Koalicion PS-PD pas 25 qershorit? Rama: S'ka asnjë mundësi tjetër, nga Basha te Meta e Monika te Saliu, na kthen mbrapsht

20 Nëntor 2020, 08:38Politika TEMA

Kryeministri Rama mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Real Story” në News 24 deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që pas zgjedhjeve të bëjë koalicion me PD-në e Lulzim Bashës. Ai tha se PS do fitojë një mandat të tretë.

“PS merr mandatin e tretë për një arsye shumë të thjeshtë, nuk është për mua personalisht as qëllim në vetvete, por mandati i tretë i duhet Shqipërisë.

S’mund të ketë një alternativë tjetër që e bën të mundur vazhdimin e punëve të nisura.

Nuk ka asnjë mundësi tjetër, çdo rrugë tjetër është eksperiment i rrezikshëm, provë e bërë sepse kush sot që nga Basha tek Meta e Monika tek Saliu, Nardi, Dashi, Vangjeli, të gjithë me radhë, kush pretendon të qeverisë vendin thjesht do të kthehet aty ku ishte”,- sqaroi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje