Ilir Beqaj: E-Albania, disponibël për numrin e mjekut të familjes, ja si mund ta gjeni

20 Nëntor 2020, 09:09Sociale TEMA

Deputeti dhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vlerëson gatishmërinë e e-Albania për të ndihmuar të gjithë shqiptarët që të gjejnë numrin e mjekut të familjes.

Beqaj shpjegon se si mund të gjesh të gjitha informacionet e duhura në këtë platformë, që po ju vjen në ndihmë shqiptarëve në këtë situatë të rëndë pandemie.

“Dje, publikova në facebook një mundësi të gjetjes nga kushdo se kush është mjeku i vet i familjes nëpërmjet përdorimit të platformës qeveritare e-Albania.

Shumë të njohur më kontaktuan duke shprehur vlerësimin për këtë lehtësi, por edhe duke sygjeruar që do të ishte edhe më ndihmuese nëse përveç emrit të mjekut të familjes dhe qendrës shëndetësore përkatëse të ishte i diponueshëm edhe numri i telefonit celular.

E përcolla sygjerimin tek administratorët e e-Albania dhe pa u bërë 24 orë, edhe ky informacion është disponibël.

Përgëzime e-Albania!”, shkruan Beqaj në rrjetin social!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje