nder po te therras gorrille shko baskohu me krishterimin terrorist ate qe mbjell do te korresh. tema ma bo kete nder dhe postoje komentin.
Se nga rrjedh ti ore kokëbole nuk është në dorën tënde, ashtu siç nuk është në dorën e askujt se nga rrjedh. Dhe sa për dijeni evolucioni nuk thotë që ne rrjedhim nga majmuni. Por ti kaq kaq ke dëgjuar nga hoxha jot që është bole si puna jote dhe atë thua. Tani që unë të të shpjegoj ty gjëra shkencore si pershembull evolucioni, matematika, universi, ADN etj, duhet ta filloj nga a-ja. Ti je bylmez dhe bylmez do vdesësh. Një pyetje kam: të erdhi keq që të shava vëllezërit islamikë? Në qoftë se të erdhi keq mua më plasi hajdari. Sa për dijeni nuk jam katolik, nuk kam asnjë fe, nuk besoj në ato budallalleqe të çfarëdo feje qofshin. Unë jam pasardhës I Skënderbeut, i ilirëve, jam shqiptar dhe njëkohësisht një banor i kësaj toke. Të fala Erdoganit more hajdar!